Letër Kryeministrit të urtë, Zoran Zaevit

Opinione

Letër Kryeministrit të urtë, Zoran Zaevit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:37
Sulejman Mehazi

I nderuar kryeministër i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, 

respekt për politikbërjen tuaj të mençur e të guximshme!, ne plotësisht ju kuptojmë, para popullit tuaj maqedonas nuk e keni patur lehtë t'ia ndërroni emrin Maqedonisë nga ajo nacionalja maqedonase në gjeografike shumënacionale qytetare. 

Ama të lutemi,  dhe ju të na kuptoni hallet tonë kombëtar qindvjeçar! Ne si popull jemi më të përvuajtur se sa ju, sa e sa Perandori Romake, Bizantine e Otomane kemi përjetuar keq, sa Londra, Berlina, Versaja, sa mbretër jugoslavë (kralevina e rankoviqa komunistë kemi parë), sa na kanë burgosur e vrarë, na kanë copëtuar e ndarë, por përsëri mbetëm gjallë. Prandaj, i nderuar Kryeministër Zaev, bëhuni i dashur me barabarësinë kushtetuese maqedone-shqiptare, njësoj sikurse ishe i dashur gjatë 70,ooo votave shqiptare gjatë zgjedhjeve parlamentare! 

Ashtu sikurse u bënë të dashur partitë shqiptare pas zgjedhjeve parlamentare, u bashkuan e kualicionuan me ju për të rrëzuar kapadaiun, kriminelin, armikun  tuaj politik Gruevskin; përkrahja e partive shqiptare ju shpëtoi juve nga bajlozi zi qeverisës i VMRO-së!

Bëhuni të dashur zotëri kryeministër e zyrtarizoni gjuhën shqipe dhe shqiptarët ashtu sikurse është zyrtarizuar gjuha dhe populli juaj i dashur maqedonas! Ashtu sikurse që ju përkrahën të gjitha partitë shqiptare gjatë marrëveshjes me Greqinë në Prespë, na përkrahëni dhe ju neve jo me frikë, po me shumë dashuri.

Zotëri Kryeministër bëhu ashtu i butë sikurse kryetarët e partive shqiptare!, shikoni sa të urtë janë, gishtin me ua fut në gojë s'ta kafshojnê, gishtin e mesëm me ua fut në bythë s'bëjnë zë, prandaj të lutemi për hirë të urtësisë shqiptare bëhuni dhe ju të urtë për shkak se partitë tona janë për gjynaf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat