Pik së pari Enver Hoxha-j nuk është Shqiptarë , por Kosovarë, kështu e ka zgjedhë kombësinë për veti me shokët e ti por edhe ne na kanë hjek emrin shqiptarë që nuk ka mundë të naj hjek Turki , as Karl e Mbreti, as Marshalli e as Miloshi e naj hoqën « lederët « tan pa na pyt fare dhe tani ne ish shqiptarët e Kosovës asnjë dokument nuk posedojmë ku na shkruan se jemi shqiptarë dhe mund ta dëshmojmë ate në Evropë dhe gjetiu !
E nëse zotriu flet për relacionet e Shqipërisë , të shqiptareve me Evropen atëherë po përzihet në punët dhe në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit fqinjë të Shqipërisë, pasi përmend termin Albanofobi!
E nëse flet zotëri Hoxha -j per ish Shqiptarët e Kosovarizuar pa dashje atëherë gabim e ka se mbi 850.000 ish Shqiptarë tani Kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Evropë shumë më mirë se ai e dimë se si na trajton Evropa e si na trajton qeky shteti i Kosovës.
Unë do të isha më i lumturi në jetë po të më trajtonte kjo Kosove njëjtë e asgjë më mirë e as më shumë se Evropa mua, familjet tona penzioneret , të sëmurit, punëtoret, sportistët, intektualët, rininë etj .
Pra trajtimin e mirë qe ma bën Sllovenia mua dhe familjes time qe vetëm një muaj luftova vitin 1991 për ta dhe vetëm një vit shërbeva në ushtrinë e saj ;
Trajtimin korrekt dinjitozë që ma bën Zvicra mua dhe familjes time sot e që u kujdes 17 muaj për familjen time deri sa isha në luftën e UÇK-së vitin 1998-1999;
KURRË .... nuk ma ka bërë shteti i Kosovës me të gjitha organet shtetërore nga policia në komunikacion, shkolla, spitale dogana, administratë dhe kudo organet të tjera.
Prandaj Evropa është kundër hajnave, dëlirëve, përfituarve , rrenave, trafikantëve, krimineleve që ashtu kundër duhet të jemi edhe ne, por Evropa nuk ka Albanofobi e nuk është asgjë kundër popullit Shqiptarë e as kundër ish Shqiptarëve të Kosovës tani Kosovarë , dhe ne funksionin që është z. Hoxha-j mirë është të mirret me punët e veta, ta din hallin e vet dhe ti zgjat këmbët vetëm aq sa e ka jorganin , e mos të përzien punë për diasporën dhe Evropës se pa ne as pllazmakeksat e Serbisë skish mujt me i ble.