Për z.ministrin në qeverinë Zaev në Shkup,Bujar Osmani, Marrëveshja e Ohrit, është mbyllur në vitin 2001(!)

Opinione

Për z.ministrin në qeverinë Zaev në Shkup,Bujar Osmani, Marrëveshja e Ohrit, është mbyllur në vitin 2001(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:28
Skënder Karaçica

Nuk është hera e parë që ,,partia e koalicionit,,(BDI) e Ali Ahmetit me seli në Tetovë dhe jo në Shkup(sic!)po trumbeton për ,,politikë të urtë e të butë,,ndaj shtetit të Maqedonisë.

Saherë që kërkohet nga subjektet tjerë polittikë(shqiptarë)në hapësirën etnike dhe në tokën e vet në Maqedoni,ky subjekte politik i trajnuar (vetëm)sa për koalicione me partitë politike sllavo-maqedonase dele nga nëntoka me zërin e saj të belbëzimeve ,,politike,,se kjo dhe ajo çështje(shqiptare)është ,,zgjidhur,,me kohë dhe Marrëveshja e Ohrit na qenkash ,,mbyllur,,qysh në vitin 2001 veçsa pati filluar të realizohet në ,,institucionet e shtetit maqedonas(sic!).

Kështu trumbeton njeriu i dytë i koalicionit me partinë e Zaevit në Shkup,Bujar Osmani,që tashti jemi mësuar të dëgjojmë këtë shqiptar ,,politik,,me kurriz të thyer para pushtetit maqedonas,kur e kur,të ruaj pozicionin e vet të njeriut të dytë dhe në punët ashti si i thotë shteti e pushteti i koalicionit sa për një rrogë të majme,që e ka harruar çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni(sic!).

Zotni zv.ministër Bujar Osmani,çfarë do të bëhet me popullin tuaj(shqiptar)në Maqedoni kur kanë nisur ndryshimet e Kushtetutës për ndryshimin e emrit(Maqedonia Veriore)sipas procesverbalit dhe në ,,dritën,,e Marrëveshjes së Prespës...?!

E kohës shqiptare në Maqedoni,ku na mbeti Marrëveshja e Ohrit,kush po e fsheh dhe çfarë u bë me këtë dokument politiko-juridik ndërkombëtar për çështjen e këtij vendi me një të ardhme të brishtë,ndonëse popullo shqiptar me një përbërje mbi 40% po anashkalohet,po denigrohet në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues.

Zotni zv.ministër Bujar Osmani,karrigën poltike në qeberinë e Zaevit e keni të përkohshme,ndërsa populli shqiptar etnik dhe në tokën e vet në Maqedoni do të jetë përgjithmonë edhe pa koalickionet e BDI-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat