Formimi dhe zhvillimi i universiteteve

Opinione

Formimi dhe zhvillimi i universiteteve

Nga: Prof. Dr. Zamira Cavo Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:26
Prof. Dr. Zamira Cavo

E vetmja shpresë është filozofia
të së kaluarës duhet të ringrihen,
sepse vetëm ato mund të ngrejnë
perdën që ndanë botën e shkaqeve
nga bota e pasojave.Vetëm misteret,
ato universitete të shenjta të, DIJES
mund t’I zbulojnë njerëzimit që vuan
atë univers më të lart e më të shqyer
I cili është shtëpia e vërtet e qenies
shpirtërore që quhet – N J E R I.
                               Menly P. Hll       

Universiteti i parë daton në vitin 859 në Marok.  Deri në vitin 1500 bota kishte  52 universitete prej të cilave 21 në Itali. Por ishte  shekulli i  13-të  që I  dha këtyre qëndrave statusin ligjor “universitas”, si qendra të kultivimit të dijes dhe të zhvillimit shoqëror. Lindja e këtyre institucioneve lidhet kryesisht me Kishën. Them kryesisht pasi pati universitete që të nxitur nga nevojat e vendit për dije dhe zhvillim u krijuan si bashkime studentësh e  klerikësh bashkë.  Duket paradoksale që Kisha institucioni I territ  dhe mungesës së arsyes, të krijojë brënda vetes mundësine e institucioneve të tilla që do shënonin ndryshimin e madh epokal. Pavarësisht kësaj , Universitetet qysh prej krijimit të tyre u panë nga sovrani si institucione që duheshin mbështetur por dhe mbajtur nën “kujdes”. Madje universitete si ai i Napolit që daton në 1224 u themelua nga Frederiku i II duke shënuar kështu themelimin e universitetit të parë laik në botë!  Interesat e Kishës dhe ato të sovranit u ndërthurën kështu në qëllimin e tyre : Këto institucione do të krijonin elitën e drejtimit të institucioneve shtetërore dhe ndërkohë do ti jepnin zhvillim shoqërisë në të gjitha dimensionet e saj.

Pra shteti ia njohu jo vetëm vlerën e kohës por edhe u kujdes që  ti akordonte atyre  imunitete dhe privilegje. Janë të njohura ndërhyrjet  e monarkëve në krijimin apo mbështetjen e institucioneve të quajtura Universitetet. Kjo dëshmon për rolin e jashtëzakonshëm që luajnë këto institucione në jetën e vendit e të ardhmen e tij sa nuk mund të qëndronin apo qëndrojnë jashtë vëmëndjes apo kujdesit të shtetit.

Mes shekujve XI-XII realisht u investua shumë në themelimin e universiteteve. Madje kjo periudhë mund të themi  ishte themeli i politikës europiane në stabilizimin e raportit të shtetit me fenë .  Kjo epokë solli diskutime të mëdha mbi të drejtën justiniane duke hedhur bazat e identiteteve të perandorive. Mbi këto debate dhe akte të ndryshme ligjore universiteti shndërrohej nëvendin  ku kërkimi zhvillohej i lirë dhe  pavarur nga  çdo llojë pushteti.

Ajo çka vihet re në origjinën e këtyre institucioneve, është dallimi I qartë mes tyre në përmbajtje dhe në profile. Këto institucione në mesjetë e më vonë, ruajtën në thelb dallimin serioz  që buron prej  themelimit të tyre. Ky dallim u bë më tej shkak I “famës” së tyre ndërkombëtare .Universiteti , nisur nga nevojat që paraqeste komuniteti I cili  i themelonte këto institucione, përcaktonte  edhe fushat ku fokusohej debati dhe kërkimi.Bolonja  fitoi emër  për studimet në të Drejtën, Parisi ( Sorbona) për Teologjine, Oxfordi për Llogjikën dhe shkencat  etj. Çfarë do të thotë kjo?

Së pari , dëshmon  për specifikat e fokusit të këtyre institucioneve universitare. Ato institucione që kishin një focus të përcaktuar dhe  zhvilluan argumentin mbi këtë focus, u bënë edhe më të njohura në botë duke tërhequr  student nga e gjithë bota.

Së dyti , duke fituar një emër të tillë këto institucione u karakterizuan nga lëvizshmëria. Studentë nga Franca apo Spanja shkonin në Bolonjë për Drejtësi, ashtu sikundër student nga Italia kërkonin Oxfordin për shkenca.

Së treti, duke patur një focus tëcaktuar  problematikash  , këto institucione e mundësuan më shumë kërkimin shkencor duke e  shndërruar cdo arritje në “famë” të tyre .

Pra  mund të themi se që prej krijimit të tyre universitetet janë karakterizuar( dhe duhet të karakterizohen) nga tri element kyc: 1- fokusi I përqëndruar ( pra  një  ose disa fusha të përafërta studimi), 2- lëvizshmëria, pra mobiliteti mes studiuesve dhe studentëve, 3- kërkimi shkencor.

Ky konkluzion mendoj se vlen shumë për universitetet private.

Por le ti kthehemi  historisë. Pas revolucionit francez të 1789 Napoleoni  i shndërroi në publike të gjitha institucionet universitare duke krijuar kështu modelin botëror të universitetit .Ky model sundoi deri në vitet 70-80 të shekullit të kaluar, kur filluan sërish të “lulëzojnë” universitetet private. A ka arsye që lidhen me këtë periudhë?

Sigurisht që ka:

Së pari ,është lulëzimi I neoliberalizimit I cili synon të kthejë në treg gjithcka, pra dhe dijen.

Së dyti, ka të bëjë me nevojat specifike të shoqërisë për të zhvilluar vetveten në fusha special por edhe tëlëvruara .

Së treti, nga nevoja e studentëve për të gjetur vetveten dhe për ti rikthyer vetbesimin .Universitetet private u rikthyen pra për të qenë suplementar me ato publike por gjithnjë në fusha specifike duke ruajtur po ato karakteristika që bartin qysh prej krijimit të tyre.

Me rrëzimin e sistemit totalitar dhe hapjen drejt ekonomisë së tregut, lindi dhe mundësia e “lulëzimit” të universiteteve private.Ka disa shkaqe që e zhvilluan me ritme të shpejta investimin në universitete private.

Rrëzimi I sistemit politik kërkonte detyrimisht dhe ndryshim rrënjësor të qasjes së institucioneve arsimore ku universitetet kishin problematika më të mëdha.

Në institucione  e përmendura duhet të përgadite,të aplikohet dhe te zbatohet pikë për pikë përgatitur e  Kështu që universitetet publike për të krijuar qasjen e tyre ndaj sistemit tëri ekonomikopolitik, kërkonin kohë dhe financime publike, të cilat për momentin ishin tejet modeste.

Shteti si finansuaes e kishte jo vetëm si nëvoj por besa edhe si obligim  t’I  hidhte sytë nga sektori  privat i arsimit ku arsimi universitar ishte udhërrëfyes I tyre.

1.Përvoja ndërkombëtare e bazuar në kulmin e neoliberalizmit si ideologji e praktikë përkoi me shëmbjen e diktaturës në vendin tonë. KJo I dha një mbështetje të fuqishme idesë së arsimit privat dhe universiteteve private.

2.Investimi në arsim u pa edhe si një llojë biznesi, i cili fillimisht dukej modest, por që shpejt dëshmoi për pritshmëri të mëdha. I nxitur nga individë me bindje të theksuara neolibertiste shteti filloi licensimin e universiteteve të para ku jo rastësisht themeluesit epjesës më të madhe të  tyre ishin jashtë fushës së arsimit por edhe jashtë kuptimit të nevojës për këto institucione.

Institucionet e arsimit të lartë që u quajtën të gjitha nën një emer “universitetet” u panë më së shumti si nevojë për fitim se sa si nevojë për të siguruar zhvillimin e shoqërisë .Sikundër dëshmoi dhe koha një pjesë e këtyre universiteteve u shndërruan në burime të konsiderueshme të ardhurash për themeluesit e tyre[1] . Pra tendenca e fitimit ka  qenëprej fillimit  predominante. 

Roli dhe rëdësia e universiteteve publike

Ai që nuk shkon në universitet,në tempullin e shkencës. Ai tërë jetën e kalon në terrrë. D. Pisarev.

Duke bërë për rolin dhe rëndësinë e universiteteve si të thuash e shtetit,si në veçnati po ashtu edhe në përgjithësi duhet :

Së pari të garantojë ligjshmërinë e sistemit edukativo – arsimor.

Arsimi është siç me të drejt thotë prof.Presheva:

“Arsimi është proces I gjallë I mësimit të orgasnizuar,të pakufizuar dhe të pambaruar ku mësohen dhe zhvillohen në mënyrë të pandërprerë  njohuri dituri dhe njohuri të reja sipas plan – programit shkollor dhe më gjerë dhe më thellë”.

Arsimi,pra si I tillë duhet të jetë nën mbikqyrjen e shtetit .Shteti është garant i mirëfunksionimit të këtyre institucioneve.  Që prej krijimit të këtyre institucioneve shekuj më parë shteti ka luajtur rolin e vet në mbikqyrjen, mbështetjen dhe garancinë e zhvillimit të universiteteve.

Së dyti,të garantojë ligjshmërinë e procesit dhe produktit.

Së treti,të sigurojë dhe garantojë barazinë në treg të IAL private e publike.

Shteti në kohën e lulëzimit të tejskajshëm të investimeve private  në këto institucione, jo vetëm nuk arriti të kuptonte rëndësinë e ceshtjes, por u paraqit indiferent ndaj cdo tendece shtrëmbëruese apo degraduese të produktit të tyre.

Këtëpanoramë  e plotëson edhe më mirë fakti që shoqëria shqiptare e etur për “diploma” dhe jo për dije, u bë nxitës i rritjes së shpejt të investimeve në universitete private.

Sikur shoqëria shqiptare por më shumë shteti dhe politikat e tij ta kishin vlerësuar si duhet situatën nuk do shkonim drejt mbylljes së 13 universiteteve dhe “episodeve” të shitjes së diplomave nën hundën dhe miratimin e shtetit!.

Ne bazë të tërë asaj që u tha apo që nuk u tha e që’ është dashtë të thuhet për këtë gjendje të mjerueshme të arsimit,jo vetëm që mundet, por edhe që duhet të jetë imperativ kategorik I kohës siç do të thoshte  filozofi dhe historiani I shkencës Tomas Kuhni në veprën e tij kalitale me titull karakterisitkë  “STRUKTURA E REVOLUCIONEVE SHKENCORE”, se si Koperniku e ka ndërruar paradigmën e vjetër gjeocentrike të Aristotelit,sipas të cilës :

“Toka është qendra e botës, dielli dhe planetat tjera sillen rreth tokës”.

Ndërsa Koperniku në mënyrë shkencore vërtetoj të kundërtën në teorinë e tij heliocentrike duke pohuar se :

“Dielli është qendra,toka dhe planetat tjera sillen rreth diellit”.

Po në arsim,në bazë të mësimit të paradigmave të Kuhnit,jo vetëm që mësojmë,por edhe që kuptojmë se duke e ndërruar paradigmën e vjetër, pra mësimin tradicional I cili është : pasiv,verbal,religjioz,mekanik,dogmatikk,pozitivist,stereoptip e të ngjashme, kuptohet të natyrës së mësimit tradicional.
Përkundër mësimit tradicional I cili ishte pasiv,verbal,religjioz,mekanik,dogmatik,pozitivist etj. është mësimi bashkëkohor,aktiv dhe kreativ,krijues dhe rikrijues,njohës dhe rinjohës, kritikë dhe vetëtkritikë.

Në bazë të asaj që u tha më sipër duhet,jo vetëm të theksohet,por besa edhe të potencohet, të vërtetënduhet thënë  për vlerën dhe rëndësinë e KTHESËS REVOLUCIONARE TË KOPERNIKUT NË SHKENCË - NË RASTIN TONË NË ARSIM.

Shumë shkurt,qartë, thukët e shqip sa herë dhe kurdo herë që të jetë fjala për ARSIMIN dëshiroj ta filloj dhe gjithashtu ta mbaroj  çdo punim shkencor me thënien ebreje  që sipas mendimit dhe bindjes time të thellë më shumë ka   K U P T I M I përmbajtja e fjalës kuptim  se sa shkrimi I fjalëve.

ATY KU NUK KA BUKË, ATY NUK KA AS ARSIM DHE ATY NUK KA ARSIM,  ATY NUK KA AS  BUKË.

[1]Pas mbylljes së 13 Universiteteve  Private në vitin 2013, aktiviteti i tyre u shndërrua menjëherë në:Universiteti “Vitrina” -Shoqëri ndërtimi dhe projektimi. -Universiteti “Justiniani I” - Bar-kafe,restorant.      -Universiteti “Argenti” – firmë ndërtimi… etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat