A është më të vërtet Thaçi shërbëtor i Serbisë, apo pa vetëdije po i bën gjëmën Kosovës?! - Bota Sot
A është më të vërtet Thaçi shërbëtor i Serbisë, apo pa vetëdije po i bën gjëmën Kosovës?!

Opinione

A është më të vërtet Thaçi shërbëtor i Serbisë, apo pa vetëdije po i bën gjëmën Kosovës?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Faton Mehmeti

Imazhi i Kosovës asnjëherë s`ka qenë i kontestuar në mesin e atyre që na kanë mbështetur vazhdimisht. Imazhin po ia nxin ky koalicion qeverisës në pushtet, me njerëz pa kredibilitet politik e as njerëzor. Skandalet e një pas njëshme të delegacionit të Kosovës shpreh më së miri mjerimin e thellë ku është futur vendi. Ky koalicion qeverisës brenda ka njerëz me të kaluar kriminale, pa peshë në selitë e botës, andaj skandalet janë produkt se çfarë njerëz sot na udhëheqin shtetin.

Duke e shtyrë më tutje idenë se jemi të varfër nga niveli i përfaqësimit, duhet thënë se dikur Kosova gëzonte respekt të thellë në botë, kur asaj i printe themeluesi i Kosovës moderne, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Derisa saj sot ajo përfaqësohet nga lobist rus, bashkëpunëtor të Serbisë, dhe kriminelë të kazinove. Kjo gjendje të shtyn të vajtosh ditë e natë se ku ishim e ku jemi. Krijimi i sistemit të tanishëm e pamundëson rrëzimin e këtij koalicion me forma dhe mënyra demokratike, pasi pushteti mbahet nga mënyra krejtësisht antidemokratike. Andaj po qëndrove brenda sistemit të institucioneve rrezikon shumë që opozita të shnëdrrohet në fasadë të këtij pushteti.

Në këtë prizëm opozita duhet ta luftoj këtë pushtet në pushtet me të gjitha mjetet, qoftë protesta, bllokim të kuvendit duke detyruar kështu që kjo klasë aktuale në pushtet të largohet nga pushteti. Nuk mund të pretendosh të mbash zgjedhje të ndershme me Thaçin president, e me PDK në pushtet. Kjo e keqe duhet të rrëzohet nga pushteti me çdo kusht. Sistemi që e ka ndërtuar krahu i luftës iu ka mundësuar lloj lloj mafiozi , servile të bëhet deputet dhe ministër. Andaj s`kemi pse habitemi që deputetët kërcënojnë prokurorët me Kanun. Ku ndodh në botë që deputetët të kërcënojnë prokurorët dhe përsëri të mbajnë poste të tilla, pasi nuk mbahen në burg më shumë se 30 ditë. Kjo sa për të hedhur pluh syve qytetarëve se gjoja se po zbatohet ligji, këto lojëra politike janë të njohura. Me deputetë që kërcënojnë prokurorët, zv. kryeministër e ministra që prodhojnë skandale s`ka si të mendohet se vendin e presin ditë të mira.

Thaçi ose është spiun francez-rus që synon ndarjen e Kosovës, me qëllim të minimizimit të rolit amerikano-britanik në Ballkan, ose i ka ikur truri. Derisa Thaçit do i mundësohet mbrojta, strehimi nga arrestimi i Gjykatës Speciale, qeveria Haradinaj në anën tjetër vazhdon  të dëmtojë bizneset, duke iu mundësuar oligarkëve marrjen e tenderëve. Kosova e rrezikuar më shumë nga brenda se nga jashtë. E kam të vështirë të besoj se Thaçi do të largohet nga pushteti pa ia bërë gjëmën e madhe vendit, ashtu siç nuk besoj fare se krahu i luftës do t’i sjell vendit diçka pozitive.

Nëse Kosova do të kishte sado pak demokraci dhe përgjegjësi, atëherë automatikisht Hashimi dhe Ramushi duhet të ishin shkarkuar, për dëmet që po i bëjnë vendit. Derisa Thaçi vazhdon bisedimet me Vuqiçin në kundërshtim me realitetin dhe bindjet e qytetarëve, për çka zotohet se po udhëhiqet nga votat dhe interesat e tyre. Pavarësisht se a me dashje apo pa dashje, Hashimi dhe kjo qeveri po i bëjnë dëme vendit, andaj sa nuk është vonë me çdo kusht duhet të largohen nga pushteti si qeveria dhe presidenti, që vendi të shpëtoj sa më pak dëme, ndryshe historia nuk do na e fal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...