E përbëshkëta jonë: Shqiptaria

Zvicra

E përbëshkëta jonë: Shqiptaria

Nga: Gëzim Kasumaj, Zvicër: Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Gëzim Kasumaj

Ky është një moment i bukur për të reflektuar, menduar dhe kujtuar të gjithë të rënët në të gjitha kohërat për lirinë e Shqipnisë dhe shqiptarëve. Koha po punon për ne dhe ne duhet ti themi njëri-tjetrit:


GËZUAR dhe URIME Festa e FLAMURIT dhe Pavarësisë!

Përfaqësuesit e Rilindjes sonë kombëtare bënë një hap të guximshëm dhe historik kur morën vendimin dhe thanë: „FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“. Ky vendim i tyre e bënë Kombin Shqiptar të pa arrijtshëm për kombet e tjera, sepse përderisa kombet e tjera rreth nesh u përcaktuan për shtete fetare kombi ynë u përcaktua për Shtet Shqiptar, duke e quajtur të përbashktën tonë: SHQIPTARINË dhe duke e lënë religjionin si çështje personale të secilit shqiptar. Ky përcaktim i atëhershëm është mrekullia vet dhe pa modesti duhet ta themi se ne i japim mësim botës së „civilizuar“ dhe asaj të pa „civilizuar“ se si mund të bashkëjetojnë religjionet në paqe dhe harmoni. Për këtë sot na e kanë zili miqtë dhe sidomos armiqtë tanë. 

Prandaj Shqiptarë:

GËZUAR 106 Vjetori i Pavarësisë!

Shëndet, begati e suksese kudo që jeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat