Kongresi i Manastirit ngjarje kulmore dritë e identiteti

Opinione

Kongresi i Manastirit ngjarje kulmore dritë e identiteti

Nga: Sadri Rexhepi Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:46
Kongresi i Manastirit

Dita e 22 Nëntorit të vitit 1908,  e  Kongresit të Manastirit  është një ditë dhe datë e madhe për arsimin shqip kudo që ndodhen shqiptarët si në trojet etnike shqiptare po edhe në mërgim.  Për këtë arsye ia vlen që të shkruhet për këtë ditë të madhe të arsimit shqip, ngaqë arsimi e nxori nga errësira  kombin tonë dhe i dha dritë dijes dhe perspektivës së popullit shqiptar. Duke u nisur nga ky aspekt, do të përkujtojmë burrat e mëdhenjë të kombit shqiptar, për  ata burra të cilët jo vetem që vun themelet alfabetit të gjuhës shqipe para 110 vjetëve por edhe për faktin se ata biseduan gjer e gjatë edhe për mundësin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Është ky viti i 110 i nje manifestimi të këtij lloji mbarë kombëtar për shqiptarët kudo që jetojnë, e i arsimit e shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare mbarë kombëtare. Kjo ditë shënohet me qëllim që të ngriten më lartë traditat e shkollës kombëtare të çmohen ato figura të nderuara arsimore kulturore dhe historike qe ndihmuan dhe organizuan mbajtjen e Kongresit të Manastirit, roli I të cilëve është i madh në edukimin dhe zhvillimin e gjithanshëm arsimor e kulturor të kombit brez pas brezi deri në ditët e sodit.

Sot, më 22 nëntor 2018, mbushen 110 vjet nga dita e perfundimit të Kongresit të Manastirit, me të cilën u shënua një kthesë thelbsore në historinë e popullit shqiptar e veçanerisht në historinë e Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Prandaj kjo datë përfaqson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Dëshira për arsimin, për edukim shqiptar, me abetaren tonë të bukur, që u hartua sipas alfabetit të Kongresit të Manastirit për ngritjen arsimore dhe intelektuale,  sa e sa herë është thënë, edhe nga të parët tanë se, dija është fuqi, se dija, mësimi janë forcë, dritë që popullin e nxjerr nga robëria dhe i hap portat e lirisë, çlirimit dhe emancipimit. Populli martir i Kosovës,  veçmas nga periudhat më të rënda të okupimit serbo-sllav,  ka mundur ta kuptonte qartë dhe thellë në shpirt se, një thënje e till është realitet.

Prandaj, në të gjitha periudhat e rrugës sonë të lirisë, pra edhe të rrugës dhe shkoronjave shqipe ata që i prijnë kombit, i kushtuan rëndësi parësore arsimit të popullit, të brezave, që pastaj e qan rrugën e lirisë, deri në Pavarsinë e Kosovës.

Natyrish, historia më e re e Kosovës, sa i përket arsimit dhe edukimit të popullit ka pasur shumë personalitete , të cilët e kuptuan rolin e dijes, ndaj edhe punuan natë e ditë për arsimin e rinisë shqiptare me alfabetin e Kongresit të Manastirit.

Shumë figurat e ndritura të periudhave moderne  të kombit, që kishin punuar, vepruar pa u ndalur për arsimin shqip, për shkronjat e Naimit tonë të madh, me alfabetin e Kongresit të Manastirit që ato të rrënjoseshin thellë në shpirtin e fëmijëve, nxënsëve  shqiptar ishin shumë figura kombëtare shqiptare që u angazhuan  për  lirinë e Pavarësinë  e  Shqipërisë dhe  shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat