Diplomatët nuk kanë ardhur t`i ruajnë lopët në Kosovë

Opinione

Diplomatët nuk kanë ardhur t`i ruajnë lopët në Kosovë

Nga: Xhevat Berisha Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:38
Xhevat Berisha

Për mosliberalizimin e vizave fajtori kryesor është sistemi kriminal që e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe ja faktet:

Vdekja misterioze e Astrit Deharit në burg e Dubravës, depërtimi i Gylenistve në mënyrë klandestine, shtirja me armë në ahengje nga ministrat, vrasja në lokalet e AKI-së, ngarkesa e buxhetit me rreth 40 mi veteran të rrejshëm, kërcënimet ndai prokurorit i  cili u detyru ta lëshoi  Kosovën, arma dhe droga në veturën e djalit të Shefit të AKI'së, përjashtimi i policit i cili denoncoi djalin e Shpend Maxhunit, rrahja e investitorëve nga vëllau i Presidentit, skandalet e përditshme në qeveri me ministra me aktakuza, përfaqësimet nëpër ambasada kryesisht nga militant partiak me t’kaluar kriminale..!

Këto pra janë disa prej arsyeve pse Evropa don ta mbajë t’kushtëzuar dhe në distancë Kosovën.

Zërat se neve nuk na duan në Evropë për arsye se i përkasim fesë islame, nuk qëndrojnë; sepse vet fakti që Bosna, Shqipëria dhe Maqedonia nuk i kanë obligim vizat, dyshimet e tilla binë poshtë.

Diplomatët që janë përfaqësues të shteteve demokratike të sistemuar në Kosovë, nuk janë ardhë mi ru lopët këtu, ata përcjellin mesazhe për çdo ditë dhe njoftojnë shtetet e tyre se klani Pronto kontrollon Kosovën me t’gjitha institucionet e saj..!

Kontrollë t’plot ka mbi ndërmarrjet publike, drejtësinë, policinë, AKi, bankat, spitalet, universitetet, doganat, ATK, RTK, sigurimet dhe agjencit të shumta..!

Tani kemi edhe një president të shantazhuar nga gjykata special, i cili e ka vu n’dyshim verdiktin e GJND-së..! Kështu që me këtë strukturë klanore, nuk ecë Kosova drejtë zhvillimit, përkundrazi do kemi regres permanent nëse akoma i lejojmë këta zhvatës dhe milioner t'na prinë; sepse për ta Kosova është vend ku sundon individualiteti dhe klientelizmi, e ku shteti përdoret vetëm për interesat e oligarkisë..!

Këto janë arsyet pse dot presim akoma t’rreshtuar, e të nënçmuar para ambasadave edhe për një kohë të gjatë..!          

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat