Më në fund dy veprime të qëlluara të Qeverisë së Kosovës

Opinione

Më në fund dy veprime të qëlluara të Qeverisë së Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Milazim Maraj

Qeveria e Kosovës ka bërë veprim shumë të mirë me masatë që i mori taksat doganore 100% për mallrat që vijnë nga Serbia. Kosova për herë të parë mori një masë të duhur ndaj Serbisë, e cila po vazhdon luftën agresive, në vend të kërkimit falje,Kosovës. Kosova duhet të përballoj presionet nga do që të vijnë. Të mos heq taksat por të vazhdojë me masa tjera. Të futët në programin qeveritarë reciprocitetit më Serbinë në të gjitha fushatë edhe në arsim. Çdo të drejt që Serbia e kërkon për serbet në Kosovë të ua njeh shqiptarëve Në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Deklarimi më fjalët:” ju lutëm, ju lutëm si zotit” të kriminelit  Aleksandër Vuqiç i cili duhej të ishte në burg dhe është president jo i të gjithë serbëve por i të gjithë krimineleve serb kërcënon përsëri Kosovën. Ofron dialog pas shantazheve 20 vjeçare që i bënë Kosovës,si në planin e jashtëm duke, penguar njohjet, dhe anëtarësimin në UNESKO,INTERPOL e institucione tjera ndërkombëtare, dhe në planin e brendshëm në pengimin e funksionimit  normal të institucioneve të Kosovës për mes të Listës serbe. Masa doganore ka dhënë rezultatet e para, krimineli i luftës tregon së na duhet paqja. Kjo masë Serbinë e detyroj të merret më Kosovën dhe me paçen. Por kjo masë edhe për Institucionet  e Kosovës është një tregues i mirë së servilizmi dhe përkulja nuk janë virtyte shtetërore por sjellje lypsare.

Tani Vuqiçi kërkon të shikohet si mund ta ndihmojmë njeri tjetrin. Çfarë do ndihme nga Serbia për Kosovën është kali i Trojes.  Qeveria e Kosovës duhet të filloj masa edhe ndaj ministrave dështak e puthadorësh të Serbisë, që me vite propaganduan dhe gënjyen për ndikimin e tyre në ngritjen e numrit të njohjeve të Kosovës dhe sollën degradime të njëpasnjëshme të arritjeve dhe imazhit të shtetit të Kosovës. Vuqiç edhe në këtë gjendje i përmbahet despotizmit të tij armiqësorndaj Kosovës dhe shqiptarëve. I porositë shqiptaret që të kthjellën që kjo i bije së veprimet e tij janë në rregull por gabimi qenka të institucionet e Kosovës që ai nuk ua përmend as emrin. Derisa ai fton shqiptaret të kthjellën tregon së masa doganore 100% e ka ndikuar në  kthjellen  Vuqiqit. Kosova dhe shqiptaret gjithmonë kanë kërkuar që të zgjedhim problemet më paqe por është Serbia ajo që duhet të përgjigjet për gjenocid në Kosovë deri sa vet ky kryetarë i krimineleve ishte ministër i informatave të shtetit  që po kryente krime ndaj njerëzimit. Ky kryetarë që sot jep këshilla për paqe para pak ditësh lavdëroj kryekriminelin e Gadishullit Ilirik Millosheviq. Ai kërkon që në të “respektojmë serbet sikur që ata na respektojnë neve”. Kjo i bije, që shqiptaret të fillojnë më masakra kunder serbeve, më dhunim, më djegie shtëpish,dhunime të femrave serbe, që priftërinjtë shqiptarë të besimit ortodoks të mbledhin pelegrinët e vet dhe të organizojnë ekspedita në trashëgimitë e tyre kulturore tani të okupuara nga Serbia i lejon Vuqiqi apo jo?  Vuqiç na përkujton eskalimin e situatës, që nuk na konvenon; ne po pësojmë nga shantazhet serbe që 20 vjet të lirë dhe kemi pësuar gjatë terë historisë tonë nga Serbia. Tani Kosova nuk do të rrezikoj vetën në këmbim të paqes serbe.

Ai thekson se e paska kuptuar faktin së nuk i takon krejt Kosova; çfarë hipokrizie! Serbia është shtet artificial i krijuar më toka të huaja, jo vetëm që nuk i takon Kosova por nuk i takon as Nishi, as Sanxhaku dhe as Vojvodina. Serbia kërkon ta kuptojmë se ajo nuk na njeh si shtet të pavarur, kjo ka pak rëndësi për ne. Kosova mundë të vazhdoj dhe zhvillohet si shtet i pavarur i suksesshëm pa e njohur Serbia,  por duke e llogaritur që e ka fqinjë një shtet armik të pa përmirësueshëm dhe duke qenë gjithmonë e përgatitur për të mbrojt territorin e vet më forcë sepse vetëm kështu sigurohet paça në Gadishullin Ilirik dhe ne Evropë. Deklarimi i pasardhësit dhe ish ministër i Millosheviqit së pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje, është demagogji. Kosova duhet të heq dorë nga lutjet që janë bërë deri tani Serbisë.  Kosova nuk ka nevojë fare për Serbinë, as për ndihmën e saj. Çfarë do plani i imagjinuar së Kosova do të përkrahet nga Serbia është iluzion.  Kosova zhvillohet vetëm pa Serbinë dhe e përgatitur mirë në të gjitha planet për të u mbrojtur nga Serbia duke e vlerësuar gjithmonë si shtet fqinjë, armik të pa përmirësueshëm.  Serbia nuk do të ketë qetësi  kurrë deri sa nuk e përfundon luftën kundër shqiptarëve të Kosovës dhe popullatës tjetër jo serbe brenda territorit të sajë momental ose fqinjë. Popët e saj kriminel  që i bekuan krimet serbe në Kosovë dhe shkollat e Qubrilloviqit ua kanë mbjell thellë në nderdijen  e tyre se serbet dhe Serbia mund jetoj vetëm mbi platformën e krimit dhe agresioni.

Katastrofat në këtë Gadishull gjithmonë i ka prodhuar Serbia dhe jo shqiptaret. Mogherini, duhet të ndërroj kahen e drejtimit të gishtit. Ajo po është  e qetë kur Serbia pengonte Kosovën në zhvillimin e saj dhe në anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kosova është viktimë e Serbisë. Taksa doganore duhet të jetë fillimi i masave të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kosova ka siguruar dhe siguron jetë të qetë për serbet e Kosovës. Keqpërdorimin e tyre po bënë Serbia në shërbim të politikës  ekspansioniste të Beogradit. Andaj institucionet e Kosovës nuk duhet të druhen nga organizimi i orkestruar i shpërnguljes serbe që mund ta organizon Serbia për mes të LS. Lë të jetë në dorën e serbeve të Kosovës nëse duan të jenë edhe më tutje figura shahu në interesat politikes armiqësore të krimineleve të Serbisë. Apo të integrohen në kuptimin e plotë të fjalës si qytetarë të Republikës së Kosovës. Kosova do të garantoj paçe ne Gadishullin Ilirik vetëm më ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë së vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat