Kosovë, të gjithë mërgimtarët janë me ty!

Opinione

Kosovë, të gjithë mërgimtarët janë me ty!

Nga: Gani Qarri Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Gani Qarri

Kosova jonë e dashur, gjaku ynë që nuk falet kurrë, sot na ke bërë krenar të gjithëve, kudo që gjendemi dhe frymojmë shqip. Mbahu nëno dhe mos u dorëzo, ne mërgimtarët si gjithmonë, çdo herë dhe në çfarëdo kohe a gjendje qoftë ajo, jemi dhe do të mbetemi në ditët tua të mira dhe ato më të vështirat ,të gjithë si një, me Shtetin dhe Popullin e Kosovës!

Por z. kryeminstër ju lutem shumë, zhbëjeni urgjentisht plaqkën e shpifur të Hashim Thaçit për pasurimin e vetes dhe vëllezërve të tij,në emër të të ashtuquajturës taksë për sigurimin e makinave, që ne detyrohemi ta paguajmë me të hyrë në kufi dhe në vend të saj, hapeni një fond për të ndihmuar shtetin tonë, Republikën e Kosovës!

Ju keni përkrahjen tonë të pakursyer dhe të pa asnjë rezervë, si për taksën meritore, nga e cila, nëse shteti agresor i Serbisë nuk merr mësim, edhe për masa tjera shtesë, ndaj ne presim dhe kërkojmë me këmbëngulje nga Qeveria e Kosovës që të tregohet edhe më e vendosur dhe përfundimisht të vejë Bllokadë totale kundër çfarëdo malli a prodhimi që mund të vije nga Serbia, në Kosovë, nëse ajo nuk njeh shtetin tonë të pavarur dhe nuk ndalon çdo lloj fushate kundër shtetit tonë të lirë e sovran, pa përjashtuar për as një milimetër, as federatën arrogante të Bosnjës në këtë drejtim. 

Madje në mënyrë që ky akt i detyrueshëm dhe masat e ndërmarra shtetërore të mos sabotohen as nga brenda prej tregtarëve të shitur, mafio-oligarkëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë me presidentin kuisling në krye i cili nuk është i vetëm por ka edhe agjentët e BIA-s dhe njerëz të mashtruar pas vete, preferojmë të arrestohet me urgjencë edhe Hashim Thaçi.

E nëse vihet në pyetje siguria e vendit, ne tani jemi shtet, pse të mos arrestohet pa hezitim edhe Kadri Veseli, Aleksandër Lumezi dhe Shpend Maxhuni, i pari sepse në mënyrë mafioze emëroi përmes telefonatave një njeri të shkollës së Millosheviqit, totalisht të dështuar dhe pa provim të dhënë për kryeprokuror të shtetit, në mënyrë që ai as tani të mos guxojë ti shqetësoj kriminelët, ndërsa i dyti që nga katapultimi me porosi partiako-agjenturore, në postin e kryeprokurorit, që tash e atëherë e mbanë pa meritë as të drejtë, njëjtë siç pengon Serbia Kosovën në çdo proces, edhe ky jo vetëm se nuk ka hetuar, por edhe ka penguar çuarjen para drejtësisë, edhe nga prokurorët tjerë, të cilitdo mafio-oligarkë, kriminel apo të dyshuar për vrasje, korruptim dhe veprime tjera antiligjore, të cilat përderisa rrezikojnë shtetin, për mbulimin dhe mos zbardhjen e tyre mban përgjegjësi ligjore dhe shtetërore edhe i përzgjedhuri i Hashimit- i pari i AKI-së.

Vetëm falë pushtetarëve të tillë të inkriminuar deri në fyt, kryeprokurorit të dyshimtë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, jo të pakët që ka në Kosovë, Serbia përkundër të gjitha zotimeve të marra si shtet, që në vitin 2013,se nuk do ta pengojë Kosovën për anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe pavarësisht dialogut të cilin që nga vitit 2011 e këndej, në vijimësi bënë sikur e zhvillon me Kosovën, kinse për të ashtuquajturin “normalizim” të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ajo është shndërruar në pengesën kryesore dhe shumëvjeçare për avancimin e Kosovës në të gjitha proceset integruese, e cila pa fije turpi, përveç pengesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bënë lobim të vrazhdët e të pareshtur dhe shumë agresiv edhe për çnjohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete anembanë botës.

Tendencat armiqësore të saj, u panë dhe dëshmuan katërçipërisht jo vetëm para dy-tre ditësh me rastin e dështimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, në INTERPOL, por edhe më 2016, kur siç dihet edhe atëherë Serbia ishte ajo që pengoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, siç pengon edhe tani përbrenda vet Kosovës krijimin e Ushtrisë tonë, përmes Listës Serbe e cila në vijimësi po vepron si Kalë i Trojës, në Kuvend dhe Qeverinë e Kosovës.

Hashim Thaçi është shndërruar në shkopin magjik të Serbisë, për të gjitha sukseset e saj në politikën e jashtme kundër Kosovës.

Ai, si president kuisling e renegat i përbetuar që është, ka kohë që në të gjitha takimet ndërkombëtare, ka filluar ta kontestojë publikisht shtetësinë e Kosovës, tërësinë territoriale dhe kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht të saj, duke e paraqitur shtetin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtar, si një vend me status ende të pazgjidhur politk. 

Ndaj veprimet e hapura antikombëtare dhe antishtetërore të tij, obligojnë organet e drejtësisë si dhe Qeverinë e Kosovës, që menjëherë pas vënies së taksës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ta arrestojnë në mënyrë urgjente edhe kuislingun Hashim Thaçi për të shpëtuar Kosovën nga shkatërrimi i përgjithshëm, para se ai ti bashkohet mikut të vet tashmë në egzil Nikolla Gruevski, në Hungari, Turqi apo edhe në Rusi tek Putini, ku Vuçiqi do ta kishte më lehtë ta vizitonte.

Përndryshe jo vetëm se kërcënimi ndaj Kosovës, do të kthehet në rrezik real, por Hashim Thaçi me klikën e tij të UDB-ashëve, do të mundohet ta bëjë edhe zhveshjen e tërësishme të saj nga shtetësia e njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht, si dhe të pengojë me të gjitha mjetet, forcimin e marrëdhënieve dhe bashkërenditjen e veprimeve politike me aleatët tanë tradicional, që ato të kthehen në prioritet të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ai sipas porosive të Serbisë, përfundimisht ta zhbëj Kosovën si shtet, vetëm e vetëm që të shpëtoj nga ndjekja e Gjykatës speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat