A është Baton Haxhiu, Mikhail Andrejeviç Suslovi i Hashim Thaçit?

Opinione

A është Baton Haxhiu, Mikhail Andrejeviç Suslovi i Hashim Thaçit?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, për shkaqe të cilat tani po bëhen të qarta, nga GAZETA “Koha Ditore” e V. Surroit, paska pas ikur me qëllim për ta ushtruar postin dhe rolin në hije të ideologut makiavelist pranë PDK-së dhe vetë Hashim Thaçit, i ngjashëm me veprimtarinë e ideologut rusomadh-komunist Mikhail Andrejeviç Suslovit (1902-1982) që bënte brenda Partisë komuniste të BRSS-së. Përkatësisht, që ta merr rolin e suflerit kryesor të Josef Stalinit e më vonë të Nikita Hrushçovit, i cili (Susllovi) kishte ushtruar poste të larta politike dhe ushtarake, ndër më kryesoret ishte detyra e shefit të Departamentit për propagandë dhe agjitim në KQ të PK të Rusisë si dhe atë të kryeredaktorit të gazetës famoze “Pravda”..!?

Të shkruash për rolin, fund e krye subversiv-agjitativ dhe indoktrinues të Baton Haxhiut në shoqërinë kosovare pas luftës dhe deri më sot, sidomos nga koha kur e themeloi shtëpinë televizive “TV-Klan” (2008/9) si detashment i TV- Klanit të Shqipërisë në Kosovë, kërkohet pa dyshim, një kohë e gjatë për ta zbërthyer qëllimin përfitues-zhvatës, si dhe prapavijën e lojës djallëzore në indoktrinimin e “masave të gjera popullore dhe socialiste”, se serbet i kemi komshi dhe me ta duhet të sillemi butë e me kulturë. Po ashtu, për ta analizuar mirë manipulimin e tij me emrin e UÇK-së, të Adem Jasharit dhe familjes së tij, talljen me  UNMIK-un, të OESB-në, EULEX-in dhe KFOR-in në Kosovë, etj., lypset shumë punë për t’u bërë, sepse të gjitha këto specie mirë të kalkuluara nga B. H. të cilat ai në mënyrë sistematike i ka vënë në funksion për marrjen e pushtetit nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja, gjegjësisht të mbajtjes Hashimit, idolit të tij, sa më gjatë në krye të organeve më të larta shtetërore pa zgjedhur mjete dhe metoda, flet bindshëm se kemi të bëjmë me një “ideolog” të tipit dhe profilit puro ruso-serbo-stalinist në Kosovë, sikur që ishte Mihail Suslovi në BRSS (Rusi)..!?

Por, ajo që posaçërisht dua ta theksoj, është pro-jugosllavizmi dhe serbofilia i shfrenuar i Baton Haxhiut, e mbështetur kryekëput mbi dogmën e ideologjisë envero-serbo-staliniste-kozmopolite, se lideri është shteti, se partia është populli dhe se unë jam “gjeniu” i popullit analfabet dhe skllavopronarë. Dhe, sipas shumë indikacioneve, duket se serbofilia, apo dashuria vëllazërore e B. H. ndaj serbëve, gjenezën do ta ketë në ankthin e tij të pashëruar nga gogoli serb, ngase siç dihet shpeshherë “dashuria lind nga frika”..!?

Përndryshe, është vështirë të nxirret ndonjë konstatim i sakët se nga  i gufon e gjithë kjo dashuri epike ndaj popullit dhe shtetit serb dhe e gjithë këtë ndjenjë dhimbjeje ndaj “vuajtjeve” të serbëve, kur para disa viteve qe shprehur troç, se “Serbinë (lexo: serbët) duhet ta kuptojmë sepse e ka humbë një pjesë të territorit të vet – Kosovën..” si dhe dje në një debat televiziv në Tiranë kur tha se, “serbet në veri jetojnë keq, të izoluar, nuk kanë arsim, nuk kanë edukim, s’kanë lëvizje..”!?

Se, B. Haxhiu paskësh shpirt kaq human, që për shkak të një dhimbjeje kaq të “madhe” për serbët dhe Serbinë, se gjoja e paskan “humbur” Kosovën dhe se në veri të Kosovës nuk jetuakan të “lirë” etj., që mu për këtë “dhimbje vëllazërore” ndaj tyre ta falë gjakun e 15.000 shqiptarëve të masakruar në luftën e fundit në Kosovë pikërisht nga miqtë e tij serbë, etj., nuk besoj se ka njeri në botë që beson se B. H. ne qenka kaq humanisti i madh. Pra, kur me kaq barbarizëm intelektual shkelë mbi dhimbjen e miliona shqiptarëve për humbjen e më të dashurve të tyre nga dora kriminale serbe, ndërsa në anën tjetër e zmadhon dhimbjen e tij personale pro-serbe, ky është pa fije dyshimi, nonsensi më i tmerrshëm njerëzor dhe politik që mund ta ketë bërë dikush ndonjëherë në historinë e popujve..!?

Dhe tani pas 20 viteve, duket shumë qartë se takimi i Batonit gjatë luftës me krye-Udbashin e shërbimit sekret serb në Brezovicë, Stanishiçin nuk paska qenë fare i rastësishëm, se ikja nga “Koha Ditore” dhe miqësia e  vazhdueshme me serbët, se anti-Rugovizmi dhe agjitatura kundër LDK-së gjatë dhe pas luftës, se themelimi i TV-Klanit si qendër e lanësimit të ideve megalomane dhe antishqiptare për normalizimin e raporteve dhe fqinjësisë së mirë Kosovë-Serbi, pa kërkim faljen e Beogradit zyrtar për gjenocidin ndaj shqiptarëve në luftën e fundit, pa kompensimin e dëmeve të luftës me vlera prej miliarda eurosh, agjitimi i pa ndërprerë në favor të decentralizimit të pronave të kishave serbe në Kosovë, duke e rrumbullakuar gjithë këtë “miqësi” me idenë e tradhtisë kombëtare për shkëmbim të territoreve me Serbinë, alias korrigjim të kufijve, duke ia dhënë asaj veriun e Kosovës në këmbim vetëm me disa fshatra në zonën kufitare në Luginën e Preshevës, duke i dhënë mbështetje të fuqishme mediatike H. Thaçit që të nënshkruajë marrëveshjen “historike” me A. Vuçiçin, etj., dëshmon katërçipërisht se B. H. për një periudhë mbi 15 vjeçare me krejt arsenalin e tij intelektual dhe mediatik ka qenë në shërbim të plotë të interesave të Serbisë fashiste në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni..!?

Prandaj, me të drejt shumica dërrmuese e opinionit shqiptar në Kosovë dhe diasporë e qortojnë, e shajnë çdo ditë si dhe e etiketojnë si tradhtar dhe agjent të UDB-së serb në Kosovë, për të cilën akuzë për më shumë se 20 vite ka dhënë indikacione dhe dëshmi të bollshme..!?

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat