Preventiva e vonuar diplomatike e bashkësisë ndërkombëtare, shpëtoi Serbinë

Opinione

Preventiva e vonuar diplomatike e bashkësisë ndërkombëtare, shpëtoi Serbinë

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:21
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Bashkësia ndërkombëtare, që nga fillimi i përpjekjeve për të zgjidhur krizën në hapësirat e ish-RSFJ-së (edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Dejtoinit, 1995), kur është fjala për respektimin e parimit dhe të së drejtës, aplikoi kritere të dyfishta, sepse vetëm popullit shqiptar ( mbi 90%) në Kosovë nuk ia njohu të drejtën e vetëdbendosjes (së brendshme dhe të jashtme), edhe pse i plotësoi të gjitha kushtet: të drejtën historike, juridike dhe gjeopolitike etj., ndërsa të të gjithë popujve të tjerë konstituivë të ish-RSFJ-së, ua njohu një të drejtë të tillë. Madje, që absurdi të jetë më i madh, Serbisë dhe Malit të ZI (Jugosllavisë së cunguar-minus 4 reublika dhe 2 krahina autonome) ua njohu subjektivitetin jurdik ndërkombëtar ( si sukcesore të ish-RSFJ-së) me gjithë faktin se këto dy republika në mënyrën më barb are dhe anticivilizuese e antievropiane zhvilluan tri agresione dhe tri gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Në këtë mënyrë, bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht OKB-ja legalizoi forcën mbi të drejtën ndërkombëtare, duke  amnistuar  kësisoj 3 agresionet dhe 3 gjenocidet e Serbisë e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, si dhe krijimin e Republikës Serbe në Bosnjë në 49% të territorit të Bosnjë e Hercegovinës në disfavor të popujve dhe të vendeve fqinje. Së këndejmi, njohja e së ashtuquajturës “RF Jugosllave” (Serbia +Mali i Zi) nga e BE-së sipas gramatikës politike nënkupton legalizimin e pushtimit kolonialist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe – mbetjen e mëtejme të shqiptarëve nën sundimin kolonial serbo-malazez.

Ngritja e marrëdhënieve në rangun më të lartë diplomatik të Bashkimit Evropian (BE) me të ashtuqujturën “RF Jugosllave-Serbia+Mali i Zi” provon qartazi se shtetet e Evropës Perëndimore, vërtet janë të interesuara për të zgjidhur konfliktin ballkanik, por natyrisht në favorin e interesave të politikave të ndryshme të tyre, duke mbështetur partnerët dhe aleatët vjetër të tyre, e jo në dobi të interesavde jetike të popullit shqiptar, as në Kosovë e as në Shqipërinë etnike.. Këtë për fat të keq, e provoi edhe shpërthimi i krizës politike në Shqipëri (1997), ku Serbia dhe Greqia luajtën rolin vendimtar për destabilizimin e Shqipërisë, duk e çuar shqiptarë në luftë civile vëllavrasëse.

Një hipokrizi të këtillë të “providences” së shteteve të Evropës Perëndimore ndaj shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe veçanërisht ndaj Kosovës, ndaj Anamoravës, ndaj Malësisë së Madhe, ndaj Iliridës dhe ndaj Çamërisë së Epirit Pellazgo-Ilir shqiptar (për të dytën herë brenda shekullit XX, e rikonfirmoi edhe konkluzioni aksiomatik i nobelistit kroat, Mirsolav Kërlezha: “Luftën e  fituan këta ciganë të Ballkanit…Falë asëve të Beogradit: Eduard Grej, Llojd Xhorxh, Rejmon Poenkare, Zhorxh Klemanso etj…Çfarë turpi për Evropën dhe për Amerikën!...”

Edhe pse ky vlerësim i përket një periudhe të largët e të hidhur historiko-politike të copëtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të kombit shqiptar dhe të territoreve të Shqipërisë etnike ( 1878; 1912-1913; 1914; 1918; 1919 dhe 1920), sot (1989-1998) jo vetëm se u riaktulizua, por mjerisht përputhet në tërësi me kushtet dhe me rrethanat politiko-shoqërore në të cilat ndodhet kombi shqiptar i kolonizuar  i Shqipërisë etnike lindore, veriore dhe jugore (Çamëria deri në Artë).

Diplomacia preventive e OKB-së

Për rolin e sotëm të Kombeve të Bashkuara me Këshillin e Sigurimit  në krye, më parë me  sekretarin e Përgjithshëm të sajm Butros Butros Gali e më pas Kofi Anan, i pari, duke u oprvatur që të justifikonte “novelimet” më të reja të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të OKB-së, pati deklaruar  se “ Ka përfunduar  koha e sovranitetit absolut”. Në thelb, kjo deklaratë është në frymën e transformimit të mekazimave institucioanle të kësaj Organizate universal ndërkombëtare dhe të rregullave dhe parimeve të Rendit të Ri Botëror. Më saktë, mesazhi i kësdaj Deklarate pasqyrohet në faktin se OKB-ja, do të zbatojë edhe masat e trysnisë, të sanksioneve, si dhe të ndërhyrjes ushtarake kundër atyre shteteve dhe popujve po qe se rrezikojnë sigurinë dhe paqen botërore, si dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.  Tgeorikisht e qëndrueshme dhe kompatibile me parimet dhe me qëllimet e Kartës së OKB-së, si dhe me normat e me parimet  e së drejtës ndërkombëtare, por prakitikisht e falimentuar për shkak të mosragimit të diplomacisë preventive kundër 3 agresioneve dhe gjenocideve të Serbisë, të kryera ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). (Mr.Mehdi Hyseni, shih në: “Dituria Islame”, viti XII, nr. 93, korrik, Prishtinë, 1997, f.35).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat