Kur të injoron shtëpia e të lavdëron kojshia!?

Opinione

Kur të injoron shtëpia e të lavdëron kojshia!?

Nga: Hafiz Shala Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 21:52
Hafiz Shala

Nga kjo thënie popullore që është përdor për nji zot shtëpie të cilin siç thonë e kanë qitë  e kanë lanë sepse, askush nuk e ndwgjon e respekton e askush nuk e pyet për asgjë, ndërsa, kojshia dhe armiqësia, ja rrahin krihet si të “mençurin, të aftin dhe shpianikun”. Por, kur i zoti i shtëpisë luan nga mendja, atëherë, ata e kanë vështirë që ta kthejnë prapa në shtëpi sepse u ka dalë doresh dhe jau murë fytyrën dhe po donë me i qitë në bela.

Kosova futëzezë, përjetojë që ta ketë njw “zot shtëpie” që siç do të thoshin pleqtë tanë, ja qiti dizginat kalit dhe as Stambolli nuk e ndalë.

A ka gjë ma të rendë kur ky klysh shk** i gjunjëzohet Putinit që ti ndihmojë në angazhimin e tij, për t'i dalë zot Serbisë, përmes kurrizit të thyer të popullit të Kosovës, nga ky monstrum që në historinë tonë kombëtare kurrë nuk ka ngjarë që njw njeri në krye të shtetit haptas dhe pa kurrfarë turpi e frike, punon e bashkëpunon më armiqtë e Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi.

Vetëm e vetëm që ta shpëtojë lëkurën e vetë për krimet e bëra ndaj shqiptarëve dhe, as që i shkon mendja se është duke bërë “pazar pa hangjinë”.

Desha të përmendi njërën nga disa thëniet e Mit’hat Frashërit për shqiptarët e cila do të vijë në kundërshtim me mendimet e mia kritike ndaj këtij, Presidenti, i cili, as nuk është i popullit dhe as që e përfaqëson atë në asnjw mënyrë dhe në asnji rast sepse, veprimet janë kryeneveti në kundërshtim me interesat e atyre i cili, gënjejnë se i përfaqëson, e në mes tjerash ai thotë:

"Mos e qorto dhe mos e shajë shqiptarin për fajin qe ka bwrë, se ajo është mënyra ma e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre më të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë”.

Po, por problemi është që ky, as nuk ngrehet e as nuk grahet!

“Përfaqësimin e tij, i thirrur në emër të Kosovës”, në 100 vjetorin e përfundimet të Luftës së Parë Botërore e mbajtur në Paris të Francës si i ftuar në këtë ceremoni, është ogurzi për Kosovën sepse, u organizue më kërkesën e Vuqiqit, dhe u përgatite nga autoritet franceze përmes Shërbimit Sekret francezë anëtarë i të cilit është vetë Presidenti i Kosovës.

Ai qysh kur e ndërpreu turmën e shqiptarëve pas lufte për t'u kthye në veri të Mitrovicës i cili bashkë me Kadri Veselin, ju premtojë këtë do t'a zgjedhin dhe që të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre në atë pjesë pakurfar problemi. I përcjellur nga shërbimi sekret DSGE në krye me Denian shefin e këtij shërbimi, u kthyen bashkë me xhipin e tij, dhe, shqiptarët sot e asaj dite mbeten refugjatë në shtetin e tyre dhe qytetin e tyre të ndaluar.

Për t'i dalë zot dhe për ta “afirmuar dhe respektuar” këtë bashkëpunëtor të të dy shërbimeve sekrete respektivisht të të dy shteteve armike të Kosovës, Francës dhe Serbisë me përkrahjen e Rusisë sic po e vërteton edhe ai vetë, duke ja vu thikën pas shpine Kosovës, nuk ka të ndalur dhe mburret si burrështetas i suksesshëm bile, duke u thirrur edhe në Presidentin e SHBA-ve, zotin Trump, duke diskutuar për çështjen e korrigjimit respektivisht të ndarjes së Kosovës, pa u hamendur fare se për këtë nuk e ka autorizimin as përkrahjen e asnjë institucioni të Kosovës respektivisht organit më të lartë legjislativë dhe vendimmarrës, Parlamentit të Kosovës.

Para këtij udhëtimi, ky, as që e ka ba dert këtë punë se si do ta përfaqësojë ai Kosovën dhe a e ka pëlqimin që të diskutojë për këto tema. Për të cilat, vetë u deklarue se nuk se nuk do ti hapë. Por, ndodhi e kundërta.

Shkelësi ma i madh i Kushtetutës, për këto dhe shumëveprime tjera, thirret në Kushtetutën e Republikës së Kosovës sepse ky na qenka President-Monark, dhe këtë, nuk mundë të ja ndalojë askush.

Kryeministri i Kosovës, duhet të jepë dorëheqje që të hap rrugë për zgjedhje të reja dhe më këtë akt të ja pamundësojë këtij Presidenti kryeneç e marroq, ose, do të jetë bashkëpërgjegjës për veprimet e Presidentit i cili nuk përfillë askënd nën psikozën e frikës nga Gjykata Speciale, për përgjegjësinë për krimet e për të cilat akuzohet. Me këtë veprim, Kryeministri mundë të kontribuojë në shpëtimin e Kosovës në momentin më kritik në të cilin gjindet vendi, duke shkuar në zgjedhje të reja dhe duke ja ndalë turrin e aktit tradhtisë me ndihmën dhe përkrahjen e armiqve tanë.

Është momenti i fundit dhe i pakapërcyeshëm që, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa imidiat që ta ndalojnë, ta kthejnë “në bazë” dhe të ja marrin pasaportën diplomatike, ose të kërkohet që populli të ngritët i tëri dhe t'i largojë që nga Presidenti dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë për përgjegjësinë në udhëheqjen e shtetit, i cili po shkon drejtë zhbërjes.

Si mundë të jesh spektatorë i thjeshtë dhe ta përbishë njw veprim i cili, donë ta sjellë ujkun në torishtë, dhe atë diktatorin komunistë, armik jo vetëm i yni por edhe i mikut tonë më të çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E tërë Europa angazhohet që t'i del përball këtij krimineli dhe, të provojë që ta fusë Serbinë në Bashkimin Europian, për ta mbajtur nënë kontroll ndajë Rusisë.

Ndërkohë, ky e fton ta vizitojë Kosovën për t'i ndihmue Serbisë dhe forcue atë, për t'a dobësue BE-në dhe, për t'a futë Rusinë në Ballkan, duke i mundësuar përmes Edi Ramës dhe Erdoganit, të dalë edhe në Detin Adriatik, ëndërr e kamotshme e kësaj bishe nga Karpatet. Po, si mendon ky me e sjellë Putinin në Kosovë dhe kush do ta pretë njw okupator katil që do të thotë ti anashkalosh Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat panë njw takim më Presidentin Trump, po duhen përgatitje dhe pëlqim nga Kongresi Amerikan duke jau tregue arsyen dhe rezultatin e këtyre bisedimeve i cili do të rrjedhë pas kësajë vizite.

Këtij askush nuk ja shkel derën sepse është i akuzuar për krime të rënda dhe, asnjë president i asnjë vendi nuk ka dëshirë që në emër të shtetit qe e përfaqëson t'i shtrëngojë duart vetëm në rastet të veçanta kur është i domosdoshëm për të përcjellë mesazhin e vendit të tij, të Qeveria e Republikës së Kosovës ku shpeshherë edhe anashkalohet.

Ky, absolutisht nuk e konsideron përkrahjen ose mospërkrahjen e popullit, sepse, për këtë është më rëndësi që liderët gjoja ta përkrahin, e qartë shihet se luajnë më të si më budallonjë e Oborrit Mbretëror të mbretërive mesjetare.

Or popull, aspak nuk po ju brengosë ndërgjegjja që bota po na shikon duke menduar se, mos vallë i tërë populli është si ku president matrapaz?! A do të lejoni që të barazoheni dhe të identifikoheni më këtë njeri të çmendur e të krisur! Po ky u pasurue duke e vjedhë shtetin, duke i shitur asetet më të rëndësishme të shtetit me çmime damping për përfitime personale dhe klanore, e në anën tjetër, tallet më skamnorët që i mashtrojë e i gënjejë se do të ju hap vende të reja të punës e cka jo tjetër.

Ky, as që lodhet për njohje të reja ose për të ndalur trendin e ç ‘njohjeve duke mos akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore me nji shtet me të cilin gjoja donë paqe të përhershme dhe stabile por në dëm të Kosovës.

Europa si Europë, përjashto Gjermaninë, gjithnjë u tregue njerkë ndajë Kosovës, anipse dorën në zemër! përsëri, fajin e kemi vetë në përzgjedhjen të ashtuquajtur lider dhe atë të krahut të luftës të cilët sikur Presidenti, as që ka marrë pjesë në të, anipse më atë devizë erdh në pushtet përmes vrasjeve të oponentve dhe çlirimtarëve të vërtetë.

Si mundet nji klasë politike pjesëmarrëse në pushtet haptas të lejojë deshtetëzimin e Kosovës, rikthimin e sajë nënë Rezolutën 1244, në rishqyrtimin e Statusit të vendosur më shpalljen e Pavarësisë në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, në rendë të parë me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ky manipulues e mashtrues, i keqpërdorë deklaratat të udhëheqësve të lartë, pa i shpjeguar se për çka bëhet fjalë, kur është në pyetje për korrigjimin e kufijve, që as ky nuk e kupton në esencë apo ndërrim territoresh, i cili asnjëherë nuk e përmend saktësisht por në mënyrë të mjegulltë.

Shtetet demokratike siç është edhe Gjermania dhe SHBA-t, kur ju thojnë se nëse merreni vesh, ne nuk kemi asgjë kundër, por, Gjermania e cila e njef Serbinë por na njef edhe neve, e dinë se kjo marrëveshje është e pamundur dhe do të këtë efektë domino, assesi nuk pajtohet përçka edhe SHBA-t me siguri se nuk do të pajtohen kur ta kuptojnë qëllimin djallëzorë të Presidentit nëse ata duhet të jenë garantuese të paqes dhe sigurisë.

Prandaj, ky president, ose duhet të shkarkohet, të shkohet në zgjedhje të reja sepse, as Qeveria nuk mundë të funksionojë me votat pakicë ose, nëse këto nuk gjejnë zgjidhje, atëherë, populli duhet të ngritët dhe ti merr frejtë në duart të veta, nëse donë të mbijetojë. Cilën zgjedhje do t'a përdorni për të shpëtuar vetën dhe shtetin? Koha po ecë në drejtim dhe kaje të kundertë.

PS.Autori është anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane. Mendimi është personal e jo i subjektit që e përfaqëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat