28 Nëntori - Ditë e Madhe, Ditë e Shenjtë

Opinione

28 Nëntori - Ditë e Madhe, Ditë e Shenjtë

Sadik Elshani Nga Sadik Elshani Më 28 nëntor 2018 Në ora: 05:20
Dita e Flamurit. Per shqiptaret nuk ka simbol me te shenjte se flamuri yne

28 Nentori eshte nje dite e madhe, dite e shenjte, dita me e shenuar ne historine e lavdishme te popullit tone, qe ka hyre ne kujtesen tone kolektive kombetare si, Dita e Flamurit. Na sjell ne kujtesen tone Epoken e lavdishme te Skenderbeut qe me shekuj mbajti gjalle qendresen, shpirtin dhe identitetin tone kombetar. Ne kete dite te vitit 1443, 475 vite me pare, Skenderbeu u kthye ne Kruje, ngriti flamurin Kuq e Zi dhe per 25 vite me radhe me bemat e tij e shkroi kapitullin me te ndritur, me te lavdishem te historise sone kombetare. Pasuan pastaj shekujt e erret nen roberine otomane, por Skenderbeu mbeti si nje yll polar qe e drejtonte popullin tone ne rrugen e drejte, i jepte shprese se liria do te agonte nje dite. Dhe pikerisht ne kete dite te vitit 1912, pas nje roberie shumeshekullore u shpall shteti i pavarur shqiptar. Ishte ky kurorezimi i te gjitha perpjekjeve qe ben breza te tere te shqiptareve nder shekuj per liri, pavaresi e mireqenje kombetare. Edhe pse me 1912 mese gjysma e tokave dhe popullsise shqiptare mbeti jashte kufijve shteteror prapeseprape kjo eshte nje fitore e jashtezakonshme e popullit tone, sepse siç jane shprehur edhe atdhetaret e asaj kohe, “Me mire nje Shqiperi e vogel, por e lire, sesa e tera e roberuar”. Armiqte tane i copetuan tokat tona, por ata kurre nuk munden t’i copetonin zemrat tona, shpirtin kryengrites e luftarak te shqiptarit. Ishte 28 Nentori qe e mbante te ndezur zjarrin e atdhedashurise dhe shqiptaret qe mbeten jashte kufijve londinez kurre nuk i ndalen perpjekjet per liri e paveresi. Pas mese nje shekulli perpjekjesh mbinjerezore, duke u perleshur vazhdimisht me njerin nga regjimet me te egra qe ka njohur populli yne, regjimin serb, shqiptaret e Kosoves jo vetem qe mbijetuan, por ata ngadhnjyen, dolen fitimtar dhe me 17 shkurt te vitit 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, i pranuar nga fuqite me te medha dhe demokracite me te perparuara te botes.
Dita e shpalljes se pavaresise se nje vendi padyshim eshte ngjarja me e rendesishme ne historine e atij vendi, por per shqiptaret nuk eshte vetem nje dite qe qelloi te jete dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, eshte edhe diçka shume me teper: 28 Nentori eshte nje date qe pershkon nje hark peseshekullor, eshte nje rrugetim shumeshekullor kombetar qe misheron perpjekjet, sakrificat, vuajtjet, lufterat e panderprera te popullit tone per liri e pavaresi. Eshte dita qe i bashkon te gjithe shqiptaret, dita ne te cilen perkulemi e nderojme te gjithe ata qe flijuan jeten e tyre per lirine e çdo pellembe te tokes shqiptare, ne te gjitha lufterat qe ka bere populli yne qe nga koha ilire e gjer ne diten e sotme.
28 Nentori dhe flamuri Kuq e Zi jane gershetuar bukur, jane shkrire e bere nje: Dita e Flamurit. Per shqiptaret nuk ka simbol me te shenjte se flamuri yne. Eshte ky flamur qe na priu neper beteja te pergjakshme shumeshekullore. Per kete flamur dhe nen hijen e ketij flamuri e kane flijuar jeten tyre bijat dhe bijte me te mire te kombit tone. Eshte ky flamuri i lirise qe misheron e pasqyron shpirtin e paster, karakterin e forte dhe vlerat e larta morale e njerezore te kombit tone. Flamuri i bukur e hijerende qe rrezaton pastertine morale, dinjitetin, nderin e kombit tone, sepse ate nuk e shemtojne njollat e pushtimit te tokave te huaja, roberimit te popujve te tjere. Por, mbi te gjitha, eshte ky flamuri i Skenderbeut qe barti frymen, shpirtin, lavdine e tij, kaloi dore me dore neper breza te tere te shqiptareve dhe u priu perpara drejt shtigjeve te lirise. Ky flamur i mban se bashku te gjithe shqiptaret dhe te gjitha trojet tona padrejtesisht te ndara, ne ate cope pelhure eshte e shkruar historia jone, rrugetimi yne neper shekuj si komb, aty jane te shkruara perpjekjet, lufterat dhe fitoret tona per liri e pavaresi.
28 Nentori nuk eshte vetem nje dite e ngrire ne histori, eshte nje date e gjalle, nje ngjarje gjithmone e pranishme ne mesin tone, qe projekton edhhe te ardhmen tone. Na kujton se tani eshte radha jone – kombi, shteti gjithmone jane ne ndertim: te perpiqemi e te punojme me te gjitha energjite tona per mireqenjen, begatine e popullit tone, te jemi te sigurt qe sa te rroje gjithesi, do te rroje edhe Shqiperia (aty ku i thone ujit, uje e bukes, buke). 28 Nentori eshte Dite e Madhe qe gjithmone na sjell nje porosi te madhe: ate te bashkimit kombetar, te jemi gjithmone te bashkuar, se keshtu na therret edhe Himni yne Kombetar, se kjo ishte edhe porosia e fundit qe na la Skenderbeu para se te kalonte ne boten e lavdise se perjetshme.
Gezuar 28 Nentorin, Diten e Flamurit!

Filadelfia, nentor 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat