Drejtësia, kjo faqe e zezë e Republikës

Opinione

Drejtësia, kjo faqe e zezë e Republikës

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:17
Ragip Guraziu

Kjo për faktin se nuk po funksionojnë asnjë nga shtyllat koordinuese dhe mbikëqyrëse të këtij sistemi, KPK e KGJK nuk po reagojnë ndaj gjendjes së rëndë në drejtësi dhe nuk marrin masa ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të dështuar, ose të kapur nga nëntoka kriminale e politikes dhe mafio-oligarkëve.

Së pakut kështu po krijohet bindja, ngase nuk ka asnjë grimë transparencë në këtë çështje. Kjo është një arsye e fuqishme në bazën e së cilës qytetarët kosovare më nuk besojnë në drejtësie, sidomos pas vonesave të gjata dhe padrejtësive e përditshme të gjykatave dhe prokurorive, që në fakt kurrë nuk prodhojnë drejtësi, por vetëm zvarrisin proceset deri në mbi 8 vjet. Të gjitha këto fakte flasin se sa thellë është drejtësia e kapur keq dhe e trafikuar dhe është arsyeja më e madhe ku qytetarët nuk u besojnë gjyqtareve në gjykata dhe as prokurorëve në prokuroritë e vendit, sepse janë vetë politika bashkë me nëntokën mafioze fajtorët më të mëdhenj që kanë degraduar tej mase këtë sistem tepër të nevojshëm për qytetarët dhe shtetin, që e kanë shndërruar shtetin e Kosovës në shtet të krimit të organizuar dhe të padrejtësive!

Ndryshe edhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit po vlerësojnë se kredibiliteti i drejtësisë kosovare për shkak të mosmbikëqyrjes adekuate nga instancat përkatëse ka rënë përtokë, në pikën më të ulët të mundshme që mund të jetë. Kjo për faktin se nuk po funksionojnë asnjë nga shtyllat koordinuese dhe mbikëqyrëse të këtij sistemi, KPK e KGJK nuk po reagojnë ndaj gjendjes së rëndë në drejtësi dhe nuk marrin masa ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të dështuar, ose të kapur nga nëntoka kriminale e politikes dhe mafio-oligarkëve.

Së pakut kështu po krijohet bindja, ngase nuk ka asnjë grimë transparencë në këtë çështje. Kjo është një arsye e fuqishme në bazën e së cilës qytetarët kosovare më nuk besojnë në drejtësie, sidomos pas vonesave të gjata dhe padrejtësive e përditshme të gjykatave dhe prokurorive, që në fakt kurrë nuk prodhojnë drejtësi, por vetëm zvarrisin proceset deri në mbi 8 vjet. Të gjitha këto fakte flasin se sa thellë është drejtësia e kapur keq dhe e trafikuar dhe është arsyeja më e madhe ku qytetarët nuk u besojnë gjyqtareve në gjykata dhe as prokurorëve në prokuroritë e vendit, sepse janë vetë politika bashkë me nëntokën mafioze fajtorët më të mëdhenj që kanë degraduar tej mase këtë sistem tepër të nevojshëm për qytetarët dhe shtetin, që e kanë shndërruar shtetin e Kosovës në shtet të krimit të organizuar dhe të padrejtësive!

Politika mban peng drejtësinë

Populli konstaton se nuk ka dyshim se drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive dhe është e dirigjuar kryekëput nga politika dhe njerëzit e fuqishëm të saj.”Kemi me qindra raste të çështjeve madhore ku drejtësia ka qenë e dirigjuar nga politika dhe rastet janë mbyllur. Drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive duke u marrë me raste që nuk çojnë peshë aq të madhe, sa për të krijuar percepcionin në opinion publik kinse po punohet, kurse me raste madhore, të cilat ja zbehin imazhin dhe ia humbin kredibilitetin shtetit të Kosovës as që merret fare, jo pse nuk ka dijeni dhe profesionalizëm për t’i çuar proceset në fund, por për shkak se nga aty mund të prishet rahatia e ndonjë politikani dhe në të njëjtën kohë do të rrezikohet pozita e tij.

Kosova si shtet në tranzicion më shumë së kurrë ka nevojë për një ndryshim substancial në sistemin e drejtësisë, por ky ndryshim nuk mund të bëhet me njerëz matrapaz të politikës, analfabet e njerëz pa ideale e parime. Tradita e politikës së mbrapshtë po vazhdon akoma, duke pasur implikime të drejtpërdrejta në sistemin e drejtësisë. Po të kishim një sistem të pavarur të drejtësisë, këta njerëz që udhëheqin me institucionet publike do të ishin në bankat e të akuzuarve dhe do të përfundonin në burg.

Shum kush mendon se drejtësia është peng e politikës së mbrapshtë, e cila çdo ditë po ngulfat këtë institucion të pavarur.”Drejtësia është e kapur në rrugë të strukturuara mirë dhe të orkestruara në mënyrë të sofistikuar. KGJK-ja dhe KPK-ja janë mekanizmat ku politika e ka ndikimin e jashtëzakonshëm dhe shfrytëzon vakumet institucionale për të keqpërdorur me drejtësinë. Kosovës më shumë se kurrë i duhet një drejtësi e pavarur, në mënyrë që të pastrohen njerëzit e krimit dhe njëherë e përgjithmonë shteti i Kosovës ta marrë kahun e duhur’Prokuroria dështon në luftën kundër korrupsionit.

Këto ditëIsh-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës për dy mandate rresht, Hasan Preteni, thotë se për dështimet në drejtësi tani shifrat po flasin vetë. "Prokuroritë Themelore në Kosovë gjatë vitit 2017 i kanë ushtruar vetëm 76 aktakuza, 7 Prokurori Themelore dhe Prokuroria Speciale, dy prokurori i kanë ngritur vetëm nga 2 aktakuza,1 Prokurori 7 aktakuza,1 Prokurori 8 aktakuza,1 Prokurori 15 aktakuza,1 prokurori 30 aktakuza,Prokuroria Speciale vetëm 8 aktakuza. Këto 76 aktakuza janë ngritur kundër 109 personave, që i bie një aktcakuzë në 1.43 persona. Nga kjo del se ka shumë pak aktakuza, ka prokurorë që nuk e kanë ngritur asnjë aktakuzë, numri i vogël i personave të akuzuar dëshmon se veprat për të cilat akuzohen nuk janë shkelje serioze".  "Veprat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vepra specifike me përfshirjen e më shumë zyrtarëve. Definitivisht nuk ka prova se po luftohen krimi dhe korrupsioni, kjo është vetëm farsë, po ndiqen, po hetohen dhe po gjykohen vetëm ata "fakirë"që nuk janë të lidhur me politikën. Po të ishte në trajtim ndonjë rast i fuqishëm, ndonjë zyrtari të lartë, Kosova është e vogël dhe ne do ta dinim edhe këtë, por nuk ka".

Kredibiliteti i drejtësisë kosovare për shkak të mosmbikëqyrjes adekuate nga instancat përkatëse ka rënë përtokë, në pikën më të ulët të mundshme që mund të jetë.

Autori është gazetar-analist i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat