Vizatimi i Kosovës

Opinione

Vizatimi i Kosovës

Nga: Migjen Kajtazi Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:53
Migjen Kajtazi

Kafeterija e Fakultetit të Artitë të Prishtinës gumëzhinte nga zhurma e madhe që studentët bënin në pushimin e orëve të mësimit. Kjo zhurmë sotë mbretëronte edhe më shumë dhe grupi më i zhurshëm që sot kishte marrur kurorën e zhurmagjivë më të mëdhejë në kafeteri ishite grupi i studentëve të Profesor Arsimit. Ky grupë ishte i përbër nga 7 studentë të cilët rrethë tavolinave të tyre kishin zën hapësir shumë më të madhe se herave tjera. Kjo hapësir e madhe e marrur në kafeterinë e vogël ishte falë të folurit të tyre që përcillej edhe me lëvizjet të shpejta jo verbale. Dhe nuk mjaftonte vetëm kjo, mbi kokatë e studentëve ishin vizatuar format e ndryshme të shllungave nga tymi i cigareve…

Në faktë në shikim nga largë do kishim thën që ky grupë i studentave nuk i përkasnin fare fakultetit të artit që nga këndveshtrimi i një të panjohuri do kishte thën prania e këtyre të rinjëve ishte e rastësishme në fakultetin e artin që njihet për formë e komunimimit të veqantë dhe të qetë…

Po ja që artistët e ardhëshëm janë të shqetësuar dhe gjithë kjo ngritje toni dhe lëvizje të karrikave e tavolinave pa respekt të fjalës në mes vetit ishte shkaktuar nga Profesor Arsimi …

Në fundë të orës të mësimit, Profesor Arsimi kishte dhën për detyrë studëntave që vijonin lënden e tijë për artin e pikturës një detyrë që kishte të bënte me një temë që në këndëveshtirmin e parë do thojshim që është temë shumë e lehtë, e qëllueshme dhe shumë lehtë e realizueshme. Tema që Profesor Arsimi kishte dhënë për të vizatuar studentët kishte titullin : Vizatimi i Kosovës.

Nga biseda do mundëshim të kuptojmë që grupi kishte ide të kundërta në mes veti dhe ngadale dhe në mënyrë shumë të qartë ky grupë u nda në tri nëngrupe.

Për nëngrupin e parë që përfshinte tre studentë me ide të përbashkëta, ishte e qartë që vizatimi do duhej ti lejë hapësir « Tokës të Kosovës » dhe do mjaftonte që të gjindejë një simbolë i Tokës të Kosovës që do mundejë të pasqyrohej Kosova në vizatim. Argumenti për vënjën në pahë Tokën në Vizatimin e Kosovës argumentohej nga fakti që të gjitha luftrat në Evropë apo në Botë janë bër për Tokë. Argumentet tjera politike apo fetare janë vetëm preteks për të fshefur qëllimet e luftrave. Si shembullë illustrativë morrën shtetet evropiane që kanë pasur koloni dhe kanë ndikim në Botë. Portugalia apo Belgjika që nuk janë shtete të mëdha kanë ende shumë ndikim në shtetet që kanë qenë nën dominimin e tyre. E nuk flasim për shtetet e tjera evropiane që kanë ndikim të madhë në politikat botërore !.

Për nëngrupin e dytë që përfshine po ashtu tre studentë tjerë, insistonte që « Njeriu i Kosovës » do duhej që të figuronte në vizatimin e Kosovës. Për të argumentuar idenë e tyre, Japonia shërbente si shembullë. Shikone Japonin edhe pse nuk ka shumë pasuri nëntokësore për Japonezët pasuria më e madhe janë vetë Japonezët.

Nëngrupi i Tokës kundërshtonte idenë e vizatimin të qytetarit të Kosovës nga fakti që shoqëria e Kosovës përbëhet edhe nga minoritetët e ndryshme. Kurse nëngrupi i njeriut të Kosovës thoshte që nuk mundemi të bëhemi shtetë i fortë nëse kemi frikë nga minoritetet që nuk përbëjn as pesë përqindë të popullësisë në Kosovë.

Dhe në ketë luftë të ideve në mes nëngrupit të Tokës të Kosovës dhe nëngrupit të Njeriut të Kosovës rrinte përballë studenti i ardhur nga diaspora që përbënte në vetëvete një nëngrup tjetër me ide dhe duke shfrytëzuar një pushim të vogël të përplasjeve të ideve morri fjalën ashtu sikur kur merr fjalën dikushë që nuk është ftuar në bisedë….

Nëngrupet e Tokës dhe të Njeriut të Kosovës u quditën nga guximi i  studentit të Diasporës që ngriti zërin dhe që bëri që këto grupe ta dëgjojnë idenë e tijë. Studenti i ardhur nga diaspora fillojë argumentin e vetë duke thën që diaspora nga largë e ka këndëveshtrimin tjetër dhe referencat e tijë të marrur nga shtetet tjera janë të ndryshme.

Studenti i Diasporës për të mbrojtur idet e veta, merr shëmbullin e analizës të pikturës që duhet të largohemi nga piktura me qëllim që të dallojmë më mirë kontrastet e shprehura në pikturë...

Për studentin e Diasporës është e rendësishme që vizatimi i Kosovës të ngërthejë ndonjë simbolë të « Tokës » të Kosovës dhe njëherit « Njeriun » e Kosovës.

Ky propozim sikur fillojë të marr miratimin e të gjithëve dhe ashtu befas pa qenë fare i ftuar, djaloshi që shërbente në kafeterinë e Fakultetit të artit, pasi kishte dëgjuar po thuajë gjithë bisedën e tyre. Bisedë që në faktë kishte dëgjuar e gjithë kafeteria se toni i ngritur i studentëve kishte bër të vetën,ju drejtua studentëve duke i këshilluar të bënin hulumtim në internet qoftë në gjuhën angleze apo në gjuhën frenge me fjalët : vizatojë vendin timë.

Djaloshi, u largua ashtu në menyrë spontane duke ju shërbyer kafe për të katërtën herë studentëve të cilët u hutuan nga kjo ndërhyrje dhe pa komunikuar në mes veti nxorën telefonat portabël duke futurë këto fjalë në motorin e kërkimeve google dhe të gjithë gjetën punimet e bëra me ketë temë. Ishin punime të realizuar nga fëmijët e shtetëve anë e mbanë në Botë dhe në qdo vizatim të tyre lidhur me vendet që përfaqësonin ishte paraqitur me simbole e me domëthënje Lumturia e tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat