Në pikpyetje vllëzëria sulltanore

Opinione

Në pikpyetje vllëzëria sulltanore

Nga: Bit Gecaj Më: 31 tetor 2018 Në ora: 00:29
Thaçi dhe Erdogan

Nëse flamuri i Kosovës është hequr në Stamboll pas intervenimit të presidentit serb, atëhere ky mund të konsiderohet ndër lajmet më të mira që vijnë nga Stanbolli, sepse ndihmon shqiptarët të kuptoin se Turqia nuk është shteti as populli mik i tyre, por miku i armiqëve të tyre.

Madje unë kujtoj se politikat e herëshme dhe të tashme të Turqise, bashkë me Serbinë e Greqinë, ne rajon, e nxjerrin në dritë të vërtetën e që është e kundërta e mikut, ose përkrahëse direkte e Serbisë, në politikat e saj kriminale, kundër zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe të njohjes të shtetësisë se saj në botë.

Në këtë dritë, pra të pengimit të Kosovës, dhe shpërfytyrit te saj nacional e kulturorë, duhet shikuar edhe pjesën tjetër të luftës speciale të Turqise, kundër vendit tonë, e që është ndërtimi tempujve gjoja fetar, sikurse janë xhamitë, bashkë me një dyzin shoqatash, kinse humanitare, e që nuk kanë aspak të bëjnë me humanitetin, por me veprime për përfitim ekonomik e politik, e plaçkitje të ndryshme e të shumëta, në këtë pjesë të Europës, përherë oksidentale!

Me këtë rast, uroj që të vetëdijësohen presidenti i Kosoves, dhe kokeministri i Shqiperise, dhe të shpallin inegzistente vllazërinë e tyre, me sulltanin e radhës, Erdogan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat