A janë varrezat e ushtarëve grekë provokim për një luftë të ardhshme shqiptaro-greke

Opinione

A janë varrezat e ushtarëve grekë provokim për një luftë të ardhshme shqiptaro-greke

Nga: Mujë Bucpapaj Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Mujë Bucpapaj

“Zgjdhja ma e mirë në këtë rast do të ishte shfuqizimi i marreveshjes që lejoi ndertimin e varrezave dhe nisjen e procedurave të nderimeve të fundit ushtarëve grekë të rënë në një luftë të verbër, duke i cuar në atdheun e tyre, të atyre fatkëqnjëve të rënë në një konflikit të përbtoshëm, që përvecse është zhvilluar në tokën shqiptare nuk ka asnjë lidhje me shtetin Shqiptar, as atë të kohës së mbretërisë të shfuqizuar nga pushtimi fashist, por dhe as me shtetin aktual shqiptar.”

Ngjarja e Bulararit ku një i vetëquajtur “ushtar i vorio epirit“ u ekzekutua ndërsa sulmoi pa asnjë shkak policinë e shtetit shqiptar, ka risjellë në vemendje pasojat që mund të ketë në të ardhmen ekzistenca e varrezave të ushtrave grekë të rënë në jug të vendit gjatë luftës së largët italo-greke.

Në fakt qysh kur marrëveshja ndërshtetërore Shqipëri-Greqi i jepte të drejtën shtetit helen të ndertonte në mënyrë provokuese varreza kolektive në tokën shqiptare, e kemi kundërshtuar atë si një praktikë që vinte në kundërshtim me historinë, me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat që kanë rregulluar në të kalaurën ceshtjen e ushtarëve të rënë në luftrat botërore.

Një praktikë e paparë që vinte në kundërshtim me maredhënjet aspak miqësore mes dy vendeve, për shkak të ruajtjes së ligjit absurd të luftës nga Greqia, të pretendimeve territoriale të Greqisë dhe kërcënimve të vazhdueshme përfshirë edhe ato të ministrit aktual të mbrojtjes, i cili nuk lë rast pa përmendur, sipas tij, “superioritetin ushtarak të Greqisë.”

Nuk ka dyshim që pranimi i ndërtimit të varrezave të ushtraëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë nga qeveritë shqiptare, nuk kishte për qellim poshtrimin e Shqipërisë dhe dhënjen e një argumenti ekstremistëve grekë për të kërkuar piramida të reja aty ku janë varrezat, por ndenja humane për të rënët kushdo qofshin ata, një gjest që shprehte në fund të fundit pafajsinë e Shqipërisë në atë konflikt italo-grek dhe idenë për të shikuar nga e ardhmja e përbashkët euroatlantike, por tani gjërat duken krejt ndryshe të cilat e bëjnë pranimin e asaj marrëvshje të padrejtë dhe kërcënuese për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

Është krejt e qartë se në Greqi asnjëherë nuk do të gjendet një klimë miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, por të paktën dy shtetet që përpiqen të ndertojnë një politikë me orientim pro europian nuk duhet t’u japin shkas ekstremistëve grekë si në rastin e Bularatit që të kapin pushkët dhe të mësyjnë policinë shqiptare, duke patur si pretekst, apo shfrytëzuar ceremonitë për  “nderimet për ushtarët e rënë.”

Zgjdhja ma e mirë në këtë rast do të ishte shfuqizimi i marrevshjes që lejoi ndertimin e varrezave dhe nisjen e procedurave të nderimeve të fundit të ushtarëve grekë të rënë në një luftë të verbër, duke i zhvarrosur dhe cuar në atdheun e tyre, të atyre fatkëqinjëve të rënë në një konflikit të ashper, që përvece është zhvilluar në tokën shqiptare nuk ka ansjë lidhje me shtetin Shqiptar, as atë të kohës së Mbretërisë të shfuqizuar nga pushtimi fashist, por dhe as me shtetin aktual shqiptar.

Nderimi i fundit që do të duhej t’u bëhej atyre viktimave të luftës italo-greke do të ishte që me dinjitet dhe meshirë të arkivoheshin dhe të përcilleshin në atdheun e tyre, ashtu sic parashikohet në rrugë portokollare dhe paraktikës nderkombëtare me një komison trepalësh Shqipëri-Itali-Greqi, si dhe vëzhgimin e afert te SHBA-ve, duke u thënë se sa herë që do të vini në këtë tokë do t’i merrni sic shprehet Kadare tek “Gjenerali”, në thasë nejloni.

Kjo gjë do ta clironte tokën shqiptare  nga një “faj” që nuk ka pse e mban, do ta clironte nga ankthi dhe mitet mjerane të vorio-epirotëve, ndërsa qeveritë nga incidentet e panevojshme për cdo 28 tetor.Tek e fundja nuk do t’u linte brezave të ardhshëm një konflit të hapur.

Ekspertët e dinë se në nivel ndërkombëtar të gjitha ceshtjet e ushtarëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore janë mbyllur dhe ushtarakët e rënë janë përcjellë në vendin e origjinës, pavarësisht se ku kanë humbur jetën, ta zëmë si ushtarët grekë në vetminë e luftës dhe frikën që i ka përcjellë në momentin e fundit, ndërsa kanë parë për herë të mbarme tokën e huaj dhe malet e ashpra të Shqipërisë.

Ka qënë dashakeqësia, pafuqia dhe frika që Greqia ka ndaj shtetit Italian që ndersa ndaj Romës sillet si pulë, ndaj Shqipërisë ka mbajtur per gati 80 vjet në këmbë ligjin e luftës, kërcënime, provokacione dhe të tjera shantazhe të përhershme që nuk e nderojnë shtetin fqinj grek.

Nuk ka dyshyim që qeveria e zotit Cipras ka patur një politikë me mirëkuptuese më Shqipërinë dhe sic thotë Pangollos, e ka kuptuar se konflikti me Shqipërinë dhe fqinjët veriorë në tërësi, e con vendin helen në izolim dhe armiqësi rrethore prej së cilës humbet vetem Greqia.

Por sic duket grupet ekstremiste në atë vend që nuk mund të jetojnë pa konflikte dhe armiqësi me shqiptarët, janë duke i fryrë zjarrit të urrejtjes dhe spekuluar me një veprim rutinë të policisë shqiptare si të cdo policie tjetër në botë, kur një person kushdo qoftë ai kërcënon jetën, pasurinë, rendin publik dhe ekzistencen e qytetarëve të tjerë, aq më tepër kur kap armët edhe ndaj policisë së shtetit, sic beri greko-shqiptari.

Ishte e lodhshme, raskapitëse dhe dëshpëruese konspiracioni grek për ta përfshirë policinë shqiptare në një konflikt dhe krim me motive etnike ndaj një qyetetari shqiptaro-grek.

Vetëm pasi dolën vidiot nga qytetarë të rastësishëm në vendngjarje, por edhe ato të regjistruara nga polica gjatë aksionit, kushdo u bind që policia shqiptare veproi si forcë e përgjegjshme profesionale, se policia shqiptare kishte konsumuar të gjitha përpjekjet e saj të parashikura në ligj për të ndaluar, carmatosur dhe neutralizuar paqësisht një njeri që kishte deklaruar disa ditë më parë në rrjetet sociale se ishte “ushtar i vorio-epririt” , “ja vdekje, ja Greqi”, etj.

Nëse në cdo shtet krimi dhe kriminelët nuk kanë etni, disa të mjerë në mediat greke apo qarqe të falimentuara si mbeturina të megali-idesë, akoma vijojnë të  gjejnë shkaqe për një frymëzim të ri antishqiptar, sic duket për të pënguar marrëveshjen e re ndërshtetërore që do të conte sic janë shprehur zyrtarët grekë, “në heqjen e ligjit te luftës më Shqipërinë. Kjo histeri e radhës ishte një tjetër turp I atyre që e bënë.

Askush në Shqipëri nuk ka ndezuar histeri antigreke edhe kur në burgjet e Greqisë janë ekzekutuar qytetarë shqiptarë që vuanin denimet në këtë shtet, edhe kur shqiptarë si Gramoz Palushi është vrarë vetëm pse ka festuar me flamurin kombëtar shqiptar për të kremtuar si cdo tifoz në botë fitoren e vendit të tij në një ndeshje futbolli, ndërsa përpiqen të gjejnë nacionalizmin në shtetin shqiptar.

Askush në Shqipëri nuk e ka ngatrruar as nuk e ngatrron një minotar grek kriminel, apo terrosit me gjithë komunitetin grek në Shqipëri. Per mendimin tim me përjashtime të rralla, ata janë qytetarë besnik të shtetit dhe shoqerisë tonë dhe janë integruar pa komplekse dhe pa paragjykime në jetën shqiptare

Në fakt për të vetmin gjë që nuk duhet ta akuzojë askush shtetin shqiptar historikisht, por as edhe shtetin aktual është nacionalzimi, biles as patriotizmi.

Gjatë shtetit komunist izolimi i vetëkërkuar i diktatorit Hoxha e kishte mbyllur vendin në luftën e brendshme për pushtet dhe eleminimin e armiqve të revolucionit dhe megjithese zotëronte një arsenal ushtarak për të luftuar edhe me NATO-n, ai nuk shpenzoi asgjë, as ideologji, as armë dhe as para për të destabilizuar Greqinë dhe as ndonjë vend tjetër të rajonit. Biles edhe bukierët e famshëm i pati ndërtuar si një infrastrukturë mbrojtëse.

Shteti shqiptar demokratik gjatë 30 vjetëve të fundit, pavarësisht qeverive dhe ngjyrimeve politike, ka bërë cdo përpjekje për të nderuar maredhënje të mira me Greqinë, ndërsa ka gjetur atje politikën e kërcënimeve dhe ujdive poshtruese të imponuara me gjakftohtësi Shqipërisë.

Ndihma greke ka qënë përmanente për hyrjen e Shqipërisë në NATO apo liberalizmin e vizave në zonën Shengen, por kjo ndihmë nuk ishte sic duhet të në vertetë të jetë ndihma që vjen nga një fqinj i vogël mijëravjecar, por si një shtet armik që përftoi nga pozita e palakmueshme e Shqipërisë në fillim të viteve 1990, dhe pastaj nga etja e Shiqpërisë për të siguruar integrimin saj në NATO dhe BE, duke kërkuar favore poshtruese për cdo ndihme të dhënë, ndryshe nga Italia fqinje dhe sidomos nga partneri ynë strategjik SHBA-të të cilat ndihmen e dhënë e lidhen vetem me demokracinë dhe forcimin e saj.

Si rregull Greqia duhet të ishte aleati dhe vendi më i afërt me Shqipërinë për njëmijë arsye që dihen, por politika që bën Athina ia imponon Shqipërisë që në politikën rajonale të afrohet me Turiqnë, jo thjesht për arsye fetare sic i interson dikujt ta vlerësojë, por vetëm strategjike.

Ministri aktual i mbrojtjes Kamenos, disa here gjatë viteve të fundit është parë në kufurin jugor të Shqipërisë të bejë deklarata kërcenuese ndaj Shqipërisë duke deshmuar sipas tij “supërmacinë ushtarake” apo “ekonomike të Greqisë ndaj Shqipërisë.” Kjo është e pafalshme dhe sjell menjëhërë reagimin e aletëve ushtarkë të Shqipërisë së Turqia ku një këshilltar Erdoganit deklaroi edhe këto ditë se “per tre-katër oreTuriqa mbaron punë me Greqinë”, duke bërë edhe ky përshkrimin e potencialit superior ushtark të vendit të tij ndaj Greqisë.

Shqiptarët kanë aleat strategjik SHBA-të, dhe kaq mjafton për të kërcënuar cdo armik që sheh ëndrra vorio-epirote ndaj vendit të shqiponjave, pa llogaritur forcën shkatrruese të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon ndaj cdo agresori real apo imagjinar, si dhe rreth 3 milion shqiptarëve që jetojnë në Greqi(pa llogaritur 1 milion emigrantë ekonimkë shqiptarë) te cilët mund ta destabilizojnë vendin Helen, sa herë që të dojë Tirana.

Nuk është thjeshtë deklarata e babait të të ndjerit në Bularat që pohoi për mediat greke se i biri ra si ushtar i vorio-epirit, që ai dëshironte ta bashkonte me Greqinë, por edhe shumë të tjerë në Greqi, përshirë edhe intelektualë të njohur që i kam takuar në konferenca nderkombëtare, që mendojnë se kufijtë Shqipëri-Greqi nuk janë zgjidhur akoma!!

Por a mundet se incidenti tragjik i Bularatit të ishte një prove? Ka shumë mundësi.

Ka shumë gjasa që kërkesa për rishqyrtimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të këtë nxitur ekstremistët grekë që të krijojnë një platformë të njëkohshme për rishikime në jug.

Në këto rrethana shtetit shqiptar i rekomondojmë:

1. Të anullojë marrëveshjen e varrezave, të rizhvarrosë dhe të përcjellë ushtarët grek në Atdheun e tyre, sipas protokollit nderkombetar dhe praktikes nderkombetare të ndjekura pas dy luftrave të fundit boterore.

Është shumë më e mirë për të dyja shtetet ta zgjidhin këtë problem qoftë edhe permës mosmarrëveshjes se sa cdo vit të gjenden para provokacioneve që janë në gjendje jo vetëm të shkatrrojnë maredhënjet shqiptaro-greke, por edhe të nxisin një luftë të re midis vendeve.

2. Ti bëhet e qartë Greqisë, se Shqipëria do të shpallë të paligjshme, paratë e dhëna, donacionet dhe investimet sekrete nga shteti grek për qëllime asimilimi, fetare, etnike etj, tek të ashtuquajturit homogjen, vorio-epirotë etj, per rekurtim individësh, mediash, politikanësh dhe rretheve mediatike me ndikim, që shkojnë në favor të helenizimit te vendit.

3. Të detyrojë me ligj Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare të kryejë të gjitha predikimet fetare në gjuhen shqipe. Po kështu edhe për komunitet e tjera fetare.Në këtë mënyrë zgjidhet edhe ceshtja e kreut të kishës Autoqefale Shqiptare, i cili ka refuzuar prej gati 30 vitesh që është në këtë post, gjuhen shqipe dhe përdorimin e saj, edhe pse përdorimi i shqipes  është detyrim i sanksionuar  në aktin e saj themeltar nga  Fan Noli.

4. Të ngrijë cdo marrëveshje me Greqinë, përfshirë edhe atë të detit, pa hequr ligjin e luftës me Shqipërinë.

5.Te përpiqet që me dialog të dyanshëm, të arrijë një marrëveshje të re të partneritetit strategjik, e cila të ketë në thelb partneritetin reciprok dhe dinjitetin e secilit shtet dhe shoqerive përkatëse, duke shprehur vullnetin për fqinjësi të mirë dhe vlera të përbashkëta euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat