Fotot e vajzave binjake të deputetes janë thjesht një kartolinë

Mediale Vip

Fotot e vajzave binjake të deputetes janë thjesht një kartolinë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku është njëra prej deputeteve më elegante e me klas të parlamentit shqiptar, saqë vështirë ta besosh se ajo ka sjellë në jetë dy vajza që janë binjake.
 

Ditën e sotme deputetja e PD-së ka zgjedhur të na sjell atmosferën e festës në shtëpinë e saj duke publikuar foto të Arbës dhe Irisit të vogël që tashmë i kanë mbushur 1 vjeç e gjysmë.

Të veshura njësoj, me bluzat që mbajnë të stampuara përpara flamurin shqiptar, vogëlushet me siguri i gëzojnë festës ndërsa Tabaku nga ana e saj ka zgjedhur që t’i shoqërojë imazhet e vajzave me vargje të shkëputura nga “Shqypnia” e poetit të madh shqiptar, Gjergj Fishta.

Tabaku gjithsesi është treguar e kujdesshme të mos shfaq fytyrën e vogëlusheve, imazhet e të cilave ka rezistuar t’i mbaj për vete deri më tani.

Deputetja Jorida Tabaku u bë nënë për herë të parë më 14 qershor të 2017-ës duke sjellë në jetë dy vajzat e saj si fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, ekspertin e ekonomisë Saimir Sallaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat