Kërkesë, azili deri te të gjitha qeveritë e shteteve europiane

Opinione

Kërkesë, azili deri te të gjitha qeveritë e shteteve europiane

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:09
Sulejman Mehazi

Kërkojmë nga autoritetet e të gjitha shteteve të BE-së, nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe nga Ambasadat e tyre që, mua, Sulejman Mehazit, për shkak padrejtësive të mëdha sociale, ekonomike, politike e kombëtare të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, të më jepni strehim-statutin e Azilantit, në një nga vendet tuaja!

Nëse Nikolla Gruevskit i lejohet të ik e të kërkojë azil politik, si ish Kryeministër me të gjitha të bërat kriminele e skandaloze ndaj shtetit të tij, atëherë pse mua mos të më lejohet vend-leja e azilit social, ekonomik e politike në vendet më të zhvilluara europiane.

Më parë duhet neve të na jepni azil  për shkak të këqijave të Gruevskit ndaj nesh e ndaj shtetit që e udhëhiqte ai.

Neve na lejohet  të kërkojmë shperngulje azili në shtetet tuaja, e jo Ish-Kryeministrit të korruptuar deri në majë të kokës.

Nëse ju pranoni  njerëz të skandalizuar sikurse Gruevskin, e popullatën e përvuajtur jo, atëherë ju përkrahëni të keqen politike botërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat