Evropa nuk është “raciste” kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Opinione

Evropa nuk është “raciste” kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Nga: Ismet Rashiti Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Ismet Rashiti

Evropa është e hapur dhe shumë humane. Shtetet evropiane janë shtete ku respektohet ligji për të gjithë njësoj.

Përderisa vendi ynë i dashur, Kosova e halleve dhe vuajtjeve të mëdha disashekullore të udhëhiqet nga politikaj të tillë që njëri i mëshon thumbit, e tjetri patkoit, kemi me pasë probleme me shtetet nërmale Evropiane e botërore. Evropa nuk eshtë kundër shqiptarëve, por kundër udhëheqësve të tyre që po luajne me të ardhmën e vendit. Mos të mësohemi me i fajsu të tjerët sepse fajet i kemi vet!

Po të ishte Evropa « raciste » siç e quajti Kryetari i Parlamentit, z. Kadri Veseli, nuk do të ishte asnje afrikan, asnje shqiptar, asnjë turk... në gjirin e saj, madje duke i shkatuar 1001 probleme nga më të ndryshmet. Nuk do të kishin myslimanët xhamitë,  faltoret, madje edhe varrezat e veqanta! E, nëse vërtetë Evropa na qenka « raciste », kush jemi ne që po bëjmë gjithë këtë zhurmë me hyrë në gjirin e saj?! 

Po përsëris edhe një herë dhe po kërkoj nga disa politikaj të papërgjegjshem që i ka mbajtë Evropa vite të tëra si parazit social, mos të përpiqen të na armiqësojne me vendet e zhvilluara ekonomike. Për më tepër mos të tregohen kaq bukëpërmysës ndaj ndaj atyre që i kanë strehuar vite të tëra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat