Naser Osmani, Naser Rugova dhe Anton Çuni, janë shitur tek SHIK-u

Opinione

Naser Osmani, Naser Rugova dhe Anton Çuni, janë shitur tek SHIK-u

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 3 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Foto ilustrim "Bota sot"

Seanca e së enjtes mjerisht tregoi edhe një herë më tepër se Hashim Thaçi, SHIK-u dhe bashkëpartiakët e tij, jo vetëm se kanë blerë dhe përvetësuar mercenarë edhe nga partitë opozitare, por ata kanë kapur dhe nënshtruar tërësisht edhe vet Kuvendin e Kosovës, prandaj shpëtimi i vendit, shihet vetëm te shpërndarja e kësaj legjislature dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

Ka vite e ndoshta edhe një decenie që kur Hashim Thaçi, pa marrë paraysh funksionin që mbanë, qoftë kryeministër, ministër i jashtëm apo aktualisht edhe si presidenti më kontrovers që ka pasë ndonjëherë vendi, me të gjitha veprimet e tij, ka shkelë dhe po vazhdon ti shkelë e zhvlerësoj, si ligjet dhe Kushtetutën ashtu edhe vet shtetin e Kosovës, duke bërë hapur pazare me territoret e saj.

Ndaj me përbërjen që aktualisht ka dhe mënyrën se si (nuk) po vepron ky Kuvend, është koha e fundit që kjo legjilaturë të shpërndahet urgjentisht dhe të shkohet sa më parë në zgjedhje të reja, sepse këtu nuk mund të flitet më vetëm për deputetë të dëgjueshëm nga PDK, AAK dhe Nisma, por edhe për deputetët mercenar nga opozita, si dhe Kuvend të ndikuar drejtpërsëdrejti nga SHIK-u dhe presidenti aktual, legjislativ që është i gatshëm të zbatojë edhe urdhrat korruptive, si dhe të votojë edhe vendimet e tradhtisë, të cilat mund ti nënshkruaj për gjymtimin e Kosovës, presidenti kuisling Hashim Thaçi me Aleksandër Viçiqin në Bruksel.

Dështimi i opozitës për ta bllokuar dialogun për territoret dhe kufijtë e vendit, për të cilën çuditërisht nuk votuan as disa nga emrat "më të zëshëm" të saj, përfshirë edhe deputetët, Naser Osmani, Naser Rugova dhe  Anton Çuni, i cili vetëm para pak kohësh bënte sikur ua kthente fjalën Hashim Thaçit e Kadri Veselit, duke i quajtur ata edhe frikacakë, si dhe akuzonte Xhavit Halitin për marrje të disa milonëve para nga Bukoshi, tregon qartë se ata janë shitur tek SHIK-u dhe shndërruar në dorë të zgjatur të Thaçit dhe pozitës në pushtet.

Seancat e përsëritura parlamentare, me dështime të njëpasnjëshme të opozitës, e cila për të satën herë tradhtohet edhe nga deputetët e saj, janë treguesi më fatkeq i pafuqisë parlamentare për ta penguar ndarjen e Kosovës, që tash e sa kohë, po paralajmërohet drejtpërsëdrejti nga tryezat e bisedimeve, ku Hashim Thaçi kokë më vete dhe herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, zhvillon me homologun e tij serb, kudo që i jepet mundësia.

Udhëtimi i Albin Kurtit në Norvegji mu në ditët kur duhej të diskutohej në Kuvend për rezolutën që do të pamundësonte bisedimet e presidentit me Serbinë për lëvizjen e kufijve të Kosovës, si dhe ikja nga mbledhja e deputetëve të LDK-së, pikërisht në momentet që duhej të votohej rezoluta në fjalë, dëshmojnë hapur se, për gjendjen e krijuar në vend, nuk janë përgegjës vetëm deputetët e pozitës por edhe ata të opozitës.

E gjithë kjo dëshmon se legjislativi dhe deputetët aktualë, më tepër se përfaqësues të popullit, janë bërë marionetë e presidentit kuisling dhe oligarkëve të shantazhuar nga Serbia,ndaj sot Kosova, më tepër se kurrë, ka nevojë për një përfaqësim tjetër parlamentar dhe përfundimisht duhet shkuar në zgjedhje të reja, duke shpërndarë urgjentisht Kuvendin dhe zhbërë sa më parë këtë legjislatur të çakorduar, e cila jo vetëm se kurrë nuk arrin të flasë me një zë dhe unitet politik as për çështjet më të ndjeshme dhe interesat jetike të vendit, por bashkë me presidentin e shantahuar, është kthyer në rrezik edhe për ruajtjen e territorit dhe integritetin shtetëror të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat