“Kur dikush çohet peshë, një taksirat po i vjen”?! ... - Bota Sot
“Kur dikush çohet peshë, një taksirat po i vjen”?! ...

Opinione

“Kur dikush çohet peshë, një taksirat po i vjen”?! ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:29
Hasan Hasanramaj

Aktiviteti i ngjeshur të presidentit të Kosove Hashim Thaçit dhe përkrahësit e tij që një kohë të gjatë  bashkë me vuqiqat rreth ndryshimit të kufijve dhe kundërshtimi i fuqive të madhe në krye me Gjermanin, Anglinë, Sllovenin, Amerikën, Austria e shumë shtet të tjera në botë dhe qytetaret e Kosovës që nuk po pajtohen dhe po e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan, gjendja e mjerueshme ekonomike, punësimi dhe emigrimi në shtetet e huaja, shkatërrimi i familjeve shqiptare me martesa të dyfishta, nënshtrimi ndaj ligjeve të shteteve të huaja, shkurorëzimet e përditshme, harresa e gjuhës së bukur shqipe, në të folur dhe në të shkruar, mbushja e saj me  barbarizma, alkooli, droga, prostitucioni, krimi i organizuar, dhuna në familje, nënçmimi i arsimit, i kulturës i shkencës, i shoqatave artistike, marrja e diploma falëse në të gjitha kategoritë e shkollimit pa qenë asnjë ditë në sallat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe të qyteteve tjera në Kosovë, shpërndarja e akademikeve nëpër parti te cilët nuk kanë unitete të përbashkët  në mbrojnë të interesave të kombin, Kosovës dhe të  popullit e saj, korrupsioni, vjedhjet, dukurit e panumërta negative, vrasjet e kokave të mirënjohura të burrave dhe djemve të  rezistencës shqiptare dhe shume gjera tjera te mbrapshta janë disa shenja të cilat flasin së qytetaret e Kosovës po shpijnë në drejtim të një katastrofe rreth të cilave është dashur të merret Hashim Thaçi me qeveritaret tjerë, e jo me realizimin  e epsheve që ka dhe ka pas gjithmonë Serbia dhe Vuçiqat dhe përkrahësit e tij në pushtimin e pjesës me të bukur dhe me të pasur-pjesën veriore të Mitrovicës.

Burrat e odave kanë thënë: “Kur një individ, grup apo popull qohet peshe, një taksirat i vjen, por nuk  dihet nga i cilin drejtim dhe kur?!  Andaj, shqiptarë të Kosovës, hapni sytë dhe zgjohu nga gjumi derisa nuk është bërë vonë. Kush ishim, kush jemi, ku po shkojmë dhe kush do të jemi. Edhe i madhi  Zoti sot po na sheh  për të gjitha këto  të liga që  i bëmë dhe po i bëjmë. Pra, u bë tepër, u bë shumë, deri kur kështu?

 Andaj, datat të shkruara nëpër lapidare anë e këndë Kosovës dhe trojeve stërgjyshore me mjeshtri janë të vendosura që nga guri i parë i themelimit të shtetit shqiptar të viteve 1443/44 e deri me sot dhe pas tyre vijnë datat gjithmonë të tentimeve të bashkimit shpirtëror e fizik në tërë historinë shqiptare. Andaj, kufijtë e shtetit shqiptarë të Kosovës  dhe historia tronditëse dhe tragjike e saj për çdo qytetar të Kosovës është historia duhet të jetë ngjarje, ndodhi, e ëmbël, e hidhur, e bardhë, e zezë. Pra, realitet objektiv për shqiptarët,  në veçanti për popullin e Kosovës është një histori e hidhur nëpër shekuj. Armiku kryesor i historisë dhe civilizimit njerëzor të humanizmit është harresa dhe kryelartësia.

Historia e kufijve të Kosovës  një herë është vendos dhe si të tilla nuk lejon të luhet dhe as të ndryshohen...

Pra, akademikët, burrat e rezistencës janë kujtesë, janë histori dhe shpirti i njerëzimit, fuqi hyjnore dhe dhurata më e çmuar e Zotit në këtë univers, por akademiket nuk janë në shërbim të popullit dhe shtetit të tyre Kosovës të cilët janë bërë të shurdhet në kur shtetit po i rreziku që ka të bëjë me shkëmbimin e meritoreve me të cilën nuk po pajtohen me ndryshimin e kufijve myqet me të mëdhenj të Kosovës, kurse në këto momente të vështira  disa individ dhe gupe të vogla me në krye  në krye të shtetit tani po tentohet të luhet me kufijtë e Kosovës. Andaj, duke kaluar nëpër tokën e djegur të Kosovës, nën shputat e këmbëve i ndiej pëlcitjet e tokës, të gurit e të drurit të djegur e të shkrumbuar. I mjerë është ai popull i cili nuk ka në gjirin e vet udhëheqësin, organet shtetërore, intelektuale, akademiket artistë lider, struktura shtetërore të mirëfilltë të kohës dhe të hapësirës. Si duket populli dhe kombi shqiptar është i prirë, në masë të rrezikshme, të jetojë me harresën. Na ruajt i madhi Zot nga këta “ njerëz”të cilët po tentojnë që një ditë të na fshijnë historinë e kufijve. Por ata më në fund duhet të mbushen mend së historia një herë shkruhet dhe nuk fshihet dhe nuk ndryshohet më kurrë. Nuk shkruhet në rërë ose në akull, siç thotë populli. Ajo është deponua për të mos u harruar as mos të ndryshua ato kurrë. Përkujtimi historik duhet të jetë pjesë e jetës, shteg që e trasoi dikush. Andaj të gjithë ata që mendojnë kështu, për fat të keq  në Kosovë ka mjaft. Andaj, ata që po tentojnë me ndryshimin e kufijve të Kosovës të cilat nuk janë pronë e tyre duhet të vejnë gishtin në kokë dhe të mendojnë mirë së janë duke  bërë një gabim të madh historik dhe tragjikomedi kombëtare për popullin shqiptarë të Kosovës?!

Duar larg nga interesat personale mbi ato kombëtare, sepse po na kërcënohet një rrezik ...

Mu mbi këtë tragjedi në  shtatoret, pllakat përkujtimore  dhe vende të tjera anë e këndë Kosovës janë të shkruar emrat e dëshmorëve, heronjve dhe ushtareve të rezistencës shqiptare të cilët  ranë viktima në mbrojtjen  e kufijve të Kosovës - ku janë të shkruara me kujdes  porositë e  tyre të cilat për fat të keq ato nuk po i përfill në jetë dhe vepër. Shih,  burrat e kombit kudo që ishin në trojet tyre stërgjyshore e dhanë atë që patën - jetën mu në lulen e rinisë në mbrojtjen e kufijve dhe të popullatës shqiptare. Njerëzit e rezistencës shqiptare qe njëqind e dyzet  vjet  me vetëdije e trimëri të paparë, u vunë veten në ballë të rezistencës shqiptare në mbrojtjen e tokave tona stërgjyshore- detyrë e shenjtë, për shpëtimin e popullit shqiptar nga kthetrat e pushtuesve shekullor të cilët kurrë nuk ua ndan barbaritë popullit  më të lashtë të Evropës - shqiptarëve.

Duart larg  të gjithë ju që po tentoni të mbroni interesat e juaj personale me pasoja katastrofale  mbi ato kombëtare në Kosovë! Larg nga interesat personale mbi ato popullore  dhe kombëtare. Zgjohu shqiptarë dhe vene gishtin në kokë dhe mendo mire për çka rezistove njëqind  e dyzet vjet ku me rezistencën tende heroike në momentet me kritike tregove se  kush ishe, kush je dhe kush do të jesh. Tregoju të gjithë atyre qe po tentojnë të luajnë me kufijtë e Kosovës, kur të bini pranë varreve dhe lapidareve të atyre që ranë për mbrojtën e kufijve të Kosovës, u harrua rezistencën e tyre historike ? U  harrua tradita me të çmuara  të popullit dhe kombit shqiptarë?  U harrua çdo gjë që është shqiptare! E harruat edhe të Madhin Zot. Prandaj një porosi për ta nëse nuk largoheni nga këto faqet e zeza të cilat e kanë kaplua në të gjitha poret e jetës  Kosovën dhe qytetaret e saj - duhet ta dini mirë së shumë shpejt do të përgjigjeni para këtij populli dhe kombi të vuajtur dhe të zhgënjyer plot njëqind e dyzet me radhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...