Arben Ahmetaj, një mbeturinë e kohës “Vëllezërit kinezë, miqtë kosovarë”

Opinione

Arben Ahmetaj, një mbeturinë e kohës “Vëllezërit kinezë, miqtë kosovarë”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 nëntor 2018 Në ora: 18:54
Arben Ahmetaj me homologun e tij serb dhe Rama e Vuçiq

Qeveria e Edi Ramës, përveç që vendosi taksë rrugore ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët duan të shkojnë në Shqipëri dhe të harxhojnë para atje, po e kritikon edhe taksën e Kosovës të vendosur ndaj shtetit serb, shtet ky i cili po e bllokon Kosovën në të gjithë proceset integruese evropiane.

Një piun i kapur për veshësh nga Edi Rama, saktësisht ministri i financave Arben Ahmetaj, po e kritikon taksën e vendosur të Kosovës ndaj Serbisë duke e quajtur jo të shëndetshme!

Shqipërisë po i mungon një qeverisje 100% shqiptare, me veprime për shqiptarët, kundër armiqve të shqiptarëve dhe që vepron në interes të shqiptarëve.

Ky ministri Ahmetaj, vetëm sa po e largon mjegullën e lidhjeve serbe me qeverinë Rama. Deklarata e tij absurde mund të pritej vetëm nga një serb e jo nga ai. Për shkak se edhe shefi i tij (Edi Rama), është në një mendim të njëjtë me të, nuk mund të pritet ndonjë masë kundër tij. Rama shpeshherë me veprimet e tij e ka dëshmuar një vizion pro-serb, ndoshta me interesa personale të tij. Të gjitha rrugët qojnë se edhe Edi Rama ka gisht në planin e ndarjes së Kosovës, i cili po e luan rolin e një “Mogherini të fshehur”, por me plan interesi personal për të dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ministri Ahmetaj po tregon se është patericë e kohës “Vëllezërve kinez e miqve kosovarë”. Një patericë e kohës së komunizmit, për të cilin duhet të vendoset një “embargo” nga Kosova për të.

Takimi i Arben Ahmetajt me homologun e tij  serb dhe premtimi nga ai për mbështetjen e Serbisë në këtë krizë që i ka shkaktuar Kosova, nuk mund të quhet ndryshe përveç lidhje e pashkëputur zinxhirore e qeverisë Rama me përfaqësues të politikës serbe.

Veprimi antishqiptar i Ahmetajt, dëshmon faktin se Shqipërisë i duhet një udhëheqësi e prirë nga Partia Demokratike, respektivisht nga Sali Berisha, që do ta mbante sa më larg komunizmin nga shteti shqiptarë.

Me veprime të tilla, Shqipëria nuk mund të konsiderohet “krah i djathtë” i Kosovës. Është presidenti Ilir Meta ai i cili nuk po lejon të ketë një distancë të thellë mes dy qeverive aktuale shqiptare. Po të ishte e gjitha në dorë të Edi Ramës, ai do të donte që Beogradin ta ketë në “oborr të shtëpisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat