Nuk është interesant se kush e lau xhenazën e Rugovës, por kush e dëshiroi atë xhenaze!

Opinione

Nuk është interesant se kush e lau xhenazën e Rugovës, por kush e dëshiroi atë xhenaze!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 25 tetor 2018 Në ora: 16:01
Ibrahim Rugova

Në çdo kohë dhe në çdo epokë historike të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë, figura e dr.Ibrahim Rugovës, do të ishte gurthëmeli i sovranit të një populli, të qenët i barabartë me popujt tjerë të lirë të botës, i cili jo rastësisht ishte një letrar, ai u shfaq edhe si një filozof e politolog, që u perul vetëm para këtij populli dhe u bë i bindur deri në vdekje.

Prandaj, mund të përqendrohemi në aspekte nga më të ndryshmet për presidentin I.Rugova, megjithatë do të mbërrinim në të njëjtin përfundim, që do të mbështetet në një dobi të konceptuar dhe historike, që e ka domëthënjën e barazisë njerëzore dhe domethënjën e bazamentit dhe krijimit të një shteti të ri demokratik, duke aluduar në shtetin e Kosovës.

Janë shumë domethënese format e para të organizimit të pushtetit rugovian, paralel me pushtetin okupues, edhe pse me plot armiqësi e rreziqe, por e pastër dhe e hapur, përmes së cilës i dha frymë dhe jehonë Lëvizjes Demokratike shqiptare, duke e organizuar dhe drejtuar Lidhjen Demokratike, si një lëvizje e veqantë dhe formë e zhvillimt të demokracisë mbrenda dhe jashtë Kosovës, e cila vepron dhe ngritet mbi parimet e një shoqërie demokratike, pa dallime fetare dhe përkatësie.

Presidenti historik i Kosovës, dr.I.Rugova, që nga periudha e hershme e jetës së tij, gjeti ide dhe vlera, prejardhja e të cilave ishte qartësisht parimore për sëcilin popull të botës, dhe nga ana tjetër ato ide dhe forma u shpallën pronë e të gjithëve neve, dhe gurthëmel i shtetit të ri demokratik të Kosovës.

Ndër të tjera, përveq shtetit okupator dhe cenzurës së tij, gjithandej presidenti hasi edhe në kundërshtime të shumta të rrymave dhe grupeve shqiptare, të cilët e kundërshtonin dhe shumë herë e kërcënuan presidentin dhe rrugën e tij atdhetare, por asnjëherë ky kolos i traditës atdhetare, nuk zbrapët dhe frikësohet nga ata hora, që sot i sjellën dhe përkulën e lëpihen si dhelpëra rreth e rrotull varrit të tij, sikur rreth një P e j g a m e r i.

Dhe ajo që qëndron në thëmel të të gjithave, presidenti Rugova, ishte vullneti dhe përpjekja e tij e vazhdueshme për zhdukjen e robërisë shekullore, zhdukjen e tiparit trashëdent në këto troje dhe krijimin e një shteti të ri demokratik dhe multietnik në Kosovë. Presidenti Rugova, nuk ka pasë asnjëherë dhe fare lloj doze të dallimëve nacionale e fetare, sikur që disa media dhe njerëz kopetent të BIK-ut, i japin rëndësi larjes së xhenazës së Presidentit Rugova, dhe trajtimin e mënyrës fetare, apo anasjelltas, për të cilin dalin plot gjëra qesharake, që nuk i takojnë autoritetit të presidentit.

Çfarë do të thotë nëse presidenti Rugova, ishte si Ibrahim, apo si Pjetër?

Ky jo-seriozitet nuk erdhi nga pjekuria njerëzore dhe nga pjekuria tolerante njerëzore, por nga thirrja e atyre njerëzve që dëshirojnë përçarje në mes të shqiptarëve. Kjo thirrje po bënë jehonë, duke tentuar ti jep kahe tjetër këtij populli dhe këtij vendi, që nuk do duhej të kishte vend dhe tolerancë asnjëherë në këtë vend dhe popull, por do të parafytyrohej, vetëm te ata mohues të vetëvetës, të cilët bëjnë pazare me tokat e veta dhe bëjnë pazare me bijtë dhe bijat e kombit të këtij trualli.

Prandaj, nga presidenti historik I. Rugova, kemi përfituar të gjithë ne, së bashku me shtetin e ri të Kosovës, por gabojmë nëse presidentin në fjalë do ta keqpërdorim dhe trojtojmë në rrethana të besimit dhe interpretimëve fetare, e cila çështje do i përkitëte atij dhe familjes së ngushtë. Nga ana tjetër, nga çdo anë ai qëndronte nën vështrimin e botës dhe njerëzve të mëdhenj, dhe në çdo vend demokratik kishte zotërimin e vet dhe respekt, deri edhe te SHBA-të, që krijoi miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Megjithatë, për jetën fetare të tij, ai në fakt e kishte një vend, e pikërisht atë që i jepët në formulën biblike  dhe kuranore, «Lavdi i qoftë Hyjit në lartësitë qiellore», ndërsa në jetën atdhetare ka lënë merita historike, të cilat do të zbërthejnë dhe hedhin dritë gjithmonë në breza dhe trojet tona arbërore.

Shqetësimi fillon dhe e prek natyrën e tij njerëzore, sa herë që nga ne, dalin fjalë banale dhe shpifjeje për përsanalitetin e tij, për përfitime të ndryshme politike dhe karieriste, të cilat nuk mund ta zbehin përsonalitetin e Rugovës, por e zbehin imazhin e shoqërisë tonë ndaj një përsonaliteti të madh, që nuk ka me lindë koha jonë me shekuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat