20 vjet okupim ekonomik dhe të prezencës të Serbisë në Kosovë pas lufte është financuar e paguar me afro 20 miliard euro të parave të shqiptarëve…!

Opinione

20 vjet okupim ekonomik dhe të prezencës të Serbisë në Kosovë pas lufte është financuar e paguar me afro 20 miliard euro të parave të shqiptarëve…!

Nga: Reshat Nurboja Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Reshat Nurboja

Kosova afro 100 vite ka qenë e okupuar ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht nga Serbia, nga i cili ukupim është çliruar me ndihmen e Amerikës dhe Britanisë së Madhe në vitin 1999…!

Prej atëherë e deri para disa ditëve kur Kosova vuri taksen 100% për produktet e importuara nga Serbia,  ka vazhduar okupimi ekonomik i Kosovës meqenëse, me mbi 1 miliard euro në vit e ka pasuruar Sebinë duke i blerë mallrat e tyre…Dhe çka është edhe më tragjike, Serbia me paratë e popullit shqiptarë ka financuar luften politike, ekonomike dhe diplomatike kundër shtetit dhe pavarësisë  së Kosovës në përgjithësi e të popullit shqiptarë në veçanti…!

Se shuma e mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë është shumë mbi (1) një miliard euro në vit e deshmojnë edhe Oda Ekonomike e Serbisë, bizneset e tyre dhe gjithë të tjerët…! Prej asaj shume: 500 milion euro në vit janë mjete finansiare legale që dokumentohet përmes “letrave” që Kosova importon mallra nga Serbia  e më së paku edhe një herë e deri në dy herë më shumë mall nga Serbia hynë në Kosovë “në të zezen” përmes rrugëve ilegale apo formave korruptive duke mos e paraqitur sasinë dhe vlerenë reale të mallit në doganë apo fare duke mos e doganuar…! Sipas informatave zyrtare nga Oda Ekonomike e Serbisë, 2662 nderrmarrje serbe e dhjetra mijëra vende të punës në Serbi drejtpërdrejtë rrezikohen nga kjo taksë 100%  e vendosur nga Qeveria e serbisë në produktet serbe…! Andaj, mos të vazhdojmë ta financojmë okupimin ekonomik të Kosovës nga Serbia… Deri më tani, Kosova ka importuar mbi 20 miliard euro mallra nga Serbia…! Mendoj se tjetër koment në këtë, pos na ndihmohtë ZOTI nga kjo budallallëk i yni shtetror dhe njerëzor…

Këtë reagim timin po e përfundoj me një përcaktim të ish senatorës belge znj. Annie Marie Lizin “Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”…PA KOMENT SHTESË!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat