Heronj të Kombit mirë se erdhët në Kosovë

Opinione

Heronj të Kombit mirë se erdhët në Kosovë

Nga: Naim Hyseni Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Sot është një ditë me plot emocione, por edhe ditë krenarie, një ditë e veçantë në historinë e kombit shqiptar, sepse pas 20 viteve kthehet në Kosovën e lirë trupi i heroit Ilir Konushevci së bashku me trimin e shquar Dr. Hazir Malaj.

Sot pas 20 viteve tokës së Kosovës, e radhës së gjate të dëshmorëve po i shtohen edhe dy luftëtarë e atdhetarë të shquare të luftës për liri.

Nga sot vendi ku do pushojnë të qet komandant Mërgimi e Hazir Malaj, do të jetë një vend ku gjenerat pas gjenerate do përkulen e nderojnë me respekt, për tu frymëzuare e marr energji për mbrojtjen e vendit, për atdhedashuri, për paqen dhe zhvillimin shtetit, sepse ky ishte synimi, ky ishte ideali tyre dhe për këtë edhe u flijuan.

Ilir sot nuk erdhe ilegal e maleve, nuk erdhe rrugës së sakrificës që kalove me qindra herë, nuk erdhe i armatosur, por erdhe rrugës së paqes, rrugës së kombit që ti dhe dëshmorët tjerë ndërtuat me gjakun e juaj.

Nuk erdhe sot me Zahirin, Ademin, Hakifin, Adrianin, Luanin, Mujen, Fehmiun, Bekimin , Agimin, sepse ata te priten këtu, për tu ju bashkuar edhe ti me doktorin në kështjellën e fortë të lirisë.

Sot nuk kalove rrugët e Shqipërisë me sakrificë, e duke u maltretuar shumë herë nga njerëz që kishin uniformen dhe bindjet e tyre politike e ideologjike.

Sot shteti shqiptar ju nderoj e lartësojë duke bërë nderime ushtarake ashtu si meritojnë patriotët e luftëtetarët e shquar.

Pas 20 viteve ndarje u bëtë bashkë me Hazirin në qytetin e krenarisë kombëtare, në Prizrenin e bashkimit të gjithë shqiptarëve.

Më 9 maj 1998 një dorë kriminale, bënë një nga atentatet më të shëmtuara ndaj njërit nga themeluesit, e komandantët më të shquar të UÇK, Ilir Konushevci e Dr. Hazir Malaj.

Jo rastësisht Iliri kishte bashkëluftëtarë një intelektual e atdhetarë të shquar në rrugën e tij drejt lirisë, që nuk e la vetëm duke mbrojtur e luftuar krah për krahë me komandantin, për të fituar pavdekësinë.

Edhe sot Dr. Haziri Heroi kombëtaë vejnë së bashku me Ilirin për të na tregua bashkimin vëllazëror e shpirtëror të kombit shqiptare.

Ilir sot ushtria Kosovës, të cilën ti vure themelet e forta të saj, të nderojë e priti si komandant e hero. Sot rrugët e Kosovës ishin të lira, dhe me lule lirie të mbjellura nga dora jote e shumë dëshmorë të tjerë.

Sot nuk erdhe për aksione, nuk erdhe për të dhënë urdhër për strategjinë e luftës, nuk solle armatim, por erdhën veprat e një strategu e udhëheqesi shpirtëror të UCK, Ilir ti punove e veprove për unitet ushtarak e politik, sepse kishe zemër luani e shpirt liridashësi.

Ti u bëre urë bashkimi e uniteti, e udhëheqës i vërtet i luftës çlirimtare.

Ilir ishe njeri i idealeve madhore kombëtare. Duke qen i këtyre përmasave, ti na bashkon edhe sot në ditën kur po mbyllet rrugëtimi yt i gjatë drejt Kosovës, atu ku linde dhe atu ku po të pret toka e jote! vendi nga i cili nga sot do te bëhet një PANTEON i ri i shqiptarizmit.

Ilir po na mungon shumë, po na mungon karakteri e morali yt i fortë. Po na mungon sinqeriteti dhe buzëqeshja që na epte guxim e trimëri. Po na mungon shumë komandat ne bashkëluftëtarëve, e familjes po edhe Kosovës.

Ti ishe student i shkëlqyer, ishe shok e bashkëluftëtar i mrekullueshëm, i dashure e respektuar nga të gjithë, ishe një Baba e bashkëshorte i përkryer.

Sot Nertila nuk është më e vogël kur ti mbajë mbi supet tua, kur përqafojë e luaje me të, edhe pse shumë pak kohe i kushtojë ,sepse për ty mbi të gjitha ishte Kosova dhe liria saj!

Ajo sot është një zonjushë e vërtet, një vajzë e mrekullueshme ashtu si ti e dëshiroje, një studente e intelektuale e shkëlqyer.

Ti nuk ishe si në të tjerët, ishe i veçant në rrugën drejte lirisë. Kishe zemër luani në aksione kundër armikut, dhe se bashku me Komandantet Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, komandanti Lenxhendar Adem Jashari, Adrijan Krasniqi, Luana Haradinja, Muj Krasniqi etj ishit arteria dhe shpirti i UÇK, ishit strateget e luftës çlirimtare, ishit dhe do mbeteni krenaria e kombëtare.

Sot me të vërtet kemi nevoje për ty Ilir, sepse Kosova po lëngon nga ata të cilët ja ndalen dritën dhe lënduan lirinë që ju dëshmoret e deshët shumë.

Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin natyrshëm, e i tillë ishe ti ilir. Ti ishe udhërrëthefyes dhe shembull për shumë luftëtarë, ishe dhe do mbetesh heroi i popullit.

Unë sot po ndihem shume i vogël karshi shpatullave tua, i vogël dhe përkulem  para veprave dhe emrit tënd Ilir.

Më fal që nuk kam mundësi ti them të gjitha për figurën e veprimtarin tende të lavdishëm, që ata të cilët të përgatiten vrasjen tentuan për 20 vite ta minimizojnë……. mirëpo nuk mundet askush ti fshef gjurmët dhe veprimtarin që ke ngul fortë në historinë e shqiptarëve.

Më fal te lutem! që nuk kam bërë asgjë për zbulimin e vrasjes, më fal që nuk u kujdesa për Vajzën Nartilen e familjen, e fali edhe bashkëluftëtarët e tjerë, por mos i fal të lutem institucionet e Kosovës që nuk kanë bërë asnjë veprim për ti nxjerr para drejtësisë ata kriminel e tradhtarë. Mos i fal që nuk u interesuan për familjen, që ende jeton në mërgimin e largët varrit tënd, sepse turpi dhe hija juaj Ilir e Hazir do i përcjell deri në vdekje!

Pushoni të qetë heronjt e kombit, jeni të pavdekshëm, ju qofte i lehtë dheu i Kosovës!

Zoti i bekoftë Shqiptaret

Lavdi juve e të gjithë dëshmorët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat