Zonja Mogherini, gjuaje në ler, se është shtrenjtuar benzini!

Opinione

Zonja Mogherini, gjuaje në ler, se është shtrenjtuar benzini!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 22 nëntor 2018 Në ora: 14:43
Frederica Mogherini

Zonja Mogherini, po e kuptojmë fort mirë se më shumë po të dhimbset Vuçiqi se Hashimi, ama kjo situatë së cilës po i jepni edhe ju gas, në këtë rast duhet të jeni e pa anshme, sepse mjafton që të gjeni rrugën më të drejtë, në qoftëse duhet të kemi një koncenzues të barabartë dhe të sinqertë në mes këtyre dy vendeve, që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Lakuriqësia e Serbisë për të cilën keni ndoshta një lloj simpatie, ajo haptas po lobon kundër integrimëve të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, dhe nuk e kemi asnjë çortim, apo vërejtje nga ana e juaj, thuaja se asgjë nuk po ndodh, ndoshta edhe kjo nuk të bënë përshtypje, por shtetit dhe popullit të Kosovës po i kushton shumë.

Zonja e nderuar, vijon më tej tregimi, që do të ishte i dhimbshëm për popullatën tonë, i cili është një ndër popujt më të izoluar në këtë pjesë të Evropës, të cilën ju e keni në mbështetje dhe udhëheqje, por nuk po e merrni parasysh, sikur jeta e këtyre njerëzve nuk është aq më rëndësi, apo sipas të cilës të gjithë duhet t’ia mbajnë krahun të fortit, pa marrë parasysh se i forti është i fortë me vepra të mira, apo të këqia, me histori kriminale dhe gjenocidiale.

Serbia e Vuçiqit po e luan rrolin e viktimës, duke kundërshtuar taksen e vendimit nga qeveria e Kosovës, por ti pranojmë faktet dhe rrolin e Serbisë, se çfarë rroli po luan dhe si po i përgjigjet Kosovës, me politikat e saj dhelpërake, duke lobuar në gjitha vendet e botës kundër njohjës së Kosovës dhe integrimëve të saja në organizmat ndërkombëtarë.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës, do të ishin të vonuara deri më sot, sepse do të ishte e arsyeshme dhe ligjitime në marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë zgjidhje tjetër, që ti përgjigjet vetëm në mënyrën e reciprocitetit, për të sjell një produkt të mirëfilltë të marrëveshjes me këtë vend, përndryshe duhet të ballafaqohemi edhe një kohë të gjatë pa ndonjë rrezulltat dhe marrëveshje me një vend, i cili ishte agresor dhe po sjellët përsëri në një mënyrë të tillë me vendin tonë.

Zonja Mogherini, ultimatumet e juaja janë të pa arsyeshme, sepse jeni duke e mbrojtur të pa drejtën dhe ka kohë që jeni në dijëni për faktin se Serbia dhe politika e saj nuk ka pushuar kundër Kosovës, dhe këto dy shtete përveq se nuk e njohin njëra-tjetren, Kosova asnjëherë nuk është treguar rigoroze dhe injoruese, sikur që po tregohet Serbia me politikën e saj fashizoide kundër Kosovës në gjitha sferat dhe ato që nuk kanë të bëjnë me politikën, sikur që është sporti dhe elementet tjera.

Prandaj, Kosova e ka të drejtën e vet për të vendosur për prodhimet e veta vendore, duke e mos shkelur as marrëveshjen e CEFTA-s, si edhe as paqën në rajon, poashtu edhe shteti i Kosovës, ne këtë mënyrë të arsyeshme do të kthehet në bindje dhe në shërbim të vendit dhe popullit të vet.

Dhe marrëdhëniet me Serbinë, nuk do të kishin efekt më tej, nëse përmes këtyre vendimeve dhe vendimëve të tjera, nuk ka vendime të tilla nga shteti dhe Qeveria e Kosovës, të cilat janë të arsyeshme dhe janë të natyrshme për politikat që i zbaton kuzhina e Beogradit. Vetëm në këto rrethana, do i gjejmë thëmelet e një marrëveshje të mirëfilltë dhe të qëndrueshme, që mund të flitet për dy shtete dhe dy popuj, që janë Serbia dhe Kosova, përndryshe edhe zonja Mogherini, do të kishte mundësinë të gëzonte një mirënjohëje për të pajtuar këto dy shtete dhe dy popuj të armiqësuar një shekull e më shumë, ti bënë të lumtur një ditë dhe ti bënë miqë njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat