As moratorium, as llokum me Serbinë, s’ka dialog për revidimin e pavarësisë së Kosovës

Opinione

As moratorium, as llokum me Serbinë, s’ka dialog për revidimin e pavarësisë së Kosovës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 23 nëntor 2018 Në ora: 17:49
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Duke qenë se Kosova pas shpalljes së pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008, e, edhe sot,  nëntor 2018 po përballet me tri (3) “MORATORIUME”, me qëllim të vënies në pikëpyetje të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës: 1)Moratoriumi i Rezolutës 1244 i KS-së Kombeve të Bashkuara (për shkak të VETO-s së Rusisë); 2)Moratoriumi në regjimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian; 3) Moratoriumi i Dialogut të Brukselit, NUK DUHET të kërkohet edhe “Moratoriumi” i katërt (4) për ta getoizuar dhe izoluar Kosovën.

Në çdo kuptim qoftë politik, juridik, diplomatik kombëtar, kushtetues, shtetëror apo ndërkombëtar demokratik dhe paqësor, është absurd dhe nonsens, që dikush nga shqiptarët të kërkojë edhe MORATORIUMIN E KATËRT (4) për Dialogun e Brukselit. Kjo ide është më shumë se skandaloze, sepse Serbisë ia lë të hapur manovrimin me mundësinë, që edhe pas mbylljes së afatit të moratoriumit,  të rivazhdojë me kërkesën këmbëngulëse të saj për debatimin dhe për shqyrtimin e statusit politik të Kosovës.

Për të mos ndodhur edhe MORATORIUMI I KATËRT (4), i propozuar nga pala negociuese shqiptare, nga i cili do të përfitonte vetëm  pala kundështare serbe e Beogradit, ASSESI Dialogu i Brukselit nuk duhet të vihet nën moratorium, por thjesht, urgjentisht dhe ligjërisht, duhet të pezullohet nga ana e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës, jo t’ia lidhin duart vetëvetes, duke propozuar moratorium për vazhdimin e  tij, i cili për 8 vjet rresht (2010-2018)nuk prodhoi asgjë të dobishme dhe të vlefshme për BASHKËPUNIMIN DHE PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE TË KOSOVËS ME SERBINË, por  më shumë gjeneroi kriza me tendecë shpërthimi të konfliktit të armatosur mes dy shteteve fqinje.

Me një fjalë,  “Moratoriumi” për Dialogun e Brukselit (2010-2018) nuk është kurrfarë zgjidhjeje politike, por vetëm shpresë e kotë,  e shkretë dhe e vdekur për palën negociuese shqiptare, pa asnjë rezultat. -Sikurse gjatë 10 viteve të shkuara, vetëm  Serbisë do t’i konvenonte çdo “moratorium” dhe çdo “ngrirje” e konflitkit me shqiptarët e Kosovës, sepse duke “blerë kohë” politika dhe diplomacia e saj, e këshilluar dhe e  ndihmuar  nga Moska e Pekini etj.,  për 2, 3, 4, 5 a 10 vjet, sa do të zgjaste afati i “moratoriumit”, do t’ia arrinte që  ta zhvishte Kosovën nga njohjet e saj ndërkombëtare.

Këtë e provon edhe periudha 10-vjeçare  (2008-2018) brenda së cilës 10 shtetete të huaja kanë tërhequr njohet e shtetit të pavarur të Kosovës, siç janë: “Republika Dominikane,  Surinami, Liberia, Sao-Tome e Principe, Guineja e Re, Bisao, Burundi, Papua,  Lesoto dhe Komoret”.

JO, JO, JO, 3 herë JO- MORATORIUMIT me Serbinë

-A pak po u duket “durimçarëve” që Kosova qe 10 vjet është nën “moratoriumin” e Rezolutës 1244 të OKB-së dhe qe 8 vjet nën “moratoriumin” e Serbisë në Dialogun e Brukselit (2010-2018), e tash prapë po kërkojnë edhe një “moratorium” të tretë disavjeçar me Serbinë?!

Kjo është miopi politike dhe iracionalizëm, ndaj, duhet flakur nga mendja çdo ide, sugjerim dhe propozim naiv politik për vendosjen e  “moratoriumit” të bisedimeve me Serbinë, sepse brenda afatit të tij kohor, Serbia  me ndihmën e aleancave dhe të partnerëve ndërkombëtarë, do ta “bombardonte” pavarësinë e Kosovës. Ky është objektivi parësor i strategjisë së diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Serbisë, që e ka planifikuar dhe fokusuar në procesin e Dialogut të Brukselit (2010-2018)-ZHBËRJEN E SHTETIT TË KOSOVËS, duke e copëtuar, së pari Veriun , pastaj pjesët e tjera të saj.

Kjo është arsyeja kryesore dhe tejet e ngutshme (derisa nuk është bërë vonë), që QEVERIA DHE KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË PEZULLOJNË DIALOGUN E BRUKSELIT,  SEPSE EPILOGU I TIJ, DO TË JETË FATAL PËR SOVRANITETIN TERRITORIAL DHE SHTETËROR TË KOSOVËS.

Pra,   JO moratorium-“dan e kurrkund” si thotë një fjalë e urtë popullore, por PEZULLIM  të Dialogut të Brukselit, sepse  zbatimi i moratoriumit ipso facto nuk jep kurrfarë zgjidhjeje fatlume të ndonjë problemi qoftë politik, juridik, diplomatik, ekonomik, tregtar, ushtarak, luftarak…etj., por vetëm se e shtyn për më vonë agoninë e status quo-s  së tij.

Pra, për ta shpëtuar Veriun e Kosovës nga Serbia neokolonialiste dhe hegjemoniste, urgjenisht nevojitet që Qeveria e Kosovës, të aprovojë vendimin për pezullimin e Dialogut të Brukselit dhe këtë t’ia dërgojë Kuvendit të Republikës së Kosovës për ratifikim. Kjo do të ishte zgjidhja ligjore, kushtetuese dhe demokratike e problemit inekzistent të Veriut të Kosovës, sepse në këtë mënyrë automatikisht  do të hiqej nga “rendi i ditës”  shqyrtimi i statusit të pavarësisë së Kosovës mes palëve negociuese në Dialogun e Brukselit. Ndryshe, nëse do të vinte në shprehje “moratoriumi” (pavarësisht nga afati i përcaktuar i tij),  RIFILLIMI i dialogut me palën serbe qoftë në Bruksel apo ndonjë vend tjetër të Evropës, sërish do  sillte në “rend dite”  kërkesën e Beogradit për rishqyrtimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.

 Sa më sipër, politika dhe diplomacia e Beogradit zyrtar është e interesuar që sa më gjatë ta mbajë  peng problemin e Veriut të Kosovës, sepse  “blerja” e kohës së tillë, do të jetë në favorin e lobimit të Serbisë, duke i “përpunuar” dhe pëvetësur një nga një vendet anëtare të OKB-së, që t’i tërheqin njohjet e tyre (de fakto dhe de jure) të pavarësisë së Kosovës sikur që po ndodh tani, ku 10 shtete të huaja kanë tërhequr njohjet ndërkombëtare për Kosovën, si rrjedhim i përzierjes së politikës dhe të diplomacisë së Serbisë në çështje të brendshme të shteteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat