Antisemitizmi ballkanik

Opinione

Antisemitizmi ballkanik

Nga: Fahri Dahri Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Fahri Dahri

Për të shtjelluar trajtesën, e cila lidhet me ngjarjet e ditës, por që janë rrungala prenjsh dhe lumenjsh shekullorë, hera herës më duhet të ndalem tek disa përkufizime, të cilat nëpërmjet analizave do na ndihmojnë për të arritur në konkluzione të drejta, të sakta dhe të përshtatshme.

A ka dominim “antisemitizmi” në Ballkan, dhe si qendron e vërteta?
        
Semitikët konsideroheshin pasardhësit e Shem-it, ku përfshihen hebrenjtë dhe myslimanët e Lindjes së Mesme (të gjithë banorët e hapësirave territoriale të Lindjes së Mesme). Lindja e Mesme është sinonim për “Lindjen e Afërt”, ku zakonisht përfshihen shtetet e Azisë Perëndimore dhe pjesërish të Afrikës Veriore. Më vonë termi u është referuar hebrenjve. Antisemitizmi është paragjykimi, urrejtja, ose diskriminimi kundër një personi ose ndonjë grupi shoqëror, popujve, pakicave etnike, racore. 

Në Europë, gjatë L2B, krahas antisemitizmit lindi edhe “holokausti”. Tashmë janë të njohura argumentetet, ku për të njëjtat ngjarje apo veprime, mbahen dy qendrime, sipas pozicionit përballë ngjarjeve të rënda, njëra sjell argumente justifikuese; tjetra sjell argumente kundërshtuese. Kështu ndodh edhe me qendrimet ndaj  antisemitizmit dhe holokaustit Ballkanik. 

Njëra palë (vrasësi) e përcakton Holokaustin si mashtrim i një konspiracioni hebre, i cili kishte si qellim për të avancuar interesat e tyre në kurriz të popujve të tjerë, dhe për të justifikuar krijimin e shtetit të Izraelit. Në këtë kuptim, mohimi i Holokaustit, në përgjithësi konsiderohet si një teori antisemitike konspirative.
        
Pala tjetër (viktima) e përcakton termin “Holokaust” gjenocid, që Gjermania naziste dhe aleatët e saj, kryen ndaj hebrejve të Europës. Hebrejtë në gjuhën e tyre (hebraike), termin haolokaust e quajnë Shoah (katastrofë, shkatërrim).
        
Vitet e fatkeqësive të mëdha ndaj popujve të Europës ikën, dhe popujt larg emocioneve të atyre dramave dhe kasaphanave, kanë kthjelluar mendjet dhe kanë gjetur anët e mira dhe të këqia të atyre ngjarjeve të llahtarshme, midis tyre është definuar edhe holokausti, i cili as më pak e as më shumë është përcaktuar, terror, asgjësim total dhe ka sinonim kataklizmat, shkatërrimet, vrasjet masive, katastrofat, masakrat, asgjësimet, shfarosje, hakmarrje, gjenocid, deri në aktin e fundit spastrimin etnik.
         
Sipas Bernard Lazare (14.06.1865 - Paris, 1.07.1903) identifikohen tre forma të antisemitizmit: Antisemitizmi i krishterë, antisemitizmi ekonomik, dhe antisemitizmin etnik ose etnologjik; ndërsa William Brusteini (Zv.President për Strategjitë Globale dhe Çështjet Ndërkombëtare, Professor of History at West Virginia University), emëron katër kategori: fetare, racore, ekonomike dhe politike. 
        
ëto akte ç’njerëzore janë vërtetuar gjatë shekullit XX dhe vazhdojnë të veprojnë edhe në shekullin XXI, nga shtetet të cilat sforcërisht i etiketojnë dhe  etiketohen ”demokratike”. Krahas sa u tha, shoqëria njerëzore përmban edhe disa vese të tjera,urrejtjen, e cila është emocion njerëzor që paraqitet si efekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi shoqëror, popujve, pakicave. Urrejtjet e drejtuara kundra etnisë dardano-arbëroro-epirote, të pamotivuara, të rënda në ndjeshmërinë e personalitetit tonë, janë, siç shprehet populli, “urrejtje qorre”, pa mbështetje logjike.
        
Gjithashtu në shekullin XX-të, lindi edhe “Aparteidi”, me fillesë në Afrikë, me të cilin përcaktohet diskriminimi sistematik dhe i legalizuar, ndaj një personi, grupnjerëzish, racash, etnie apo fetare. Faktikisht “aparteidi”, është përdorur nga të huajt gjërësisht edhe ndaj mjedisit shqiptar. Më të theksuara, radikale, të papërmbajtura dhe tejet të skajshme kanë vepruar ndaj pakicave etnike shqiptare, të rajonit të Kosovës, të Çamërisë, Iliriadës, të cilët kaluan bashkë me trojet e tyre padrejtësisht në shtete të tjera. 
        
ë vijim do përqendrohemi tek shtjellimi i disa lëvizjeve të kohës së fundit, të cilat ngritën krye duke përdorur veprime maskuese ndaj ngjarjeve të vërteta, me spostim jo dashakeqës, por armiqësor, jo vetëm për qëllime politike, por nxitës të nacionalizmit ekstrem dhe destabilizues deri në cënim të sovranitetit të vendit. Raste të cilat zbardhojnë dhe zbulojnë realisht veprimet antishqiptare, si ndaj shtetit Shqiptar dhe pakicave që aksidentalisht ndodhen sëbashku me trojet e tyre nën pushtimin e shteteve të tjera, gjatë mbi 100 viteve.
         
Shtjellimin do ta realizojmë duke marrë për referim dy qendrime të ndryshme, për të njëjtën ngjarje dhe argumentet dy palëshe, nga ku dallohen shumë qartë mashtrimet dhe të vërtetat, si dhe shfaqen haptazi si karakteret paqedashës dhe ato agresive të palëve në diskutim. Për palë do përfshijmë personalitetet që kanë mbajtur qendrimet e tyre, jo të grupuar sipas shteteve, por sipas këndvështrimit të tyre për të njëjtën ngjarje. 
        
y ballafaqim qëndrimesh, do të tregojë seriozitetin dhe sinqeritetin ndaj të vërtetave, dhe do të zbulojë dy fytyrësinë e trajtimit të problemeve nga pikëpamja politike, njëherazi dhe përdorimin e “antisemitizmin” racor, politik, ekonomik dhe fetar, i pranishëm edhe në shekullin XXI. 
        
Analizë nuk ka për qëllim të faktorizojë elementët pozitivë dhe negativë të ngjarjes konkrete (ngjarjes së Bularatit), por shërben për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e shoqërive njerëzore të të dy shteteve tona dhe më gjërë, lidhur me mundësitë reale për të kuptuar mashtrimet, nxitjet nacionaliste ekstremiste, urrejtjet qorre, si etniko-racore, politike, ekononike dhe fetare. Po ashtu për të siguruar këndvështrime realiste në mbajtjen e qendrimeve të drejta ndaj ngjarjeve të cilat mjeshtërisht manipulohen nga politikat, ekstremistët nacionalë, racorë, fetarë dhe ekonomikë.

? Fillimisht do të trajtojmë shkurtimisht qendrimet realiste, të sakta dhe të sinqerta të disa personaliteteve nga të dy shtetet fqinjë, ndaj ngjarjes në Bularat me datë 28 tetor 2018:                       
        
Qendrimet e qeverisë shqiptare:
         
?- Pas vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastrës, ka reaguar shefi i qeverisë shqiptare: “Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”.  

Reagime të disa personaliteteve të shtetit Grek:
        
? - Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos, mes të tjerash deklaron: “Jam kundër faqezinjve që sulmojnë policinë. Kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Policia veproi siç duhet të vepronte në SHBA a vendet nordike”. “Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj. Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?”, u shpreh Pangalos.Gazeta Dita, dt . 01.11.2018                   
        
?- Zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, Dimitrios Papadimoulis u shpreh: “Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë këtë temë politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit. Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstremiste, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi. Në Athinë  dhe në Tiranë janë kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa. Duhet të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë. Ky ping pong mund të përkeqësojë jetën e pakicës greke në Shqipëri“.         

        
?- Me datë 28.10.2018. Ministrja greke e Arsimit, tregoi vizitën në Shqipëri dhe u shpreh se:”i nderuam ushtarët mes malesh pa problem, flamujt tanë nuk u ulën, por valëvitën lart. Homogjeni me kallashnikov kërcënoi dhe na quajti tradhëtarë”.

        
?- Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, në një intervistë për “Tv Creta”, deklaroi se Kaçifas u vra në Jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet antishqiptare. “Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“. Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar. “Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit?”.
        
? 14 deputetë të Syrizës, padisin stacionin televiziv “Star”. Postuar: 07/11/2018.- Stacioni televiziv kombëtar grek “Star” është paditur nga 14 deputetë të “SYRIZA” për lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas nga autoritetet shqiptare. Anëtarët e partisë në pushtet, denoncojnë televizionin “Star” se ka transmetuar informacion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si kjo e vrasjes së Kacifas që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri.
        
“Lajmi i ditëve të fundit ku thuhet se Konstandinos Katsifas nuk u vra gjatë një shkëmbimi zjarri por u arrestua më pas u vra në mënyrë makabre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018 është një shqetësim i madh për ne. Ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre.”, thuhet në një pjesë të denoncimit nga deputetet.
        
Sipas “Albeu” jepen edhe emrat e deputetëve që denoncuan televizionin “Star”. Së fundi, ata u kërkojnë ministrave përgjegjës:
        
“• Çfarë iniciativash keni ndërmarrë për të rivendosur të vërtetën? 
        
? Çfarë veprimi do ndërmarë Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për këtë çështje?
        
? A do të sanksionohen përgjegjësitë e stacionit televiziv “STAR” për këtë incident”.
       
Këndvështrimet ndaj ngjarjes, tregojnë ngjyrimet antisemitike, halokaustin aparteidin dhe ekstremet politike.
       
Personalitete të opozitës shqiptare, lidhur me “Bularatin”, mbajnë qendrime thjeshtë politike, për intresa partiake. Për “hir” të politikës, u sulmua qendrimi i shtetit Shqiptar. Qendrime të cilat, për situatën, u vinin për shtat veprimeve dhe thirrjeve antishqiptare. 
       
Trajtojmë disa nga këto deklarime, për gjykim të pavarur të lexuesve.

a) Përfaqësues i PD-së: “Të dashur miq, dje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqisë ka hapur zjarr për motive ekstremiste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit. Kur them të neutralizojë nënkuptoj me ketë dorëzimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjesimin e tij kur dy të parat janë ta pamundura. Pavarësisht aktit të dënueshem që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerëzore familjes së viktimës. Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qellime politike. Konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarje. Me këtë rast bëj thirrje për nderprejen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i sherbejnë as të vertetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona!”. 

b- Përfaqësues i Partisë Demokratike, në bashkëbisedimin me gazetarët ditën e sotme, e konsideroi vrasjen në Bularat si “ngjarje kriminale që duan ta kthejnë në ngjarje politike”....“Rama kërkon që të zhvendosë në mënyrë artificiale vëmendjen, duke pompuar një ngjarje kriminale që duhet trajtuar si kriminale. Është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Ai kërkon të largojë vëmendjen nga fakti që nuk kemi qeveri, por një bandë kriminale që na drejton”, deklaroi Basha. “Ai jo vetëm përdor ngjarje të tilla kriminale, por edhe prodhon ngjarje që çojnë në destabilizim të vendit dhe rajonit”. (Sipas gazetës "Dita" dt.30.10. 2018).-

Qendrimet ndaj ngjarjes së Bularatit, në një farë mënyre dakortësuan Athinën me partitë neo-naziste (si: Agimin i Artë, Demokracia e re dhe organizatat homologe të MAVI-së) ndaj shtetit Shqiptar. Njëherazi u pa dhe zhgënjimi i shtetasve shqiptarë, të cilët minoritetin e kanë respektuar më mirë se çdo shtet tjetër duke e konsideruar me vetëdije “urëlidhëse” mes dy popujve; por disa prej tyre, nisur nga qendrimet ndaj ngjarjes, dhe jo vetëm kjo, e vunë në dyshim dhe identifikojnë me “uranxitëse” dhe baza strehimi për ultranacionalistët homogjenë, në krijimin e mundësive për realizimin e fantazmës Vorio-Epir. Zhgënjimi ishte i pritur dhe i njohur për ata, por rasti reflektoi edhe shpresa të humbura!. 
         
Ja disa qendrime dhe thirrje ekstremisto-nacionaliste që, “vlojnë” në idetë e shtetit të “Megalloidesë”:

         
c- Eurodeputetja, Eleni Theocarus pjesë në Grupin e Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian është shprehur: “Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut”.

         
Për kujtesë, eurodeputetja qipriote në fjalë, në dhjetor të vitit 2016 ndodhej në Tiranë, në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ, ajo u ekzaltua, u frymëzua (uplift) dhe me pompozitet, deklaroi: “Gjendem mes greqizmit të Vorio-Epirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit Grek". Pas incidentit të para 10 ditëve, ku humbi jetën Kacifas ajo do të deklaronte: “Shqipëria nuk do të hyjë me gjak në Bashkimin Europian”. Po në ditën e varrimit të ekstremistit Kacifas, ajo u shpreh sërish: “Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësojnë terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm".

        
azuar në qëndrimet e saj, lidhur me ngjarjet dhe thirrjet raciste në Bularat, nxitjen e urrejtjes dhe pretendimeve territoriale, Shqipëria e shpalli person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote.

         
ç- Mitropoliti i Konicës, Konstantinos Andreas, i bën thirrje shtetit grek të “ndërhyjë” për të çliruar “Epirin e Veriut”. Në letrën e tij thuhet se “shqiptarët e urrejnë helenizmin”. “Pavarësisht se sa shumë përpiqen shqiptarët, helenizmi i Epirit të Veriut nuk do të çrrënjoset”. “Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por shpejt instikti nxorri në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kundër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht”. “Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifa, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë (??!). Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre. Ne i bëjmë thirrje shtetit grek dhe autoriteteve të insistojnë në sqarimin e krimit. Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: “Bashkimi i Epirit të Veriut me Greqinë”, thuhet në letrën e mitropolitit.

        
Në këtë shkrim nuk dëshiroj t’u bëj komente deklarimeve pro dhe kundër, ato i takojnë lexuesave, por për thirrjet e këtij prifti them vetëm kaq: Hipokrizi, nuk tregon të vërtetën, por e përdor ngjarjen duke mashtruar në shërbim të qëllimit të  kishës ortodokse greke për shtrirjen e helenizmit.

e- Një incident me flamurin grek në një varkë në ishullin e Kretës, ka shkaktuar reagime dhe në qendër të vëmendjes, pa asnjë burim informativ, janë akuzuar shqiptarët. Kur mbas sqarimeve rezultoi se ishin disa nxënës francezë, që kishin udhëtuar drejt Kretës nga Franca. Ata kishin ulur flamurin grek nga një shtyllë. Dikush nga qytetarët e rastit e fotografoi momentin dhe pa një pa dy nxituan të informonin se mbas atij akti ishin shqiptarët. Po ashtu vrapuan edhe mediat greke dhe pa hezitim e pasqyruan lajmin se autorët e heqjes së flamurit Grek ishin shqiptarët.
        
Në të vërtetë rezultoi se akuza ndaj shqiptarëve ishte e sajuar. Sqarimin dhe të vërtetën e informoi e përditshmja greke “I Efimerida”, e cila shkroi se personat që mendoheshin të ishin shqiptarë për uljen e flamurit grek, në fakt janë francezë, pjesë e një grupi prej 40 nxënësish që kishin shkuar në ishullin e Kretës. Edhe policia greke nisi hetimet pas bërjes publike të kësaj ngjarje dhe zbuloi se asnjë shqiptar nuk ishte i përfshirë. Mbasi u sqarua se si ishte e vërteta, shtypi grek shkruajti se nga verifikimet rezultoi që as nxënësit francezë nuk kishin synim të përdhosnin flamurin e Greqisë, por dëshironin që ta merrnin si suvenir pas largimit nga Greqia. Kuptohet dy fytyrësia, justifikim për francezët, ndërsa po të ishin shqiptarë, reagimi do ishte krejt ndrydhe, siç dhe u informua.

Një incident i cili është shumë domethënës për qendrimet greke ndaj shqiptarëve! Qendrimi i palës greke ndaj incidentit me flamurin, na kujton njëshmërinë e qendrimit të shtetit Grek ndaj shteteve nazifashiste, të cilat e pushtuan. Shteti Grek, me që ato ishin dhe janë shtete të fuqishme, krijoi marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi dhe miqësie, ndërsa me shtetin Shqiptar, megjithse nuk zhvilloi luftime me Greqinë, vazhdon të mbajë “Ligjin e Luftës”. Nxënësit francezë, janë të shtetit Francez, me qënë se janë të tillë, ata e donin flamurin grek për “suvenir” (një qendrim me dy anë pozitive, sipas palës greke: “vlerësimin” e flamurit grek dhe “justifikimin” e veprimit të nxënsave francezëe; nëse do ishin nxënës shqiptar, të shtetit Shqiptar, do akuzohej Shqipëria në Bruksel po se po por deri edhe në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat