Mbrojtja e produkteve vendore dhe tarifat ndaj produkteve serbe

Opinione

Mbrojtja e produkteve vendore dhe tarifat ndaj produkteve serbe

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Dr. Artan Haziri

Kosova duhet të jet e vendosur, më shumë se qdo here tjetër.. Qdo shtet e ka për detyrë t'i mbrojë prodhuesit vendore. Tani,  kur tarifa kundër produkteve serbe është vendosur 100 % , duhet të mbahet me qdo kusht. Shteti serb me qdo menyre po e bllokon popullin tonë, e se fundi edhe deshtimi në Interpol. Duhet edhe populli të kuptoje se nuk duhet të konsumohet produkti nga serbia.

Vendimin e MTI-s për vendosjen e tarifës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë duhet ta mbeshtesim fuqishem.
Bizneset nga Serbia dhe Bosnja në vazhdimësi kanë sjellë produkte në Kosovë të cilat janë shitur nën koston e prodhimit.  Me fjalë të tjera kanë aplikuar damping në Kosovë. Këto kompani nuk kanë realizuar asnjë profit në Kosovë, por në mënyre agresive e kanë marrë tregun duke e tkurrur prodhimin vendor. Dihet se konsumatorë në Kosovë për shkak të standardit të ulët, vendimin për konsum të produkteve e bazojnë në çmim. Prandaj çmimi i ulët ka ndikuar që të rritet konsumi i këtyre produkteve. Si mundet të ndodhë që një bllok i prodhuar në Serbi të shitet më lirë në tregun e Kosovës sesa në tregun e Serbisë? Si ndodhë që një litër qumësht i prodhuar në Bosnje të shitet më lirë në tregun e Kosoves ?

Serbia duhet ta kuptoje se edhe ne mundemi të marrim masa kunder dampinge.

Nuk arsyetohen presionet nga Evropa për tërheqjen e vendimit të qeverise. Ata së bashku me Serbin na bllokuan, e tani  edhe ne do jemi kundër produkteve serbe.
Nëse qeveria, në një rast duhet të përkrahet, e sidomos ministria e tregtis, është radha tani. Nuk ka qmime që duhet ta ndryshoje këtë vendim. Patriotizmi tani është të  mbrojmë prodhuesin vendor dhe ti largojmë produktet serbe njëher  e përgjithmon nga sofra jonë. Këtë më së  miri është duke e bërë minstri i tregtis Endrit Shala.
Shpresojm që nuk dorëzohet qeveria kësaj radhe. Këto tarifa duhet të mbahen edhe për një arsye tjeter. 
Remitencat nuk duhet të shkojn  në serbi, se është e tmerrshme që djersa e familjarëve tonë të shkojë  në xhepat e serbëve e pastaj ata me ato para të na luftojnë në qdo aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat