Përçarja e brendshme dhe marrëveshja e jashtme

Opinione

Përçarja e brendshme dhe marrëveshja e jashtme

Nga: Bekim Rexhepi Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 06:13
Bekim Rexhepi

Të gjithë e dimë se edhe për paqe të dy vendet nuk mund të kenë marrëveshje sepse mungon faktorizimi politiko paqësor. As Hashim Thaçi e, as Aleksander Vuçiqi nuk janë faktor politik paqësor që të mund të bëjnë marrëveshje politike serioze, sepse të dy vijnë nga taborre kriminale e korruptive.

1. Në seancën e parafundit u pa se partitë në koalicion e mbështeti Thaçin sikur ky të ishte Millosheviçi i Serbisë, ngjashëm në stilin e kuzhinës serbe, heshturazi dhe me dinakëri politike kapërcyen rezolutën e opozitës.

Opozita kishte një rezolutë, të vetmen kërkesë që të mos preket sovraniteti i vendit dhe për të askush të mos ketë të drejtë të negociojë. Loja e koalicionit është të mos e japë dritën e gjelbër që Thaçi të bisedoj për gjithçka dhe në fund të lejoj Thaçin të sorollatet nëpër konferenca e takime për të demoluar një marrëveshje mundshme, serioze me Serbinë. Megjithëse marrëveshje serioze me Serbinë nuk ka pasur dhe zor se do të kishte praktikisht.  

Edhe Hashim Thaçi sikur po merr mostër veprimin e Millosheviçit (dikur kur përpiqej të inkasonte si meritë të vetën paqen në Bosnje), dëshiron që t’ia atribuoj vetvetes meritën, se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Serbinë dhe të inkasoj paqen përfundimtare me Vuçiqin si marrëveshje të gjentolmenëve. Të gjithë e dimë se marrëveshjen për përfundimin e luftën e ndalën forcat ushtarake të NATO-së me ofensiva ushtarake ku forcat serbe pranuan marrëveshjen për tërheqje nga Kosova.

Të gjithë e dimë se edhe për paqe te dy vendet nuk mund të kenë marrëveshje sepse mungon faktorizimi politiko paqësor. As Hashim Thaçi e, as Aleksander Vuçiqi nuk janë faktor politik paqësor që të mund të bëjnë marrëveshje politike serioze, sepse të dy vijnë nga taborre kriminale e korruptive. Hashim Thaçi, është i akuzuar nga Carla Del Ponte (https://www.swissinfo.ch/ger/kosovo--die-revanche-von-carla-del-ponte/29040442 ), për krime lufte, ndërsa për Aleksander Vuçiqin e dimë se vije nga partia radikale serbe së Sheshelit, i akuzuar dhe për krime lufte. Pra nuk mund të ketë paqe nga kriminelët, madje kur për këtë paqe ata nuk mund të japin stabilitet ne vendet e tyre, popullata andej e këtej jetojnë varfërueshëm dhe nën presione kriminale e korruptive nga ta...

Llogarit e Thaçit dhe të Vuçiqit nuk janë premtuese pasi që Gjermania është kategorikisht kundër iniciativës se Thaçit për korrigjim kufijsh, për ndërrim - shkëmbim territoresh,a popullate, e të tjera si këto. Gjermania nuk llogaritë në një marrëveshje që sjell paqartësi më të mëdha, qe vë në pikëpyetje stabilitetin e rajonit për të cilin është investuar shumë. Pra, të bësh llogari pa pajtimin e miratimin e Gjermanisë është si të thuash ne lum e të dalësh pa u lagur fare.

Nuk mund të injorohet Gjermania as nga presidenti Serb e, as ai Kosovar sepse Evropa nuk do të jetë e gatshme për integrim të këtyre vendeve, që për të prishur stabilitetin e të tjerëve duan të rregullojnë përkohësisht diçka si marrëveshje të ndërsjellët. Manovrat për marrëveshje kanë traumatizuar qytetaret e te dy vendeve, opinionin publik dhe shumë politikan. Manovrat traumatike të Thaçit dhe të Vuçiqit mund të shikohen edhe si politikë kryeneçe, njëra pa legjitimitet të plotë politik dhe tjetra pa i përmbushur obligimet njohje të realitetit shtetëror të Kosovës.

2. Shqiptaret pa strategji shtetërore, kjo është pamundësuar pikërisht pasi që në pushtet ka ardhur strukturat e krahut të luftës, e cila ishte e papërgatitur me dije për shtetin dhe strukturat e shtetit. Në politikë u futën komandant, miq e dajallarë farë e fis kandarësh. Në të gjitha format u ndoq një politikë diskriminuese ndaj inteligjencës, ne raste e raste ajo u ekzekutua, ne raste e raste u linçua, ne raste e raste ajo u varfërua dhe u bë subjekt i migrimit.

Kështu klasa politike e krahut të luftës u vet emërua duke vjedhur vota dhe duke blerë njerëzit me paga selektive, sidomos ne arsim polici dhe ne institucione, arriti poashtu të kontrabandoj me privatizimin e nderrmarrjeve shtetërore dhe kështu i përvetësoi të gjitha për të pamundësuar zhvillimin demokratik, dhe të vendit në veçanti. Më këtë logjikë qeverisëse ky pushtet i komandantëve mbylli të gjitha hapësirat zhvillimore në mënyrë qe të mbijetoi vet dhe për vete.

Gjendja politike ende nuk duket shpresëdhënëse sepse pushteti i komandantëve i le alternativë qeverisëse vetvetes, eksperimenton me pushtetin dhe me asetet e shtetit.

Kjo mund të ndryshoj nëse opozita i vë vetës një kusht të ndryshimit të gjendjes me kërkesën për zgjedhje të reja politike, të domosdoshme për stabilitet dhe njëkohësisht edhe për legjitimitet politik i cili tanipërtani është jo i plotë dhe diskriminues.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat