Shqiptarët kanë të drejtën historike në tërë Ballkanin Perëndimor!

Opinione

Shqiptarët kanë të drejtën historike në tërë Ballkanin Perëndimor!

Nga: Sami Arifi Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:16
Sami Arifi

Ilirët shtriheshin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, në perëndim deri te degët e Danubit të lumit Sava e Drava, në veri deri te gjiri i Prevezës, në lindje deri te liqeni i Ohrit, ndërsa në pjesën jugore deri në Italinë e jugut.

Fiset ilire që jetonin në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor kryesisht ishin: Taulatët, Enkelejtë, Dasarët, Albanët, Kaonët, Thespotët, Dardanët e të tjerë. Si mbretëri te fiset ilire njihen: Mbretëria e Enkelejve, Mbretëria e Taulatëve, Mbretëdia e Ardianëve e të tjera.

Në Mbretërinë e Ardianëve, pas vdekjes së mbretit Agron, në Mbretëri vjenë mbretëresha Teutë. Mbretëria e Ardianëve zgjati nga viti 231 deri në vitin 168 para lindjes së Krishtit (para erës  sonë). Janë të njohura tri luftëra iliro-romake në të cilat luftëra humbës ishin ilirët.

Luftën e parë kundër romakëve e udhëhoqi mbretëresha Teutë, komandant nga ilirët në këtë luftë, e cila zgjati nga viti 229 deri 228, ishte Demetër Fari. Humbja e ilirëve në luftën e parë iliro-romake ishte si pasojë e tradhëtisë që i bëri komandanti Fari mbretëreshës Teutë. Për shkak të piraterisë fillon lufta e dytë iliro-romake që zgjati nga viti 219 deri në vitin 218 p.l.K. Edhe në këtë luftë Skerdiloti, i cili ishte bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, gjatë kësaj lufte u bashkua me romakët, dhe kështu prapë humbin luftën ilirët.

Lufta e Tretë iliro-romake zgjati nga viti 168 deri në vitin 167 p.l.K. Ilirët duke menduar se do të kenë përkrahjen që iu kishte premtuar mbreti i Maqedonisë, Filipi i Dytë, ata (ilirët) vinë deri te përçarja me mbretërinë e Romës. Kualicioni, për bashkëveprim në luftë me Maqedoninë kundër romakëve, ishte bërë në vitin 171 p.l.K, ndërsa pas humbjes së kësaj lufte të ilirëve, të cilën e udhëhoqi mbreti Gent, ai (mbreti i ilir) nga mbretëria romake mbytet me tërë familjen e tij, pra, rënia përfundimtare e mbretërisë ilire ishte në vitin 167 p.l.K (para erës sonë).

Shteti i fisit Dardan të ilirëve, pra Shteti Dardan ishte krijuar që nga shek. V p.l.K. i cili shtrihej në territorin e Kosovës, kufijtë e saj shkonin deri te qyteti i Nishit, në jug deri në Kukës dhe rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan ishte Longari, pas tij erdhën mbreti Bato dhe mbreti Monun.

Gjithashtu edhe shteti i fisit ilir të Molosëve, pra Mbretërisë së Molosëve, ishte formuar nga shek. i V deri në shek IV p.l.K, komandant i plotëfuqishëm ushtarak me territor mjaft të zgjeruar në krye të shtetit të Epirit ishte bërë Pirroja, në vitin 297 p.l. K, pasi që kjo mbretëri ishte formuar para mbretit Pirro. Pirroja me anë të luftës kishte zgjeruar shtetin e Epirit, pra të fisit të Molosëve të ilirëve. Shteti i Epirit, i udhëhequr nga Pirroja, në veri shtrihej deri te lumi Shkumbin, në lindje deri në Vardar, kurse në jug deri në Korint (Greqinë e sotme). Pra, vërehet se fiset ilire ishin mbretëri me territore të caktuara edhe në mes vete në Ballkanin Perëndimor, nuk ishte një mbretëri e vetme Ilire, por ishin mbretëri të fiseve ilire.

Kronisti bizantin, Gjergj Franxhiu, për të ashtquajturin “revolucionin grek” të vitit 1821-1829 thotë se: “Në mes të shek. XV vetëm në Peloponez (në More) kishte 290 mijë arvanitë (shqiptarë) me 30 mijë luftëtarë”. Duke folur për arvanitë Dora d’Istria thotë: “Ata ishin energjikë dhe puntorë, kishin shkathtësi të jashtëzakonshme për luftë dhe punëtorë shumë të vyeshëm për bujqësi”. Teodor Kollokotroni, arvanitas (shqiptarë) ishte kryefatosi i kryengritjes për lirinë e vendit gjatë viteve 1821-1829, ishte mik shumë i çmuar i Ali Flamakut, njëri i përkiste konfesionit ortodoks, e tjetri konfesionit mysliman, por që të dy ishin arvanitas (shqiptarë), pastaj në luftë për çlirimin e vendit të Greqisë së sotme, kemi gruan arvanitase kapedanën Bubulinë (me emër të vërtetë Laskarinë) nga Hidra,  ndërsa kapedan kishim Marko Boçarin i cili para ushtrisë gjatë luftës mbante fjalimin entuziazmues në gjuhën shqipe, nga se shumica e ushtrisë ishin arvanitasë (shqiptarë), gjithashtu në shumë luftëra me Kollokotronin ishte edhe arvanitasi  Odise Andruci e shumë të tjerë.

Pas përfundimit të luftës përmes mbretit Bavarez Otto, që ishte dërguar nga Evropa dhe me dinakritë e grekëve u formua shteti një etnik, duke i burgosur dhe ekzekutuar shumë komandantë arvanitasë edhe se dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit, siç ishin familjet e Karaiskaqëve, Xhavelëve, Mjaulëve, Vullgarëve e shumë familje të tjera të pakursyera për liri. Nga këto fakte mund të themi se arvanitasitë ishin çlirimtarët për popullin grek, dhe humbës të vetëvetes përmes faktorit të brendshëm grek, dhe faktorit të jashtëm evropian që e ndihmuan forminin e shtetit një etnik grek.

Sipas shkenctarit francez, Ami Bue (Ami Boue), në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël  se 900.000 banorë, ndërsa shqiptarë numëroheshin më tepër se 1.600.000, pra shqiptarë ishin numerikisht gati dy herë më shumë se serbë, po edhe më shumë se grekë.

Nga të dhënat e marrura që i përpunoi historiani i shquar, Sabit Uka, që së bashku me historianin serb, Millovan Spasiqin, rreth 160.000 banorë shqiptarë u shpërngulën gjatë dimrit të vitit 1877-1878, ndërsa gjatë shpërnguljes nga acari që mbretëronte në dimër, të përcjellur nga terrori i ushtrisë serbe mbi popullatën shqiptare, në dhjetor të vitit 1877 dhe në janar të vitit 1878, më se 35.000 njerëz gjetën vdekjen në mënyrë më mizore. Serbia, vetëm gjatë vitit 1878, mori territor etnikisht të pastër shqiptar mbi 11.000 km katrore, që ia legjitimoi Kongresi i Berlinit, gjitashtu edhe Malit të Zi Kongresi i Berlinit i legjitimoi rritje të territorit 50% krejtësishtë territore të pastërta shqiptare.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, gjatë viteve 1912-1913, i la jashtë shtetit amë territoret shqiptare edhe se serbo-malazezët dhe grekët në luftërat ballkanike bënë holokaustin mbi shqiptarët, duke i ekzekutuar në mënyrën më barbare më se gjysmë milioni shqiptarë.

Greqia, sipas marrëveshjes së Lozanës të mbajtur në Zvicër më 1923, shpërnguli me dhunë më se 384.000 për në Turqi shqiptarë myslimanë të Epirit të Maqedonisë “kinse” kishin origjinë turke, këto të dhëna janë pa i prezantuar të dhënat e shpërnguljeve dhe ekzekutimeve të shqiptarëve gjatë dy luftërave botërore.

Shqiptarët, në bazë të këtyre të dhënave, kanë të drejtën historike në tërë Ballkanin Perëndimor, ndërsa të drejtën etnike e kanë te të gjitha shtetet fqinje. Shtetet fqinje më së paku kanë të drejtë të thirren në të drejtën historike, aq më pak Serbia, Mali i Zi dhe Greqia të cilat përmes holokaustit mbi shqiptarët krijuan homogjenitetin e popullit  të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat