A ishte çmimi që Kosova e pagoi me interferimin e "nëndheshëm" të Rusisë, për pranim në Interpol?!

Opinione

A ishte çmimi që Kosova e pagoi me interferimin e "nëndheshëm" të Rusisë, për pranim në Interpol?!

Nga: Hafiz Shala Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Hafiz Shala

Klasa politike në pushtet, le qe nuk është në gjendje të veprojë më kohë dhe mençuri, por, thjeshtë është aq naive(nese nuk është e qëllimshme), që të bijë në këto kurthe politike nga diplomacit më me prevojë, nga shërbimet sekrete shumë më të avansuara, deri të dakordimi më nji çmim kaq të ulët për dorëzimin e pjesës veriore më aresyetim se, nji marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës, Rusia, do të hjekë dorë nga vetoja për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Fatëkeqësishtë, kjo do jetë ''nji atu” në dorën e Thaqit, si “politikan i sukseshëm dhe i zhdervjelltë”.

Agjenda e tijë për ndërrim teritoresh, nuk është as e tijë e as “mençuri e tij” por e kancellarive të shërbimeve sekrete të Francës, Rusisë, sipas planit të Serbisë dhe disa shteteve antikosovë që po na përcjellin si hijena natë e ditë.

Presidenti, pa nderprerë thirrët në përkrahjet që i ka nga “Evropa dhe SHBA-të”, që nuk është e vërtetë përposë Francës, e cila është bërë zëdhënse e Serbisë dhe urëlidhje Serbi Rusi, anipse këto kanë egzistue dhe egzistojnë.  

Por, si shihet tani edhe shumë ma haptas së asnjiherë më parë - para “finales së bisedimeve” që nuk do të jetë finale, duke e patur parasyshë reagimet nga brenda në Kosovë. Kujtojmë reagimet e Kryeministrit Haradinaj, spektri politik pozitë-opozitë dhe tonet disonante të qendrave të vendosjes, të cilat, sa më shumë po e kuptojnë lojën "qorrase" të këtij Presidenti, i cili ende nuk e ka kuptuar se sa "thellë" ka hyrë në atë qorrsokak që ndoshta edhe i beson.....!

 Ky President për hirë të vetvetes, edhe lëkurën e vetë, e vuri para interesit kombëtar e shoqërorë, fillojë duke dhenë sinjale të disfavorshme për iniciativen e tij, që në të vërtë burimet i kanë qysh në ndarjen faktike të veriut defakto më ndihmën e Shërbimit Sekretë dhe ushtarak, francezë në bashkpunimim më anetarin e tyre të devotshëm, tani në krye të shtetit, Presidentin “fake” të Kosovës në shërbim të Serbisë dhe Rusisë.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” : "BE kundër ndarjes së Kosovës, Mogherini është pothuaj vetëm,Thaqi e ka humbur përkrahjen e të huajve në rajon(DP)".

Gazeta gjermane thekson se shumica e vendeve të BE-së, janë kundër korigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Përse e kundërshtuan shumica e ministrave të jashtëm ndarjen e Kosovës në nji takim në Vjenë në fundë të gushtit? Dhe, çka thuhet në nji raport intern të nji politikani gjerman dhe një ish diplomat britanik mbi idenë e korigjimit të kufijve?

“Në nji komentë që botohet në numrin e së martës të gazetës gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” thuhet se shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, e ka thyer një tabu të politikës së BE-së ndaj Ballkanit. Që nga përleshjet e përgjakshme të viteve ‘90 në Ballkan për politikanët e BE-së vlente parimi se shkëmbimi i territoreve në bazë të përkatësive etnike, nuk është zgjidhje dhe do të ashpërsonte tensionet në rajon. Mogherini, shkruan gazeta gjermane, është deklaruar në përkrahje të planeve të presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuqiq dhe Hashim Thaqi.

Franca është treguar e hapur ndaj shkëmbimit të teritoreve, por Gjermania dhe nji shumicë e qartë e shteteve të BE-së e hedhin poshtë këtë ide. Kjo u bë e qartë në fundë të gushtit në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas përmendi rrezikun e hapjes së plagëve të reja në rajon dhe rritjen e kërkesave për korigjim të kufijve në tërë rajonin. 

Kolegu i tij nga Luksemburgu Jean Asselborn tërhoqi vërejtjen: ‘Kjo mund të ndikojë shumë negativisht ne vende të tjera të rajoni’.kjo mund të ndikojë shumë negativishtë në vende të tjera të rajoni’.Kjo vlen në radhë të parëpër Bosnjë-Hercegovinën, ku marrëdhëniet mes grupeve etnike boshnjake, serbe dhe kroate janë të pandryeshueshëm tepër të tensionuara. BE, po ashtu frikësohet se shkëmbimi i propozuar i territoreve mund të zgjojë apetite edhe në Maqedoni, Mal të Zi, dhe në disa pjesë të Serbisë të banuara nga pakicat, shkruan “ Frankfurter Aggemeine Zeitung”.Gazeta në vazhdim citon nji raport intern, të cilin e kanë shkruar për Këshillin Europian për Marrëdhenia me Jashtë (ECFR) Robert Rottengen, kryetar i komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, dhe ish -diplomat i lartë i BE-së nga Britania e Madhe, Robert Cooper. Raportin këta të dy e kanë shkruar pas një vizite në Kosovë.

Rottgan dhe Cooper “arrijnë në përfundim se presidenti Thaqi e ka humbur përkrahjen nga vezhguesit e huaj në rajon dhe ka vështirësi të mëdha të arrijë konsensus në Kosovë”.Sipas Rottgen dhe Cooper ambasadorët europian në Prishtinë, janë të nji mendimi: ata thonë se ndryshimi i kufijve me gjasë nuk do të kalojë në mënyrë paqësore: "Qeveritë dhe vëzhguesit nuk do të duhej ta trajtonin me entuziazëm idenë e ndryshimit të kufijve”.

Pas të gjitha ketyre veretjeve, sygjerimeve, rreziqeve që mbartin në vete këto idena vetanake, qellimëkëqia për Kosovën dhe popullin e saj, organet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet urgjentishtë të ndermarrin hapat përfundimtarë për të ndaluar coptimin e Kosovës në bashkpunim më armiqët tanë.

 Të cilët, tani haptas si kurrë më parë po i tregojnë qellimet e tyre ekspanxioniste në demë të Kosovës me regji mirë të pregatitura dhe më një fshehtësi dhe dredhi prefide që përmes Thaqit ta krijonë Serbinë e madhe.

Parlamenti i Kosovës, menjiher duhet ta thërrasë në interpelancë Presidentin dhe ti kërkojë sqarime konkrete për idetë e tij, fatale për Kosovën dhe, pas nji raporti më shkrim për të gjithë deputetet, të vendosët për fatin e bisedimeve më Serbinë. Nëse presidenti nuk i pergjigjet ftesës për interpelancë, të ngritët iniciativa për pergjegjësinë shtetërorë në përfaqësimin e Kosovës në marrëdheniet ndër - kombëtare, deri të shkarkimi nga posti i presidentit.

Parlamenti i Kosovës duhët në menyrë të prerë të sjellë nji Rezolutë më të cilën kundërshtohët coptimi i Kosovës, sikur ai i Shqipërisë në Konferencën e Londrës që nisi punimet më 17 dhjetor 1912, me krijimin e nji Shqipërie autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nentor 1912 në Vlorë. Si rrjedhojë në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga “fakti”, se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë. Që në seancën e parë në parim u vendosë që Shqipëria autonome të kufizohët në veri me Malin e Zi e në jug më Greqinë, ndërsa më 25 mars 1913 ajo përcaktojë kufijtë verilindorë të Shqipërisë, duke lënë jashtë Kosovën dhe viset tjera etnike, të cilat kaluan nga pushtimi osman, nën robërinë serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e Aleancës Ballkanike(Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia), kishin pushtuar më forcë pjesën më të madhë të tokave shqiptare.

Prandaj, në këtë periudhë të coptimit të tokave shqiptare, lindin mërcenarët e sojit të Esat Pashë Toptanit që po përseritët sotë në tokat dhe shtetin e Kosovës përmes Hashim Thaqit, i cili mu sikur Esat Pasha që e dorëzojë Shkodrën Malit të Zi, si vazal i Turqisë, donë ti dorëzojë pjesën veriore Serbisë përmes aleatëvë të tij, Serbisë, Francës dhe Rusisë.

Futja e “veshve në lëshë” nga Putini-Rusia, gjoja lidhur më anëtarësimin e Kosovës në Interpol, doli de facto se ishti nji truk mashtrues më fatalitet për Kosovën, ose një interferencë e Moskës, e nënëdheshme diplomatike kundra Kosovës në Interpol.

Prandaj, nën slloganin : jo 1912/1913 në vitin 1918/1919 për Kosovën, nese jo institucionët, atëhere popullit nuk i mbetët asgjë tjetër, që Kosovën definitivishtë ta nxjerrë nga këto  kthetrat e Serbisë më ndihmën e mercenarit në krye të shtetit të Kosovës.
Më ketë Rezolutë të njoftohën qendrat vendosesë ndërkombetar më të cilat edhe e kemi shpallur Pavarësinë më këta kufijë më aprovimin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe nuk ka ma coptim të tokave shqiptare, që më siguri se janë të vëtëdijëshëm për rrezikun dhe pasojat jo vetëm në trojet ballkanike por edhe në tërë Evropën dhë më gjerë. Vendosmëria duhët të jetë e paluhatshme, sepse, për t'i zgjedhë konfliktet të nxitura nga Serbia ekspanzioniste, nuk lejohët që të tregëtohet më tokat shqiptare.

Mjaftë është mjaftë.

Autori është anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane. Mendimi është ekskluziv përsonal dhe nuk paraqetë mendimin e subjektit që ai e përfaqëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat