Mos ta harrojmë Çamërinë shqiptare

Opinione

Mos ta harrojmë Çamërinë shqiptare

Nga: Sali Bollati Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:20
Sali Bollati

Pas shumë “heshtjesh dhe harresash” nga politikanët dhe qeveritarët e Shqiperisë për problemin mbarekombetar te Çamerise Shqiptare;

Më 2013 për herë të parë në programin e një qeverie të votëbesuar në Kuvend është përfshirë Çështja Çame, si pjesë e programit të politikës së jashtme, që do të thotë se e gjithë loja që është luajtur në kurriz të kësaj çështjeje, sidomos me qeveritë e kaluara, është mbyllur njëherë e mirë me përfshirjen e kësaj çështje si pjesë e programit të politikës së jashmte. z. D.Bushati deklaron ne nje interviste me Zerin e Amerikes.

Si Shqiptar i lindur ne Çamëri dhe i mbijetuar nga genocidi i ushtruar nga autorititetet shoviniste greke mbi Shqiptarët Çame më 1944-1945; mbeta shumë i kënaqur dhe i entuziazmuar. Më së fundi, mbas pritjes vëllazërore të bashkatdhetarëve dhe bashkëjetesës me ta gjatë 74 vjetëve, erdhi me së fundi dita që edhe qeveria e Tiranës të zbatojë, sipas Kushtetutës në fuqi, të drejtat e Shqiptarëve që jane lënë nga fuqitë europiane, jashtë kufive të minishtetit të sajuar më 1912.

Për më teper, kam patur rastin që shkollën e mesme-Gjimnazin 28 Nëndori- ta kryej në Shkodrën “loce”-shumë të dashur, mikpritëse,plotë humor e kulturë dhe Atdhetare. Mendova se z. D.Bushati, si pasardhesi  Bushatlinjëve Atdhetare Shkodrane që kishin mbajtur marredhanie alla shqiptarçe me Shqiptarët e Çamërisë, do të ketë në zemër e mendje edhe Intelektualin e Madh Atdhetar, Hasan Tahsinin e Çamërisë. H.Tahsini para se emrohej Rektor i parë i Universitetit të Stambollit, kishte shërbyer edhe si mësues I gjuhës shqipe i fëmijëve të Pashallarëve Bushatllinjë .

Ne maturantët e1955, jo vetëm kemi pasur, por mbajmë edhe sot marëdhanie shumë të

Sinqerta dhe dashamirëse e respekt reciprok; por takohemi duke shkëmbyer të rejat e jetës shoqërore dhe familjare, si miq e vëllezër të vërtetë.

Ndërsa sot, çuditem shumë se si z.Bushati deklaron: “kush bërtet i dëshpëruar për tu faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik s’ka lidhje me Cështjen Kombëtare??!

Ore z.Bushati unë të njifja që para se të lindje si bir komunisti antishiptar, dhe mbasi ke kryer edhe studime një vjecare juridike ne Qendrën Europiane legislative të Universitetit te Athinës ;nuk ka sesi të trashëgoje gjakun e Bushatllinjëve Atdhetarë.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe dënimi i Genocidit ndaj popullësisë shqiptare të Camërisë, nuk është “nacionalizëm”?!

Z.Shpëtim Idrizi si Kryetar i PDIU-ish n/kryetar I Parlamentit e si bir Çami, nuk është simbas teje nacionalist, por Atdhetar mbrojtës i Legjislacionit ndërkombëtar për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut të “harruara” e të mohuara nga parardhësit e tu komunista . Ai me të drejtë të drejtohet: ‘..e ftojmë ministrin Bushati të vazhdoi të përshëndesi bashkëpunimin e turpshëm me ish homologun Koqias, të investuar direkt me fonde sekrete greke në dëm të interesit kombëtar shqiptar“.

Keshtu z.Bushati, po munde kujto gjakun Atdhetar Shqiptar dhe mos kërko të të mbajnë në prehër shovinistat, komplotistat dhe hajdutët e lypsarët grekë që me paturpësi dhe injorancë,jo vetëm e mohojnë Çështjen Çame; por urdhërojnë ta fshijmë nga librat??!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat