Disa pyetje sekretarit të NATO-s Z. Stoltenbergut për Ushtrinë e Kosovës?

Opinione

Disa pyetje sekretarit të NATO-s Z. Stoltenbergut për Ushtrinë e Kosovës?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:16
Sulejman Mehazi

E hajde e mos reago kur me shekuj fjalët mallkuese e ofkëlluese shqiptarëve ua kanë nxjerrë me zort  europianët tani dhe ky Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili i jep vërejtje  Prishtinës zyrtare se do të: "përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës".

Pasi deklarata juaj, i nderuar Stoltenberg, është hidhëruese e pikëlluese për shqiptarët, e nga ky hall dëshpërues jemi të detyruar t'ju bëjmë disa pyetje?
-Si doni ju, Serbia me ushtrinë e saj t'i kërcënohet çdoherë e përherë Kosovës e ju të kënaqeni me krimet serbe, në anën tjetër, Kosova të mbetet pa ushtrinë e saj për t'u mbrojtur nga agresionet serbe.

Si doni ju, R. e Serbisë të ketë ushtrinë e vet, e R. e Kosovës jo?

Serbia të hynte në Kosovë me armët më të sofistikuara e kosovarët të mbeten duarthatë e nën mëshirën e Zotit.

-Doni që Serbia me ushtrinë e saj të anëtarësohet në NATO, e ta leni Kosovën pa ushtri, po atëherë si do ta pranoni Kosovën në NATO pa forcat e saja mbrojtëse.

-Thoni se Kosova do të "përballet me pasoja serioze" nëse formojnë ushtrinê e vet, çfarë do të thotë kjo?, se shqiptarët në Ballkan janë luftënxitës e serbët paqësor; kur qartë dihet dhe e ka parë bota se cila ushtri ështe luftënxitëse  në Ballkanit.

Keni dëgjuar, parë e lexuar historikisht se shqiptarët kanë qenë belaxhinjtë e Ballkanit? Pos Hitlerit cilët ishin ata që bënë krimet më të mëdha që s'ba mend bota njerëzore në Bosnjë e Kosovë, cilët? Ju shumë mirë e dini, por shtireni se nuk e dini.

-Nëse nuk pajtoheni me formimin e ushtrisë së Kosovës atëherë ju përkrahëni ushtrinë kriminele Serbe me veprime biblike shkateruese, gjenocidiale e vrastare, mos ndoshta jeni  në anën e sortes njerëzore serbe?

-Interesant, historikisht, sa herë që shqiptarët kanë mbrojtur vatanin e vet me pushkë në dorë që në çast fuqitë e mëdha janë bërë tog për të dorëzuar armët, ashtu ndodhi me Lidhjen e Prizrenit, me Londrën, me Berlinin, me Rambujen, me Marrëveshjen e Ohrid dhe tani me Ushtrinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat