Barcelona 140 milionë euro për dy futbollistët e Ajaxit

Futboll

Barcelona 140 milionë euro për dy futbollistët e Ajaxit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:14
Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt

Katalanasit janë të vendosur për të transferuar talentët e skuadrës holandeze.

Barcelona është gati të transferojë dyshen e talentuar të Ajaxit, Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt. I pari luan në rolin e mesfushorit dhe është 21 vjeç, ndërsa i dyti aktivizohet si mbrojtës dhe është 19 vjeç.

Ata janë ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, ndërsa e ardhmja e tyre është Barcelona.

Sipas El Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barçës, Eric Abidal, ka darkuar me zyrtarë të klubit holandez dhe palët janë afër arritjes së marrëveshjes.

Abidal ka ofruar 140 milionë euro për dy futbollistët, 75 milionë euro për De Jong dhe 65 të tjera për De Ligt. Një ofertë fantastike për Ajaxin, që vështirë ta refuzojë.

I vetmi problem mbetet fakti që Barcelona i dëshiron lojtarët që në janar, ndërsa klubi nga Amsterdami nuk dëshiron të dobësohet kaq shumë në mesin e sezonit.

Megjithatë palët pritet të bien dakord në mënyrë që futbollistët të transferohen në Camp Nou gjatë verës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat