Si të duket preambula?

Opinione

Si të duket preambula?

Nga: Muhamed Halili Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 06:27
Muhamed Halili

Në vigjilje të debateve publike për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë konsideroj se është e frytshme që në këtë debat është shumë e rëndësishme të kyçen intelektualë të kategorive të ndryshme siç janë ish deputetë e ministra, historianë të vendit dhe të jashtëm, politikologë, pedagogë, përfaqsues të diasporës dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë (edhe pse më duket pakëz vonë) në mënyrë që propozimet shqiptare të jenë më substanciale e jo sa për sy e faqe në stilin shkel e shko me qëllim qëelektorati shqiptar të formojë bindje të rrejshme orca politike shqiptare që kinse thellë e kanë në zemër pozitën kushtetuese juridike të shqiptarëve në Maqedoni përkundër forcave të ashtuquajtura "kolaboracioniste" që janë pjesë e pushtetit.

Konsideroj se partitë politike shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe ato parti që janë pjesë e Qeverisë duhet të kenë disa pika konsensuale politike në lidhje me propozim ndryshimet kushtetutare si pasojë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në negociatat e së cilës,përkundër të ashtuquajturës "Marrëveshtje e Tiranës", forcat politike shqiptare esencialisht (përjashtuar efektet folklorike të përqafimeve të shumta me eksponentët grek Cipras dhe Kozias.) nuk ishin të përfshira në bisedime të drejtëpërdrejta.

Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të veprimeve politike të gjeneratave të mëparshme politike që edhe sot e kësaj dite "vajtojnë" se deputetët shqiptarë të viteve 90 vepruan shkëlqyeshëm me mosvotimin e Kushtetutës së vitit 1991 por "tradhëtuan" se  pse në shenjë protesti nuk e lëshuan seancën parlamentare të aprovimit të Kushtetutës (që mund të jetë një argument përmbajtësor) duhet ta pranojnë se ato vite janë vënë binarët politik kah duhet të ecin forcat politike shqiptare në Maqedoni në sendërtimin e kërkesave të tyre për pozicion plotësisht të barabartë si popull autokton dhe numerikisht i dytë në vend krahas maqedonasve.

Gati në të gjitha dokumentet që datojnë nga ato vite si Deklarata për barazi të shqiptarëve në Maqedoni e Grupit Parlamentar PPD-PDP, kërkesa për status të special drejtuar Konferencës së Hagës për Jugosllavi, memorandumeve drejtuar Këshillit të Evropës dhe OKB statusi i gjuhës shqipe dhe pozicioni kushtetues juridik i shqiptarëve kanë qenë linja të kuqe për të cilat vështirë është diskutuar.

Ambasadori Pardew në librin e tij (2018) "Krijuesit e paqës: lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan" ( Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans)  një kaptinë ia përkushton edhe nënshkrimit të Marrëveshtjes së Ohrit. Sipas tij si kusht për tu arritur paqa në Maqedoni kanë qenë dy kushte: statusi plotësisht i barabartë i gjuhës shqipe me maqedonishten dhe fuksionimi i policisë lokale si dhe disa probleme sekundare siç ka qenë edhe Preambula e Kushtetutës.

 Duke qenë pjesmarrës i drejtëpërdrejt në përgaitijen dhe ndjekjen e bisedimeve në Ohër më duket pak si e pakuptueshme se si është krijuar përshtypja të Pardew se Preambula e Kushtetutës ka qenë problem sekundar. Pardew mund të ketë të drejtë sepse gjatë bisedimeve fare nuk është diskutuar për Preambulën sepse ate, më kërkesën e kryetarit Trajkovski, e ka shkruar dhe paraqitur si temë bisedimesh pala maqedonase ndërsa ne e kemi pranuar pa vërejtje sepse ajo ka qenë thjeshtë Preambulë e qytetarëve të barabartë pa përmendur asnjë popull apo përkatësi etnike.

Përmbajtja e Preambulës u problematizua nga politikanët maqedonas, gjegjësisht kryeparlamentari i atëhershëm Stojan Andov me rastin e aprovimit të amandamenteve në Kushtetutën e Maqedonisë. Preambula e ridefinuar pas nënshkrimit të Marrëveshtjes kornizë e ka devijuar rrënjësisht frymën e kësaj Marrëveshtjeje.Është fakt i njohur se aprovimin e një Preambule të re si amandament kushtetues ashpër e pat kundërshtuar PPD por me presionet e bëra nga komuniteti ndërkombëtar dhe udhëheqsit politik shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë kryetari i atëhershëm  Imer Imeri në mbledhjen e Grupit parlamentar të PPD në praninë e Alain Le Roi, përfaqsues i BE-së për implementimin e MO-së, pat deklaruar se nga presionet e mëdha ai është  detyruar t'i lusë deputetët e tij ta votojnë Preambulën e re.Pasi deputetët Naser Zyberi dhe Abduladi Vejseli me ngulm kundërshtuan votimin e Preambulës, Alain le Roi në prani të Grupit ashpër e sulmoi Naserin duke iu kërcënuar se do të bartë konseguenca për mosvotim dhe ky i ofenduar dhe hidhëruar tejmase me lotë në sy në shenjë proteste e lëshoi mbledhjen e Grupit parlamentar.

Refuzimin e deputetëve të PPD-së për ta votuar Preambulën e re të Kushtetutës së Maqedonisë, Gëzim Ostreni në librin e tij “UÇK-lufta dhe paqja në Maqedoni në vitin 2001” (faqe 925) e përshkruan kështu:
“Probleme rreth miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës, për shkak të zvarritjes së implementimit sipas afateve të parapara paraqesin edhe pretendimet nga ana e disa grupeve dhe partive shqiptare. Kjo erdhi në shprehje sidomos pas pretendimeve të ndërkombëtarëve për ndryshim, në fakt plotësimin e Preambulës më nocionin “populli maqedonas,” për shkak se në Kushtetutë përmenden vetëm qytetarët dhe komunitetet, të cilët e përmbajnë tërësinë demografike të Maqedonisë, e nëse kjo nuk bëhej në Preambulën, atëherë do të humbej përgjithmonë identiteti i popullit maqedonas.

Kështu e arsyeton gjenerali këmbënguljen e përfaqsuesve të luftës për ndryshimin e Preambulës pas mbarimit të negociatave të Marrëvshtjes së Ohrit, gjë që PPD e kundërshtonte ashpër.Më poshtë duke e analizuar Preambulën e Marrëveshtjes së Ohrit dhe Amandamentin kushtetues për Preambulën mund të shihet qartë se a ka bazë konstatimi i gjeneralit cilat ishin dhe çfarë ishin ato që ai i quan pretendime nga disa grupe dhe parti politike shqiptare.

Shikuar nga retrospektiva me ndryshimin e Preambulës qytetare të MO-së pozita kushtetuese juridike e shqiptarëve në Maqedoni ende është nën nivelin e normave të Kushtetutës së RS të Maqedonisë të vitit 1974  (Gazeta zyrtare e RSM, nr, 7, 25 shkurt 1974) sepse si në Preambulë ashtu në nenin 1 të Kushtetutës RS e Maqedonisë vendi është shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare e turke... Termi “kombësi” së pari përdoret në Kushtetutën e vitit 1963 dhe sipas E. Petric  (1965) : " Kushtetuta e RSFJ në nenin 3 e përdori terminin “kombësi” në vend të minoritetit kombëtar në mënyrë që në aspektin terminologjik atyre që janë pjesë e minoritetit duhet në çdo aspekt tu sigurohen të gjitha të drejtat dhe pozita të barabarta pa marrur parasyshë se ata i takojnë popullit shumicë ose pakicë”.

Më poshtë qartë shihet si është dakorduar Preambula e parë në MO dhe si është ndryshuar me Amandamentin V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në Aneksin A, Preambula, shkruan:

 Preambula e tashme ( Kushtetuta 1991-vërejtja e jonë) të zavendësohet me gjuhë bazuar në konceptin e të drejtave individuale dhe shoqërisë civile, siç vijon:

Рytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrur përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe falenderues ndaj të parëve të tyre për flijimet e tyre dhe përkushtimin në angazhimet dhe luftën e tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Maqedonisë dhe përgjegjës para gjeneratave të ardhëshme për ruajtjen dhe zhvillimin e të gjithë asaj që është me vlerë nga trashëgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesa na Maqedoni, të barabarë në të drejtat dhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët-Republika e Maqedonisë-në përputhje me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e ASNOM-it, dhe  referendum të 8 shtatorit 1991 vendosën ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur e sovran me qëllim të instalimit dhe sundimit të së drejtës, të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare, të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, begatia ekonomike dhe përparimi i jetesës personale dhe jetesës së përbashkët, nëpërmjet përfaqsuesve të tyre në Kuvendin e Republiklës së Maqedonisë, të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike, vendosën...”

 Siç shihet në tekstin e sipërm të Preambulës së Marrëveshtjes së Ohrit përmenden vetëm qytetarët dhe asnjë komunitet, siç shkruan gjenerali, andaj nuk ka pasur nevojë që të bëhet ndonjë ndryshim nisur nga fakti se edhe maqedonasit janë qytetarë të këtij shteti.

Me ndryshimet Preambulës me anë të Amandamentit V bëhen ndryshimet rrënjësore dhe pas sintagmës ォQytetarët e Republikës së Maqedonisë”, shtohen fjalitë “ populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popullit sqiptar, pjesë e popullit turk, pjesë e popullit vlleh, pjesë e  popullit serb, pjesë e popullit rom,  e të tjerë..." dhe pjesa tjetër e tekstit mbetet e njejtë.

 Pra, në këtë Preambulë ne jemi “  qytetarë të cilët jetojnë brenda kufijve të saj (Republikës së Maqedonisë) dhe pjesë e popullit shqiptar...”  e kjo don të thotë se në Preambulë jemi të definuar si pakicë, minoritet.

Sipas kësaj, poqese në Preambulë si pjesë e Kushtetutës  do to duhej bërë ndonjë ndryshim  ajo  nuk do të nënkuptonte se duhej zavendësuar vetëm vendimet e ASNOM-it, siç insiston kryeministri, por duhej Preambulës ti kthehej fryma qytetare duke fshirë fjalitë “... populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, pjesë e popullit turk, pjesë e popullit vlleh, pjesë e popullit serb, pjesë e popullit rom, pjesë e  popullit boshnjak e të tjerë...”

Në lidhje me të gjithë atë që është shkruar më lart mendoj se forcat politike shqiptare nuk është dashur ta pranojnë se vetëm vendimet e ASNOM-it sjellin kokëçarje por është dashur ti kthehen Preambulës qytetare duke mos përmendur asnjë etnikum posaçërisht ose në rast të mospranimit të këtij koncepti nga forcat politike maqedonase atëherë koncepti binacional me maqedonasit dhe shqiptarët si popull konstituent do të ishte më i kapshëm. Kështu ngelet të besojmë se jemi konstituent në Maqedoni vetëm në deklaratat e Edi Ramës dhe Ilir Meta n・unksion t・ instrumentalizimit.

Konsideroj se propozimi i nj・artie politike shqiptare që etnikumet tjera si serbet, turqit, romët, vllehët etj., të ngrihen në nivel të popullit baras shqiptarëve dhe maqedonasve është gabim logjik e politik që nuk përket as nga aspekti i autoktonisë e as nga aspekti numerik.

Atë që kryeministri në debat publik e cilësoi si të kapshme, gjegjësisht për propozimin e deputetit Dimovski që edhe kryengritja e Kresnenit dhe shumë kryengritje tjera të qena dhe paqena, të përfshihen në Preambulë mendoj se nuk është e kapshme për shqiptarët sepse objektivat politike të kësaj kryengritjeje bien ndesh me objektivat e politikes shqiptare të Lidhjes së Prizrenit ku kanë marrur pjesë edhe veprimtarë të lartë politik të shqiptarëve të Maqedonisë, ndodhi këto që ndodhin në të njejtat vite dhe në të njejtin territor, gjegjësisht në katër Vilajetet shqiptare.

Përfshirja e Marrëveshtjes së Ohrit në Preambulë (pa marrur parasyshë se është pjesë e Kushtetutës) e ka rëndësinë e saj historike të bashkëveprimit së pari për të krijuar barazi etnike mes popujve në Maqedoni dhe së fundi për të krijuar shtet të përbashkët multietnik, andaj qëndron i pakapshëm mendimi i Frçkovskit për ndarjen e saj nga konteksti historik.

Duke ndjekur debatet e përditëshme është frymëzuese dhe inkurajuese gatishmëria e kryeministrit Zaev thënë në Universitetin FON se problemi i dykuptueshmërisë së fjalës “Nationality” mund të zgjidhet pa ndonjë kokëçarje të posaçme duke krijuar një rubrikë të posaçme për përkatësinë etnike në dokumentet e identifikimit. Zatën kjo nuk ka paraqitur ndonjë problem të posaçëm sepse  prej vitit 1992 e deri më 2001 në dokumentet e identifikimit është shkruar përkatësia shtetërore-gjegjësisht Republika e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat