Dështimi politik 100% goditet nga masat depresive “bombastike” 100%

Opinione

Dështimi politik 100% goditet nga masat depresive “bombastike” 100%

Nga: Agim Vuniqi Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Agim Vuniqi

Nuk di sa eshte afirmative dhe sa do te ndikoje ne ekonomine e Kosoves dhe ne portofoliot e qytetareve ngritja e tarifës   100%.  Mendoj se reagimi pasoi menjëherë pas dështimit të klasës politike e cila pësoi fiasko diplomatike dhe bankrotoi politikisht pas dështimeve të njëpasnjëshme të njohjes në institucionet ndërkombëtare si në UNESCO, pastaj në Liberalizmin e vizave dhe së fundi duke dështuar në mospranimin e Kosovës në INTERPOL. Nuk është bërë ndonjë analizë apo studim serioz për dështimin, as nuk ka pasur reperkusione politike as brenda subjekteve politike por as nuk kishte ndonjë reagim nga qytetarët.

Prandaj për të minimizuar pasojat politike të dështimit qeveria u angazhua të ndryshoj kursin politik me masa të njëanshme  të nacionalizmit ekonomik të ngritjes së taksave në prodhimet serbe dhe boshnjake. Qeveria e Kosovës vendosi që tarifa doganore për produktet e Serbisë nga 10% të shkojë në 100%, duke i dhënë një goditje “bombastike” transportit të mallrave mes dy vendeve. Reagimet kanë qenë të forta qoftë nga politika, por edhe nga ekspertët të fushës ekonomike në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj është dashur të bëhet rangimi i mallrave të cilat mund të importohen dhe zëvendësohen me prodhime vendore dhe ato qe konsiderohen si lëndë e parë për të mos goditur ekonomin e vendit. Është plotësisht e qartë se masat e ndermarra nga qeveria jane depresive dhe te pershpejtuara, sepse masat do te duhej ti nenshtrohen syrit kritik dhe profesional te eksperteve te ekonomise, te bashkebisedimeit me biznese etj... Realisht masat e ndermarra te tatimimit te mallrave serbe dhe atyre boshnjake jane shternguese, dhe do te duhej te shoqerohen me shterngimin e rripit te administrates, duke perfshire zvoglimin e shpenzimeve dhe pagave te qeveritareve, duke perfshire edhe zvoglimin e aparatit shteterore, numrin e ministrave dhe zevendesministrave, keshilltareve dhe te gjithe atyre qe perfitojne te ardhura te drejtperdsrejta nga politika, ketu nenkuptohet edhe resurset e brendshme ne instituci0onet relevante.

Do te ishte e mireseardhur qe çdo instituicion do te duhej te jete koshient per efektet negative, ngase ato politike jane te qarta dhe te mirepritura nga popullata. Sigurisht qe qeveria do te duhej te kishte nje plan te qarte per mbrojtjen e bizneseve private dhe xhepin e konsumatoreve, ngase nuk eshte e mjaftueshme deshira, sa eshte i nevojshem kohezioni ne mes politikes dhe ekonomise. Pra krahas masave te ndermarra tatimore ndaj Srebise dhe Bosnje dhe Hercegovines duhet te rishqyrtohet edhe politika tatimore, qe mundesisht demet qe do te pesonin bizneset private te balansohej me politika me fleksibile tatimore, duke perfshire TVSH dhe zhdoganimin. mendoj se ky veprim eshte shume me kompleks sesa po thjeshtesohet, prandaj nje rol te rendesishem do te duhej ta kene edhe shoqatat bemirese per te percjellur dhe kujdesur per qytetaret ne asistence sociale, pensionistet, femijte, te semuret etj... 

Vetëm një krahasim...

Ne SHBA ka taksa dhe tarifa të tjera per mbrojtje doganore dhe te kufirit (CBP), qe SHBA mbledh për mallrat që importohen në Shtetet e Bashkuara. CBP mbledh tatime dhe taksa federale në emër të agjencive të tjera federale dhe sipas Aktit të Konsoliduar të Pajtimit të Buxhetit Omnib (COBRA). Nëse kërkohet ose jo taksë shtesë varet nga malli që importohet. Për shembull, importet e pijeve alkoolike dhe produkteve të duhanit janë subjekt i taksës federale të akcizës. Shërbimi i Ardhurave të Brendshme përcakton shumën e kësaj takse dhe CBP e mbledh atë në emër të saj. Për të gjetur nëse taksat dhe tarifat shtesë janë të nevojshme për mallrat që importohen dhe shuma, duhet të caktohen specialist importues (nga shteti, inspektor) në vendin e hyrjes nëpërmjet të cilit mallrat do të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Përveç detyrimeve doganore dhe të akcizës, mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara janë subjekt i tarifave të përdorimit. Pagesa e përdoruesit dhe shuma e mbledhur nga CBP varet nga lloji i hyrjes dhe mënyra e transportit që përdoret për të sjellë mallrat në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, regjistrimet formale dhe joformale i nënshtrohen një Tarife për përpunimin e mallrave (MPF).

MPF për hyrjet formale është një tarifë ad valorem prej 0.3464 për qind. Shuma maksimale e tarifës nuk duhet të kalojë 485 dollarë dhe nuk duhet të jetë më pak se 25 dollarë. Tarifa bazohet në vlerën e mallrave të importuara, pa përfshirë detyrimet doganore, mallrat dhe pagesat e sigurimit. MPF për shënimet informale (dmth. Mallrat e importuara përmes postës etj.) Është një tarifë e përcaktuar dhe shkon nga $ 2.00 në $ 9.00 për dërgesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat