Përvjetori I Demonstratave të Shpresës 1968-2018

Opinione

Përvjetori I Demonstratave të Shpresës 1968-2018

Nga: Milazim Maraj Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:53
Milazim Maraj

• Nxënësit shqiptarë të ndërgjegjëshëm dhe guximshëm  nga Shkolla Normale e Pejës këtë ditë demonstruan më flamur shqiptarë  në dorë deri në qendër të Pejës.

• Këto demonstrate treguan vitalitetin dhe fisnikërinë kombëtare të shqiptarëve jashtë, Shqipërie.                                                                                                                                                                            

• Demonstratat e vitit 1968 ndërruan kahjen historisë dhe nxorën  epoken e re shqiptare në Jugosllavi.

Më 19.10.2018 përkujtohen demonstratat e vitit 1968. Në këtë ditë 50 vite më parë nga shkolla normale e Pejës dolën nxënësit më flamur kombëtar dhe u nisen në drejtim të qendrës së Pejës.

Këto ishin lëvizje që tregonin së edhe pas të gjitha atyre torturave ruse, turke dhe serbe, ky popull po jetonte, madje me të njëjtin shpirt luftarak dhe të arsyeshëm. Tregonte së ky popull ka një kulturë të lashtë dhe një ndjenjë fisnike të cilën nuk po e venitnin dot propaganda, fetare,falsifikimet historike as dhuna nga Serbia. Pasojat nga shtypja e këtij populli Janë të mëdha. Por edhe efekti i kundërt nga këto shtypje dhanë rezultatin e vet.  Jugosllavia përkundër ndikimit të madh të Serbisë kurrë nuk arriti të i shuaj këto protesta apo të i detyroj shqiptaret të heshtin. Kjo Demonstratë shpërthej në Pejë ndërsa pati efekt edhe në shkollat tjera të mesme. Në Gjimnazin e Istogut  nxënësit  nuk arritën te dalin jashtë objektit shkollor. Dyert e jashtme ishin mbyllur pothuaj të gjithë mësimdhënësit kishin dalë në korridor dhe thërrisnin hyni brenda, hyni brenda në klasë. Askush nuk futej brenda. Në korridor ishin edhe nxënësit serb dhe ndonjë rrahje masive mundë të ndodhte por mësimdhënësit serb i  ftuan të futën brenda për të ju fol kundër neve. Ndërkohë shumë milic kishin ardhur në oborrin e shkollës. Atë ditë drejtori dhe mësimdhënësit nuk arritën të stabilizojnë gjendjen dhe nuk u mbajt mësim i rregullt. Kujdestaret e klasave ishin dërguar që të na mbajnë një ligjëratë për dëmet që do të na sjellin demonstratat. Varësisht nga ndjenja dhe përcaktimi i këtyre kujdestarëve u zhvilluan edhe këto ligjërata. Disa  por pak në numër ishin të ashpër dhe kërcënues, disa shpjegonin qetë dhe më keqardhje dhe disa jepnin shpresë që një dështim i vogël nuk do të thotë humbje përfundimtare, pastaj na flisnin, se ne duhet të bëhemi nxënës të mirë , nuk ka nxënës të keq të jetë shqiptarë i mirë etj. Ndërrimi i parë u përcoll  nga shkolla më shumë kujdes nga mësimdhënësit dhe pjesëtarë të sigurimit jugosllav, por kishin dal buzë rrugës edhe qytetarë serb dhe shkij që ofendonin, kërcënonin dhe shanin nxënësit shqiptarë. Këto demonstrata ishin shpresë për shqiptaret. Sado që zyrtarisht gjykoheshin dhe dënoheshin si demonstrata armiqësore, nacionaliste dhe irredentiste dhe kundër “Vëllazërim Bashkimit” në Jugosllavi. Aktivistët e LKJ  dhe të LSJ të Jugosllavisë në çdo fshat u aktivizuan që të bindin të rinjtë që të mos dalin në demonstrata dhe të i dënojnë ato. Kjo situatë në Kosovë u shfrytëzua që në mes të shqiptareve të futet elementi i përçarjes në mes të atyre që quheshin nacionalist dhe atyre shqiptarë të ndershëm. Këto demonstrata u vlerësuan në disa forma:                                                                                                                                                  

Në Jugosllavi: vlerësoheshin si demonstrata që kanë bazë nacionaliste dhe ekonomike. Mund të jenë të nxitura nga elementi nacionalist por gjendja ekonomike në Kosovë është e dobët. Që duhet të shikohet a ka diçka që mundë të ndryshohet dhe që shqiptarët do të qetësoheshin.                                                                          

Në Serbi zyrtarisht edhe në  Kosovë vlerësoheshin si nacionaliste, irredentiste, kontra revolucionare, të dedikuara kundër vëllazërim bashkimit dhe bashkëjetesës në Kosovë. Të motivuara nga armiku i jashtë dhe ai i brendshëm.                                                                                                                                                                            

Në Shqipëri: këto demonstrata u vlerësuan si shpërthim i revoltës shqiptare për të drejtat e tyre të pa zgjedhura në Jugosllavinë e Titos, dhe që Tito po udhëheqtë një socializëm të rrejshëm.                                              

Në Gjermani   dhe vendet tjera ,u vlerësuan shpërthim i pakënaqësisë së shqiptarëve në Kosovë. Shqiptaret kërkojnë më shumë të drejta,. Të drejtat e shqiptarëve po shkelën nga shteti, etj.                                   

SHBA. Kërkuan sqarim për burgosjet, vrasjen dhe dhunën ndaj demonstruesve të zhvilluar nga organet e rendit. Këto sqarime i kërkuan nga kryetari i Jugosllavisë më rastin e vizitës së tij në SHBA. Ndërsa Radio” Zëri i Amerikës” përcillte për çdo ditë, më detale ngjarjet në Kosovë.                                                                                                                       

Vlerësimi i aktivisteve dhe intelektualëve, patriot shqiptarë në Kosovë ishte: Demonstratat ishin të arsyeshme dhe dolën të suksesshme. Këto demonstrata ngjallën shpresën e shqiptarëve pas dy dekadave. Pas masakrës së Tivarit, Pas luftës biologjike kundër shqiptarëve të organizuara mirë nga Rusia dhe Serbia dhe të përkrahur nga Turqia më aksionet “Vishak” teprica dhe “Otkup” mbledhje. Pastaj më lansimin e viruseve të etheve hemorragjike, (Tifosë),tufuzit. (Variolles) lisë, dhe (Veremit) tuberkulozit. Më këto sëmurje( që ishte një luftë biologjike), besohet së numri i shqiptarëve në Jugosllavi është zvogëluar për 30%. Pas aksionit të armëve të vitit 1956 ku shumë shqiptarë u detyruan të lëshojnë vendin dhe shumë të tjerë vdiqën nga torturat  ose u kalben nëpër burgje. Përkundër dezinformatave të gazetave,medieve, LKJ,LSJ dhe komunitetit fetarë të te gjitha feve në Kosovë, shqiptaret treguan së janë gjallë dhe të pa mposhtur. Janë popull më kulturë të lasht dhe dinjitet të pa shoq. Shqiptarët janë popull fisnik dhe i fort që nuk do të ndalen pa zgjedhjen përfundimtare të çështjes së tyre. Që më mundin dhe gjakun e tyre  do te detyrojnë Jugosllavinë, Evropën dhe OKB të merren më çështjen e pa zgjidhur të shqiptarëve të lënë padrejtësisht jashtë kufirit të Shqipërisë. Këto ishin demonstrata që ndikuan në ngritjen e vetëdijes për shkollimin e femrës shqiptare.

Flitej kudo për shkollimin e femrës sulmoheshin dhe kritikoheshin haptas hoxhallarët për propagandën e tyre kundër shkollimit të femrës shqiptare. Kritikoheshin guximshëm aktivist dhe të besueshëm të shtetit që propagandonin kundër shkollimit në përgjithësi  dhe shkollimit të femrës shqiptare në veçanti. Pas këtyre demonstratave që u organizuan dhe u mbajtën anë e kënd Kosovës filloj një epokë e re për shqiptaret, që padrejtësisht kishin mbetur në Jugosllavi. U hap Universiteti i Kosovës dhe u lejua flamuri i Kosovës që ishte identik më atë në Shqipëri. Gjuha shqipe në Kosovë u bë gjuhë zyrtare dhe shkruhej e para bazuar në numri i banorëve. Shqiptaret në Jugosllavi më nuk quheshin me termin nënçmues “Shiptari” por Albanci njësoj si ata në Shqipëri.  Kjo e arritur pati kosto të lartë. Shumë nxënës, student, dhe profesor u arrestuan, përjetuan tortura të tmerrshme nëpër qelijat e burgjeve serbe dhe jugosllave. Shumë u vranë ose vdiqën nëpër burgje. Shumë prej tyre u dëbuan nga puna, të tjerëve iu vështirësua punësimi i tyre dhe fëmijëve të tyre. Nuk kishte bursa as kredi për fëmijët e nacionalisteve. “Shkoni në Shqipëri dhe lë të u jep bursa Enver Hoxha” thërrisnin zyrtaret nëpër Komuna më zë të lartë që dëgjohej në tërë korridorin e Komunës. Kurse serbet në Kosovë që nuk i dënonte askush; këndonin këngë kundër shqiptarëve në vende publike, si në stacion të trenit, autobusëve apo në vendet tjera publike më trafikim të dendur të njerëzve. Ata kërkonin pushkë për ti vrarë shqiptaret.                                                                                                                                             

(”Shoku Tito na jep pushkët,se shqiptaret i kanë ngritë hundët, deri tani kanë hëngër bukën tonë. Skënderbeun tani e donë”) përkthyer nga serbishtja) e shumë këngë tjera si kjo.                                                               

Por aktiviteti i shqiptarëve nuk ndalej kurrë, ai ishte jetik për ne. Çdo vit natën më  27 Nëntor qiteshin akte.                                                                                                                                                                                                     

Më tekste porosi  të ndryshme . Ndër të tjera në këto trakte shkruhej “Mos e festoni 29 Nëntorin ditën e copëtimit të tokave tona”Festoni 28 Nëntorin ditën e Flamurit ton Kombëtar. “Jemi shqiptarë nuk jemi jugosllav”etj.      

“Festoni 28 Nëntorin ditën e Flamurit kombëtar shqiptar që e ngriti Skënderbeu në Krujë dhe Ismail Qemali në Vlorë”etj.    

Për çdo 28 nëntori  dihej  do të kishte të arrestuar, diferencime ideopolitike, largime nga puna, tortura tjera në burgje me kohëzgjatje të ndryshme, dhe provokime,nxitje dhe nënçmime jashtë burgut. Data 28 Nëntor ishte ditë feste në Shqipëri por  ditë e arrestimeve në Kosovë. Çdo aktivist i lëvizjes kombëtare  në këtë ditë përveç festes, priste kur do të ndalej Gazika e milicisë  jugosllave para dere. Por shqiptaret nuk u ndalen kurrë me veprimet e veta kombëtare deri në pavarësinë e Kosovë. Shqiptaret nuk do të ndalen deri në përfundimin final të qëllimit që del nga porosia e shqiptarëve të rënë dhe atyre të gjallë të lënë si amanet në formë të folur apo të shkruar. Bashkimin Kombëtar i të gjitha trojeve tona, do te realizohet herët apo vonë. Që kjo të realizohet duhet të eliminohen klikat në shtet. Nga se  klika është pengesë aq sa robëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat