Festat e fundvitit dhe shpresa (ajo që vdes e fundit) - Bota Sot
Festat e fundvitit dhe shpresa (ajo që vdes e fundit)

Opinione

Festat e fundvitit dhe shpresa (ajo që vdes e fundit)

Nga: Albina Hyseni Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Albina Hyseni

Po festat e fundvitit, po cfarë viti ama? Një vit si ky 2018. Që nga fillimi i mbushur me shpresë nga njerëzit e vendit tim, që të jetë i mbarë në shumë aspekte, por ato më të specifikuarat vërehën qartë në qdo fytyrë si të fëmijëve, si të mëshuarve, adoleshentëve por edhe të rinjëve dhe moshave të mesme e sidomos atyre të moshave të shtyera. Që të kenë një shëndet më të mirë, pra që shëndetësia e vendit tim mos të ngecë siq është bërë zakon si për popullin ashtu edhe për të gjithë ata që punojnë për shëndetin e tyre.

Po e kam fjalën për mantill tbardhë, ku me këtë rastë lutjet e tyre janë drejtuar aty ku besojn që një sistem i tillë qeverisës të filloj ndryshimin e mirë në qdo aspekt, pa dëmtuar pjesën tjeter si Ekonomia, Bujqësia, sistemi arsimimit që nga shkollat fillore e deri te ato universitare. Për të dëmtuara sa ma ska për një shtet si Kosova aq e vogël është e kjo është për të ardhur keq në qdo aspekt ku mund të quhet thjesht sikur ne po jetojmë në kohërat ku njerëzit e pasur hecin me kilometra për ta tretur ushqimin, ndërsa të varfërit hecin me kilometra për ta gjetur ushqimin ( ne këtu mund të themi shlirë se me të vërtetë sytë nuk verbohen por verbohen zemrat në kraharorë).

Them kështu sepse fundi fundit as me gjith armët e botës nuk mund të blihet një rrahje zemre e një jetimi, e një të sëmuari, e një puntori panvarsisht qfar lamije ka.. të jem edhe këtu më e specifikuar normalisht kur gjërat po ecin si po ecin në vendin tonë tash e sa e sa vite pra Jo aspak mirë, normalisht që psikologjia e njeriut turbullohet deri në atë pikë ku nga kjo gjendje e tanishme një pjesë koxha e mirë drejtohen edhe te Neropsikiatri, sepse shifet kjartë një lloj lodhje te njerëzit të cilin durimin që e kan pasur ndër vite iu është shterruar, sepse po ky popull Shqiptarë i Kosovës kan kaluar shumë herë në mes të zjarrëve të ndryshme dhe prap në një far mënyre kan vazhduar të shkëlqejn, qoftë për vetën e tyre, Familjen e tyre, shoqërinë, kolegët etj.

Ndërsa në anën tjetër të flitet për edukatën në mes gjithë këti zjarri që ndodhet në vendim tim duke u nisur nga pamja e jashtme (Bukuri) por kjo nuk do të thotë të jeshë një mendjemadh, mund të jesh një trim por jo i ashpër, mund të jeshë i menqur por jo filozof gjithashtu mund të jesh vizionar por jo ëndërrimtar jasht kontrollës dhe po mund të jemi këmbëngulës por jo kokfortë, sidomos të jemi të urtë (Zgjuar) por jo dinak. E them gjith këtë për të gjitha shtresat që jetojnë në të njejtin vend që jetojë edhe unë, në vendin më të bukur në Kosovë. Por ama sëpari ta kuptojmë zanafillën e gjithë kësaj që e ceka më parë, në mënyrë që e gjithë kjo të shërbej vetëm dhe vetëm për të mirë për të gjithë dhe nëse ne nuk e kuptojm atëherë gjithqka është më e lehtë dhe më e arritshme për te keq sidomos për qeveritarët tonë, për ata ose ato që nuk dëshirojnë të kuptojn.

Prap them kështu sepse kjo është sikur një hallkë të lidhura në mes veti dhe po mungoj vetëm njëra nga ky zingjir (hallkë) atëherë do të bëhet edhe më e vështirë për ta rizgjidhur atë që qdo njeri kërkon në Kosovë, duke u nisur nga gjërat më të thjeshta deri te ato më të ndërlikuarat, andaj më mirë është (tërhiqu) nëse humbë (hallkën) të paktën të lejosh që ato hallka ti krijojnë njerëzit e zgjuar, që janë të specifikuar për këto punë në mënyrë që lakmia e disave mos ta shkatrrojë tutje siq po e bën kët sistem qeverisës në Kosovë, meqë Kosova si vend ka nevoj më shumë se kurr për koka në sistemin qeverisës sesa për ata që vazhdojnë me të njëjtin ritual në kuvendin e Kosovës dhe fatkeqësisht të gjithë ne këtë e dimë. Andaj njerëzit e mirë dhe të dashur që jetojnë në të njejtin vend aty ku edhe ajrin e thithum sëbashku mund të ju them sinqerisht se qdo lot e ka një fund dhe fundi i qdo loti është buzëqeshja, qdo buzëqeshje e ka një fund dhe fundi i një buzëqeshje është loti (lot gëzimi), sikur melodia e jetës ka fillimin dhe fundin e saj po ashtu është e njejta me qështjen e gëzimit (mos u gëzo tepër dhe mos u hidhëro tepër) sepse po e lejove demoralizimin atëherë humbja e shpresës të pushton si qenien tënde, është e njejta sikur të thuash që ka barë (Ilaqe medikamente) për qdo të sëmurë por për njerëzit e kqinjë ska kurr, pra i ligu sbëhet i mirë, është dhe qëndron egërsire.

Andaj neve nuk na duhen më këto që i shohim dhe i përjetojm për qdo ditë, kudo që jemi por edhe në telivizione, rrjete sociale politik bërjen e tyre e cila tashmë si një vrimë e zezë, andaj duhet të zgjedhësh sepse kemi dy jetë, e dyta fillon kur kuptojm që kemi një të vetme. Pra siq po e shikoni ne e meritojmë më të mirën dhe jo kështu se si jemi katandisur popullarisht duke e ditur se ne që nga lufta e Kosovës kemi kapërcyer një lumë të gjerë dhe të gjatë e shumë të furrishëm, prandaj nuk ka kurfar kuptimi nëse ne mbytemi thjesht me një përrua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...