Opinion me shkas...!

Opinione

Opinion me shkas...!

Nga: Reshat Nurboja Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Reshat Nurboja

Qeveria e Kosovës me të drejtë ka vlerësuar se ka ardhur koha të i tregoj Serbisë e një pjese jo të vogël të Evropës se Kosova, vertet është e gatshme të toleroj e duroj shumçka për paqe dhe marrëdhënje të mira ndërshtetrore me fqinjet e të gjitha shtetet tjera të botës.

...Por meqenëse, një përcaktim i tillë shqiptarë po shihet se është keqinterpretuar dhe keqperdoruar nga faktori proserb ndërkombëtar e në veçanti nga Serbia e cila e ka konceptuar këtë sjellje të Kosovës si dobësi, frikë e servilizëm ndaj tyre....!

Image

Jam i vetëdijëshëm se kjo çasje e re e qeverisë sonë për ta asgjasuar njëherë e përgjithmonë kthetrat e Serbisë nga Kosova duhet të paguhet me një çmim ekonomik por sigurisht se ky çmim do të jetë me miliona herë më i vogël se sa ai që e kemi paguar për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia...Andaj, qytetarët duhet të kenë mirëkuptim në këtë drejtim dhe të pranojnë pagesen e këtij çmimi për ta mposhtur Serbinë edhe në planin ekonomik, politik e diplomatik...Mos të harrojmë se pas vetit si gjithmonë në rastet e vështira për Kosovën e kemi Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e mbi të gjitha Shqipërinë dhe diasporën e madhe shqiptare anëkënd botës...!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat