Kosovën, po e bankroton politika diletante!

Opinione

Kosovën, po e bankroton politika diletante!

Nga: Fadil Maloku Më: 29 tetor 2018 Në ora: 20:47
Fadil Maloku

1. Në Kosovë, sentenca e idiomës “brainwashing” apo “shpërlarjes së trurit”, që ndryshe në politikën paramode shquhej dhe identifikohej pak a shumë si” indoktrinim” e si “përpunim politik”, është ka merr dimensione të një fatpajtimi të çuditshëm dhe pothuajse iracional!

2. Themi iracional dhe fatpajtues, për shkakun se “skalpeli” ynë sociologjik e ka pak si vështirë ta imagjinoj politikën që me dy dekada demokracie e tendence shtendërtimi, nuk arriti bile njëherë ta fut në agjenda nacionale luftimin e; kriminalitetit, korrupsionit, pabarazisë papunësisë dhe varfërisë ekstremeë

3. Në cilën do shoqëri europiane, këta parametra e tregues socioekonomik, do ishin definitivisht shenja alarmuese për kolapsimin dhe bankrotimin e shtetit! Duket, që këtë lëmsh të kesaj tendence bankrotuese, do ta paguajmë me “internim” dhe ikje masive nga vendi, menjëherë sapo të lejohet liberalizimi i vizave. Atëherë, kujt i duhet një Kosovë e tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat