Paraja e krimit, e korrupsionit, e politikës dhe e drogës e ka falimentuar shtetin

Opinione

Paraja e krimit, e korrupsionit, e politikës dhe e drogës e ka falimentuar shtetin

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:00
Skënder S.Kapiti

Paraja , sido që të jetë fituar ajo ,e pastër apo e piset qoftë ajo, vetem ajo zgjidh dhe eshte mbi të gjitha dhe gjithçkaja.

Edhe paraja e paster që të investohet  e te “ligjesohet” në  investime  duhet të përzihet me parane e piset të krimit  e korrupsionit politik, të drogës, krimit ordiner, bixhozit, evazionit etj. Dashje apo pa dashje paraja e pisët e ndot dhe atë  të  fituar   ligjshmërisht  dhe me punë  e biznes të  ndershëm. Edhe paraja e ndershme e fituar ligjërisht me punë e me biznes te pastër , edhe ajo duhet te japë ryshfetin dhe duhet ta “korruptojë” ligjin, administratën , tenderuesit  shtetërorë, bashkiakë  e   komunalë   publikë që të fitojë tenderin  dhe të investohet, në  të  kundë rt ajo falimenton në  “tregun e lirë ” të  korrupsionit e të  krimit.

Por  ligjin , drejtësinë, politikën dhe pushtetin, votat, privatizimet dhe tendrimet  i  bën  dhe i “fiton” paraja politike dhe ajo e mikut. Nuk mjafton që të kesh mik, as që të jesh vetëm simpatizan  e partizan  politik  i partive dhe i pushtetit pasi këto janë parakushte, sepse  kryesorja  që vendos është paraja . Pra duhet të kesh  jo vetëm  “miq”, të afërm familjarë por kryesore duhet ta plotësosh edhe kushtin kryesor të tretë: atë që të paguash për ta blerë drejtësinë , ligjin dhe të drejtën , qoftë po të takoi ajo, qoftë edhe për ta grabituar atë me ligj padrejtësisht.

Përfundimisht paraja bën dhe vendos mbi gjithçka.

Paraja  politike, dhe ajo e pisët në Shqipëri  bën edhe tjetrën: manipulon shoqërinë civile, e paralizon atë; paraja e pisët politike, e krimit dhe e korrupsionit  spekulom  me varfërinë, me papunësinë, me korrupsionin  dhe blen votat e pushtetit; blen mandatin e deputetit e të kryebashkiakut; të pushtetit qendror e lokal. Paraja blen  postin dhe vëndin e punës, blen gjyqtarin e prokurorin, blen lejet e ndërtimit dhe prish e shkatërron  infrastrukturën ; betonizon territorin , turizmin , bregdetin; shkatërron  pyjet, sheshet , lulishtet e parkingjet. Paraja  blen dijen , diplomat dhe shkatërron inteligjencën; paraja   në Shqipëri  blen gazetarët, mediat, intelektualët dhe manipulon opinionin. Paraja e pisët bllokon zhvillimin  e progresin ekonomik dhe pengon rritjen e mirëqënies se shoqërisë.

Paraja në Shqipëri korrupton dhe blen deputetin , blen politikanin ,  blen ministrin, blen pushtetarin , blen median, pra, blen tradhëtinë e tyre.

Paraja blen dhe bën moralin. Paraja në Shqipëri liron kriminelët , trafikantët e kontrabanën. Pa paranë e ryshfetit nuk merr  as shërbimin më të thjeshte nëpër zyrat e institucioneve shtetërore.Paraja dhe korrupsioni i saj  prish shoqërinë , prish moralitetin dhe shkatërron drejtësinë. Pra, paraja e korrupsionit  e ka falimentuar shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat