Loxha heroike edhe njëzet vite pas betejës së lavdishme të 6 korrikut e lënë anash nga institucionet lokale dhe qendrore

Opinione

Loxha heroike edhe njëzet vite pas betejës së lavdishme të 6 korrikut e lënë anash nga institucionet lokale dhe qendrore

Nga: Major Nazif Ramabaja Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:42
Kolonel Tahir Zemaj dhe Major Nazif Ramabaja

Të shkruash për Loxhën heroike ështe përgjegjesi dhe jo privilegjë duke marë parasysh katrajurën nëpër të cilën ka kaluar ky fshat bujar i Rrafsjit të Dukagjinit, gjatë luftës së fundit e që i bëri ball armikut shekullor dhe dual faqebardh duke korrur fitore ndaj një agresori të pa mëshirshëm dhe fashist.

Bujaria e Loxhjaneve/Loxgjanëve dhe fisnikëria kalon përmasat e tradittave tona duke e kultivuar dhe përtrirë gjenerate pas gjenerate, me këte banorët e këtijë fshati historik meritojnë një kujdesje të veqant nga institucionet Lokale dhe qendrore kuke pas parasysh shkatërrimet dhe dëmet të cilat i pësuan në luftën e fundit nga njësitet ushtarako-policore dhe paramilitaro mercenare serbo-ruse.

A ju ësgte ktyer borgji këtyre banorëve të njophur për solidaritet dhe bujari nga institucionet lokale dhe qendrore, nëse me pyetni mua unë them që jo, ilustrimi me i mire janë fotot të cilat më erdhën sot nga miku dhe luftëtari i lirisë Gabriel Rugova në te cilat gjirime shihet se si banorët e fshatit Loxhë kanë ngecur mbrapa në infrastrukturë rrugore në krahasim me dis afshatra që se kanë pësuar një tragjedi dhe katrahurë por si fshati Loxhë.

Andaj bëj apel tek organet përgjegjëse të vendit që kjo situat urgjentësisht të përmisohet ndërsa banorët e këtijë fshati i sygjeroj që të bëjnë presion tek qeveria lokale e sidomoa ajo qëndrore që ti permbushin premtimet e tyre të dhëna në fushatën e fundit elektorale dhe ta përmisojnë këtë infrastrukturë, duke ju rikujtuar se në zgjedhjet e ardhshme do ta rishikojne qëndrimin e tyre se kujt do tia apin besimin për ti përfaqësuar në katër vitet e ardshme.

Rina e Loxhës duhet të ketë një prirje apo Mbeshtetje tek istucioneve dhe jo të krijohet një mos besim se gjëja këto institucione i shërbejnë interesave të subjekteve politike në pushtet, pra të mos shfrytëzohen për përfitime partiake.

Por të mbetet një LOXHË e shenjët, heroike me rini te pastër duke korrur frytet e sukseseve në edukim, arsimim fillimisht e më vonë ti shërbejne dhe udhëheqin vendin sipas standardeve përendimore, sepse siq dihet e ardhmja dhe pasuria e këtyre trojeve janë rinia.
Qdo respekt banorëve, vashave, djemëve dhe ushtarëve të cilët rast'esisht mbeten në jetë pa dallim angazhimi, sepse për ata që dhanë më të shtrejtën edhe jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, për ne janë të ngritur në piadestalin më të lartë dhe të pa vdekshëm për jetë dhe mot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat