Pse presidenti “serb” i Kosovës bashkëpunon me Beogradin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?!

Opinione

Pse presidenti “serb” i Kosovës bashkëpunon me Beogradin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Hashim Thaçi paralajmëroi nga Parisi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se është në vëshgim të institucioneve dhe shtoi se “qeveris ai që ka shumicën, duke shtuar se kur qeveria nuk i ka votat, duhet ndërruar, duke kërcënuar kësisoj kryeministrin Ramush Haradinajn. Në të dy rastet presidenti presidenti serb I Kosovës shprehet në kundërshtim me kushtetutën, sepse kushtetuta nuk i jep tagër atij të vëzhgojë institucionet dhe së dyti, ligji themelor i shtetit njeh kryeministrin si autoritet kryesor të qeverisjes në një republikë parlamentare si Kosova.

Të dy shigjetat që adresoi Thaçi lidhen me presionin arrogant të tij dhe nuk kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, në të cilin pushtetet janë të ndarë e të pavarur! Por Hashim Thaçi kërcënoi Haradinajt me urdhër të Aleksandër Vuçiq. Kjo sepse kryeministri dhe qeveria e tij në Prishtinë “shkelën vijën e kuqe” me vendimin e fundit për vendosjen e taksës për mallrat serbë që hyjnë në Kosovë.

Thaçi dhe Vuçiq e kanë kërcënuar dhe herë tjera Haradinajn me rrëzim nga pushteti me shpresën se kryeministri aktual do të rrjeshtohet bashkë me ta për ndarjen e Kosovës. Kur kjo nuk ndodhi dhe u vendos taksa e lartpërmmendur, atëherë dy presidentët serbë të Kosovës, Thaçi dhe Vuçiq, vendosën të veprojnë. Fillimisht urdhëruan Listën Srpska që të deklarohet se do të votojë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Ky vendim i deputetëve serbë e sjell mazhorancën në pakicë. Humbja e mazhorancës për qeverinë do të thotë zgjedhje e një qeverie të re, e cila do të duhet t’i shërbejë Thaçit dhe Vuçiqit. Ose sjell zgjedhje të reja parlamentare.

Me këtë akt Thaçi dhe Beogradi duan të konfirmojnë “forcën e pushtetit serb në Kosovë”, dmth duan të thonë se “Qeveritë e Prishtinës janë produkt i vullnetit të Beogradit”! Ashtu siç është vullnet i Beogradit axhenda e bisedimeve midis Thaçit dhe Vuçiq. Të dy presidëntët serbë që udhëheqin Kosovën, Thaçi dhe Vuçiq, do të donin një qeveri të re proserbe, pro ndarjes së Kosovës. Nga vëzhgimi i ngjarjeve besoj se ata nuk do të donin zgjedhje të reja në vend, nëse kemi në mendje zgjedhjet e lira e të drejta. Por edhe nëse shkohet në zgjedhje, kësaj radhe do të derdhën dhjetra e ndoshta qindra milionë dollarë amerikanë ose euro për t’ia dhënë fitoren Hashim Thaçit.

Fitorja e një qeverie proThaçi do të thotë zgjerim i territoreve të Serbisë në Kosovë. Prandaj nuk do të kursehen paratë e korrupsionit e të spiunimit. Por Haradinaj ka deputetët e tij në parlament. Bashkë me deputetët e Nismës ata e kthejnë në minorancë mazhorancën e sotme e për pasojë nuk do të mund të kishte një qeveri të re pa zgjedhje. Prandaj largimi i Haradinajt nënkupton zgjedhje të reja pavarësisht se ka dhe një mundësi tjetër: Partitë opozitare të rivotojnë Haradinajn për kryeministër dhe t’i bashkohen një koalicioni midis LDK-së, VV, Socialdemokratëve, AAK-së dhe Nismës. Këta të gjithë do të bënin mbi 70 deputetë. Qeverisë i duhen vetëm 61 vota.

Kjo është zgjidhja ideale që kthen besimin te qytetarët e Kosovës dhe pozicionon dy forca të kundërta: Nga njëa anë, mbrojtësit e devotshëm të sovranitetit të Kosovës dhe nga ana tjetër partitë e deputetët prothaçistë, të cilët duan ndarjen e vendit, shkatërrimin e institucioneve dhe të shtetësisë së Kosovës, shkurt rrënimin e çdo suksesi kombëtar e ndërkombëtar të derisotëm për lirinë, pavarësinë dhe integritetin e shtetit më të ri në Europë. Por edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, kjo formulë e krijimit të dy blloqeve, dy fronteve, dy krahëve të politikës me synime krejt të qarta kundër njëri-tjetrit, do të ishte efektive. Së pari për të mbrojtur votën nga krimi elektoral i Serbisë dhe Hashim Thaçit. Së dyti për t’i fituar bindshëm këto zgjedhje e më pas inicimin e menjëhershë të shkarkimit të presidentit serb të Kosovës, Hashim Thaçi. Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Haradinaj duhet të qëndrojë në krye të qeverisë si dhe të ndryshojë ministrin e Punëve të Brendshme,duke vendos në atë post një njeri të ndershëm, i cili nuk ndikohet nga partitë që manipulojnë zgjedhjet elektorale. Nga ana tjetër duhet politika duhet t’i dërgojë prokurorit të Shtetit sinjale të qarta për korrektësi në kryerjen e detyrës së tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat