Falsifikimet dhe të vërtetat për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Opinione

Falsifikimet dhe të vërtetat për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Nga: Sami Arifi Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:46
Sami Arifi

Armiqtë e përbetuar të popullit shqiptar në vazhdimsi kanë bërë përpjekje të mohojnë, heronjtë kombëtar shqiptarë, simbolet kombëtare, gjuhën, kulturën dhe deri te mohimi i egzistencën fizike të shqiptarëve. Është me interes të dihet e vërteta e origjinës së heronjëve shqiptarë, pavarësisht cilit konfesion fetar i përkasin. Është me rëndësi jetike e vërteta që ata i takojnë kombit dhe gjakut shqiptar. Çështja fetare ndër shqiptarë ka lëvizur nëpër kohë dhe rrethana të ndryshme historike. Si e tillë feja asnjëherë nuk ka paraqitë ndasi e mosmarrëveshje në mes besimeve. Populli shqiptar gjatë gjithë histories së tij shumëshekullore ka jetuar e bashkëpunuar në harmoni fetare. Kjo tregon më së miri nivelin e lashtë kulturor e civilizues të shqiptarëve.

Ështe e kuptueshme që kjo harmoni fetare nuk iu ka shkuar për shtati armiqve të vjetër dhe të rinjë, ndaj në vazhdimsi janë përpjekur të manipulojnë me këtë kartë të djegur. Ka të atillë që nën ndikimin e historiografisë politike serbe, pohojnë se nëna e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, duke qenë se i përkiste besimit ortodoks, të ketë qenë serbe. Ka zëra mediokër të cilët pohojnë se ata që si përkasin besimit katolik, nuk janë shqiptarë, disa të tjerë madje thonë se Skënderbeu ishte ortodoks, për ta kontestuar si katolik, madje thonë se ishte sllav, ndërsa zërat tjerë thonë se gjoja Skenderbeu ka mbytur myslimanë, ndaj nuk mundet me qenë Hero Shqiptar!   

Fatmirësisht të gjithë këtyre pseudohistorianëve e fundamentalistëve fetar, iu kanë dështuar planet e tyre. Historianët serbë, shkruan libra  për të falsifikuar origjinën e Gjergj Kastriotit.  Millojeviqi, Gropçeviqi, Vllada Gjorgjeviqi e tjerë, ku në fundin e shekullit XIX , e kishin ngritur këtë temë në nivel të Beogradit zyrtar.  Vllada Gjorgjeviq, ish-kryetar i Këshillit të Ministrave të Serbisë, kishte shkruar se Skënderbeu kishte qenë serb, dhe se ai me gjithë seriozitetin e tij pretendon në shpjegimin se në një kohë jo të lartë “shqiptarët kishin pasur bishta si majmunët”. Shih librin e tij; (V. Djordeviç, Les Albanais, fq.8,9).

Image
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Serbi i Bosnjës, Ivo Tomko Marnaviç, në vitin 1636 kishte botuar një libërth duke pretenduar se Skënderbeu ishte serb, madje i familjes së Marnaviçëve.

I shpejt ishte kundërshtimi me fakte shkencore, i Frank Bardhit me veprën “Apologjia e Skënderbeut”, botuar në Venedik më 1636 në gjuhën latine vetëm 15 ditësh, pas librit të   Marnaviçit. Titulli i veprës së plotë të Frank Bardhit është “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve u kthehet bashkatdhetarëve të tij”.  Falsifikimin e Maranaviçit, Frank Bardhi, e quajti të “kobshëm”, duke e hedhur poshtë me fakte konkrete të bazuara në dokumente origjinale të kohës. Po t’mos e bënte një punë të tillë, do ti dukej si një tradhëti ndaj atdheut dhe emrit të tij. 

Vepra  “Apologjia e Skënderbeut” vërtetë ishte apologji mbrojtëse që i bën autori Skenderbeut si hero i popullit shqiptar. 

Nëna e Skënderbeut quhej Vaisava Triballa, arbërore, konfesioni i saj ortodokse. Ishte vajza e Gërgur Triballës, princ i pollogut i shpallur në kishën e Leshës në dinastin e Topiajve. Ajo ishte e lindur në qytezën Draodakum, e quajtur ndryshe nga burimet kishtare Gradec. Ky fshat edhe sot ndodhet me të njejtin emër në komunën e Kërçovës. Fshati Gradec gjendet në rrugën Gostivar-Tetovë sot i banuar me shqiptarë myslimanë.

Babai i Skënderbeut quhej Gjon Kastrioti, arbëror, i biri i Pal Kastriotit me prejardhje nga një familje fisnike me konfesion katolik, i lindur në Mat ose Dibër. Pali ishte princ i zonës përreth Krujës e Dibrës. Në atë kohë liturgjit kishtare te ortodoksët bëheshin në gjuhën sllavishte ose greke. Te katolikët në gjuhën latine, ndërsa te shqiptarët myslimanë edhe sot  lutjet bëhennë gjuhën arabe. Prandaj në asnjë rast lutjet, apo përcaktimet fetare nuk paraqesin përcaktimet kombëtare te shqiptarët. Gjon Kastrioti kishte katër djem: Stanisha, Reposhi, Konstandini, Gjergji si dhe pesë vasha: Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu pas kthimit në Shqipëri më 28 nëntor 1443 në mbrojtje të atdheut bëri 30 beteja, 29 fitore dhe një humbje në Kështjellën e Beratit. Ishte njohës i disa i gjuhëve, gjuhës shqipe, osmanishte, latine, italishte  dhe greqishte. 

Skënderbeu ishte i martuar me Donikën (Andronika) të bijën e princit të famshëm Gjergj Arianitit, njëri prej prijësve më të mdhej të luftës kundër pushtuesit osman. Donika lidhi kuror me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj një mbret pa kurorë, dhe u bë princeshë e Arbëris.

Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Pas vdekjes së Skënderbeut kanë shkruar shumë shkrimtar kombëtar e ndërkombëtar në gjuhë të ndëryshme të botës të cilët  e argumentojnë origjinën dhe të bërat e Gjergj Kastriotit.  Më të njohura janë veprat e shkruara nga Marin Barleti, në gjuhën latine, Romë, (1508-1510), Johan Pinicianus në gjuhën gjermane, 1533, Pietro Rocca, në gjuhën italiane, 1554-1560, Francisco D’Andrade, në gjuhën portugeze,1567, Ciprian Bazylik, në gjuhën polake, 1569, Jakues De Lavardini, në gjuhën frenge  1576, e shumë autorë tjerë të huaj.

Poashtu janë të shumta librat dhe shkrimet e autorëve shqiptarë për Skënderbeun të cilët e dëshojnë në mënyrë të gjithanshme e me shumë fakte shkencore origjinën shqiptare të Gjergj Kastriotit. Ndër to, më të njohura janë vepra e  Frank Bardhit, “Apologjia e Skënderbeut,” e botuar në gjuhën latine në Venedik, 1636,  Marin Barletit, Dhimitër Frangut, Gjon Muzakajt, Jeronim De Radës, Jani Vretos, Naim Frashërit, Fan S. Nolit, Ismail Kadares, Sabri Godos e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat