Kritikë sociologjike – Si zhduket qytetërimi shqiptar nga injoranca?

Opinione

Kritikë sociologjike – Si zhduket qytetërimi shqiptar nga injoranca?

Nga: Valon Alimi Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Shpeshherë shqiptarët ankohen për gjendjen e tyre ekonomike dhe situatën e përgjithshme. Zakonisht në këtë moment vazhdojnë duke sharë politikanët për mashtrimet dhe vjedhjet e tyre. Kështu që shqiptaret nxjerrin në pah te gjitha gabimet qe kanë bërë të zgjedhurit tanë.

Megjithëse të shqetësuarit ne këtë proces të rishikimit politik përherë parashtrojnë zgjidhje të mundshme dhe të arsyeshme, kjo frymë produktive qe çdo qytetar i mençur duhet të zotërojë zhbëhet direkt pas kësaj situate unike ku shqiptari i jopolitizuar çlirohet nga burgu i mospërfilljes së tij. Pika interesante dhe gjithsesi alarmuese të përshkrimit te sipër është shpejtësia e rikthimit në burgun e mospërfilljes që shfaqet në shumë simptoma jodemokratike. Ndër këtyre simptomave përfshihen sidomos injoranca dhe idiotësia. Këta fjalët e fundit ndoshta duken të ashpra por fatkeqësisht janë tërësisht te përshtatshme për ta analizuar fenomenin e lartpërmendur. Ndryshe nga qeveria apo media që janë te varur nga qytetaret ne zgjedhjet apo shitjen të gazetave analiza duhet të ndodhë ne mënyrën direkte dhe te drejtë për t’i zgjuar ato nga plaga mendore. Plaga mendore që bash shkakton mizërinë e sotme dhe ka fundosur kombin tonë te dashur ne varfëri dhe emigrim. Plaga që shumë të rinj dëshpëron pasi nuk munden te depërtojnë siç duan. Plaga mendore që Shqipërinë përfshirë të gjitha trevat shqiptare e pasqyron si një shtet i prapambetur pa vlera evropiane dhe te zgjuara por si perandoria e dikurshme nga e cila u çliruam më shumë djersë, lot dhe gjak. Plaga mendore që ka bërë Shqipërinë aq te turpshme sa baballarët tanë kombëtar kurrë nuk do kishin dhënë atë angazhimin e madh për kombin tone i cili sot e kësaj dite kanë vizionin kryesor për ekzistencën e Shqipërisë që fëmijët dhe brezat te rriten pa sundues por ne liri dhe mirëqenie. Kur sot e kësaj dite shqiptaret nuk e konsiderojnë vendin e tyre si te përshtatshëm për te rritur fëmijët e tyre atëherë pse i dërguam figurat tona kombëtare si Ismail Qemali apo Isa Boletini ne Paris? Pse luftuam për vendin tonë kurse prapë pos luftës nuk jemi te gatshëm të kontribuojmë për atë duke punuar dhe duke u angazhuar! Nëse jo për vete vetën atëherë te paktën për baballarët tanë dhe fëmijët tanë. Të parëve ua kemi borxh t’ua rikthejmë angazhimin dhe punën e tyre. Të dytëve ua kemi borxh t’u sigurojmë një ardhmëri të mirë mesa i sjellim në jetë.

E gjitha kjo ndodh veç nëse luftojmë faktorët e lartpërmendur dhe gjejmë zgjidhje për të përballuar injorancën dhe idiotësinë tonë. Injoranca te shqiptaret është e varur nga dembelizmi i shqiptarëve. Ne fakt arsyeja përse burgu mendor është manifestuar te shoqëria shqiptare është se ata gjithmonë adhurojnë tryezën e shtruar pa mos lëvizur dorën e tyre. Tryeza e shtruar ne këtë metaforë është kombi dhe shteti perfekt i cili ofron mirëqenie dhe lumturi. Shqiptaret në këtë metaforë më së miri përshkruhen me fjalitë: “Unë e adhuroj punën. Kështu mundem me orë, me orë t'i shikoj si punojnë të tjerët.” Faktikisht përmes kësaj shprehjeje funksionon edhe qytetërimi shqiptar. Injoranca politike dhe shoqërore në këtë nivel ka kontribuar ne mënyrë direkte për sa i takon mungesës se efikasitetit të qeverisë dhe shoqërisë. Kur njerëzit nuk merren me punët e politikes duke gjykuar çfarë ndodh dhe sidomos duke gjykuar politikanët atëherë nuk është çudi e madhe që votuesit keqpërdoren dhe mashtrohen nga te zgjedhurit. Thënë troç: Shqiptaret de facto legalizojnë vjedhjen dhe mashtrimet politike pasi ata si aktori kryesor qe mundet të dënojë politikanet dhe vjedhacaket nuk aktivizohet por është shuar ne errësirën e budallallëkut. Shqipëria de facto nuk ekziston më por është përmbysur nga injoranca dhe budallallëku. Në fakt ai vend qe e quajmë Shqipëri sot nuk i plotëson më kriteret e një vendi apo shteti. Shtetet e zhvilluara bazohen ne qytetërimin dhe punën qytetare. Mesa shqiptarët punën më  bazike dhe kryesore për te mirëmbajtur shtetin e tyre ,i cili u ndërtuar më angazhim te jashtëzakonshëm dhe me qëllimin te krijohet një vend i përparuar dhe kombi përmes çlirimit të jetë i aftë për t’u kujdesur për hallet e tyre, nuk e kryejnë atëherë nuk e meritojnë te kenë atë qe shume kombe do dëshironin por nuk e kanë – Shtetin e tyre. Fatkeqësisht duke qenë ne guaskën e tyre mendore që çuan të mençurin idiot dhe dembelin të mençur ka degjeneruar aq shumë sa realisht kultura njerëzore te shqiptarët dita ditës është ne zhdukje. Emigrimi, papunësia dhe mungesa e interesimit ne politiken kombëtare për te krijuar një shtet qe përmbush vizionin e baballarëve tanë dhe siguron një jetë të mire dhe me dinjitet janë shenjat më te qarta për zhdukjen e kulturës njerëzore te shqiptarët. “Puna është baza e çdo kulture” dhe Shqipëria bash këtu dëshmon se dita ditës largohet nga civilizimi dhe mençuria. Tolstoi dikur e tha ne mënyrën më te qartë: Pa punë edhe talentet më të mëdhenj shuhen. Kështu qe shqiptarët përmes idiotësisë dhe dembelizmit edhe brezave të gjeneratave ne vijim ua marrin mundësinë të përmirësojnë gabimet. Shqipëria sot nuk është me veç një dështim por edhe një paralajmërim për shtetet që kanë frike zhbërjen. Kultura kombëtare nuk trashëgohet por për atë duhet dita ditës të luftohet. Jo me armë por me pune! Ndoshta shqiptarët nuk e vërejnë që përmes mospërfilljes se tyre nuk legjitimojnë veç politikanë të korruptuar por zhbëjnë vete veten. Mbetet veç shpresa që rënia e kulturës shqiptare në mosekzistencë dhe errësirën e budallallëkut të ndalohet duke zgjuar kombin përgjithmonë nga burgu mendor. Shpresojmë qe 5 minutshi i përmendur të zgjerohet dhe të ndodhë çdo ditë, çdo jave, çdo muaj dhe çdo vit...... Sfida e sotme për shqiptaret nuk gjendet më ne fushat e betejës por ne trurin e secilit. Në fushë betejën u treguam të aftë, tani për t’u deklaruar kulturë duhet betejën më të vështirë ta fitojmë – atë kundër injorancës! Nuk ka më serb apo maqedonas por sot ne vete zgjedhim a do dështojmë si kulturë dhe përfundojmë si titaniku. E gjithë Shqipëria shpreson që dikush ta gjejë ajsbergun, ndoshta e kuptojmë se ne jemi ajsbergu........!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat