Shqiptarët në strategjinë amerikane në Ballkan

Opinione

Shqiptarët në strategjinë amerikane në Ballkan

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Në politikën ndërkombëtare (dhe në përgjithësi në politikë)  janë relevantë  interesi dhe forca, d.m.th. raporti i tyre. Mirëpo, duke qenë se forca nuk ka karakter absolut, atëherë vijnë në shprehje edhe një varg faktorësh të tjerë të pashmangshëm. Ndër ta, nevojitet t’i theksojmë në veçanti: faktorin ekonomik dhe faktorin gjeopolitik. Kuptohet se gjeopolitika është një faktor tejet i rëndësishëm në marrëdhëniet  ndërkombëtare, ku roli dhe rëndësia e saj pasqyrohen në ndërlidhurinë e çështjeve gjeostrategjike.

Në këtë vështrim (duke parasysh pozitën gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Ballkanit, i cili historikisht ka qenë në qendër të vëmendjes të fuqive të mëdha evropiane), duhet të shikohet shtrirja e interesave të politikës strategjike amerikane ndaj Ballkanit, i cili si pjesë integrale e hapësirës evropiane (edhe pas ndryshimit hartës gjeopolitike të Evropës Lindore, 1989) ka rëndësi prioritare si për procesin e transformimit  dhe të integrimit të sheteteve ballkanike në BE, ashtu edhe për globalizmin . Pikërisht, duke shfrytëzuar epërsinë ekonomike, politike dhe ushtarake, që është kompatibile me strategjinë e Rendit të Ri Botëror, SHBA-ja, to d’ia arrijë  që në Ballkan, e së këndejmi edhe në Kosovë e Shqipëri, të minimizojë rolin tradicional të protagonistëve evropianë në krijimin e sferave të interest ruso-sllavë.

Shqipëria dhe Kosova në sferën e interesit amerikan

Gjendja e deritashme (pothuajse 30-vjeçare) e hapjes-demokratizimit të Shqipërisë si dhe pavarësimi dhe demokratizimi i Kosovës  (17 shkurt 2008) sheshit provon se, në asnjë mënyrë nuk është atrofizuar interesimi i politikës zyrtare i SHBA-së ndaj tyre. Përkundrazi, tragjika e përsëritur e përgjkashme e popullit shqiptar në Kosovës (1989-1999), e bëri edhe më të qartë shtimin e interest amerikan ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht ndaj etnikumit shqiptar në Ballkan.

Historikisht, shfaqja e interesi, jetik e SHBA-së për mbrojtjen e  shqiptarëve dhe të Shqipërisë, daton që nga viti 1913, kur vetë Presidenti Woodrow Wilson  e kundërshtoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (prill 1915) për copëtimin e Shqipërisë nga Mbretëria SKS, nga Greqia dhe nga Italia. Nga një qëndrim  i këtillë konstruktiv  i politikës zyrtare amerikane, në veçanti u godit rëndë hegjemonzimi serbomadh, ngase edhe në vitin 1919 (në saje të presidentit Woodrow Wilson) dë shtoi Memorandumi ultimativ jugosllav, që kishte objekt  copëtimin, aneksimin dhe tregtiminn e   territoreve të Shqipërisë etnike. Për dështimin e  traktateeve dhe të marrëveshjeve të fshehta diplomatike serbo-greko-italiane, kryeministri serb Nikola Pashiq e fajësoi presidentin e SHBA-së, Woodrow Wilson, sepse ai që atëherë botërisht kishte dalë në mbrojtjen e kauzës së pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë periudhave të ndryshme historike, SHBA-ja në kuptimin ideologjiko-politik dhe strategjik, i nxori  jashtë “loje” si Rusinë Cariste, ashtu edhe BRSS-në.  Vërtet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  në vazhdimësi treguan interesim serioz për mbrojtjen e intaresave të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në Ballkan. Mirëpo, për shkak  të ndarjes së sferave të interest sipas Konferencës së Jaltës (1945) Kosova dhe Shqipëria ngelën  në sferën e interest të Evropës Lindore nën Bashkimin Sovjetik.

Neutralizimi i frontit ortodoks sllav në Ballkan

 Sot (1989-2018) në frymën e  Rendit të Ri Botëror, strategjia e politikës së jashtme amerikane, para  së gjithash në Ballkan parashikon (në afat të gjatë) neutralizimin e boshtit orotodoks sllav Rusi-Serbi dhe Greqi. Pikësynimet e një strategjie të tillë janë në favorin e gjidhjes së problemit kolonial shqiptar në saje të ridefinimit të kufijve artifiicialë të Shqipërisë etnike me vendet fqinje kolonialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia).

 Një përparësi të këtillë të interesave strategjike amerikane, në këtë çast, duhet ta shfrytëzojë në mënyrë racionale diplomacia shqiptare, ngase Bashkimi Evropian(BE) ende nuk e ka  ridefinuar politikën e interesave strategjike në Ballkan.

Natyrisht, stabilizimi i gjendjes politike  në Ballkan, do të varet nga krijimi i klimës së detantit   mes shqiptarëve të kolonizuar dhe shteteve kolonialiste slllave (Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat