Risia e rikthimit të zbatimit të garës brenda partiake në LDK

Opinione

Risia e rikthimit të zbatimit të garës brenda partiake në LDK

Nga: Xhevat Meha Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:25
Xhevat Meha

Para disa ditëve, në një intervistë televizive, Kujtim Shala si njëri nga zyrtarët e lartë të LDK-së deklaroj se në zgjedhjet partiake që pritet të mbahen në të ardhmen e afërt do te zbatohet garë mbrendapartiake në të gjitha nivelet. Kjo praktikë është për t’u përshëndetur.

Konsideroj se zbatimi i garës dhe konkurrencës mbrendapartiake nga LDK është hap i madh i shëndrrimit të LDK-së në parti të djathtë të ekonomisë së tregut, parti e djathtë e cila i duhet Kosovës. Kjo praktikë do të jetë praktikë e re në skenën politike të Kosovës, në fakt është rikthim në vlerat burimore të LDK-së. Në fillimet e saj, LDK ka zbatuar garën dhe konkurrencën mbrendapartiake. Mirëpo, dal-nga-dal e hap-pas-hapi rrjeti i Shërbimeve të Mshefta Serbe (SHMS) brenda LDK-së garën mbrendapartiake e shëndrroj në luftë brendapartiake, e kaloj në modelin e përzgjedhjes së individëve nga Kryetari ose nga një rreth i ngushtë i individëve. Kjo formë e përzgjedhjes dhe përcaktimit ishte modeli më i përshtatshëm i SHMS-ve për të patur nën kontroll punën e LDK-së dhe nëpërmes kësaj edhe Kosovën. Kam besim se LDK ka forcën e duhur të brendshme politike për të kaluar me sukses këtë proces.

Kosova ka nevojë që individët e merituar të vendosen në vendet e merituara, individët më shkathtësitë e duhura të janë në vendet ku i vënë në zbatim dijenitë dhe zotësitë e tyre. Gara e mirëfilltë dhe konkurrenca e drejtë është mekanizmi i duhur për të arritur këtë. Gara e mirëfilltë dhe konkurrenca e drejtë bën të mundur që konfrontohen bindjet dhe besime, të konfrontohen idetë dhe konceptet ku në fund të garës më i miri/e mira del fitues/se dhe bëhet shtrirja e ndësjelltë e dorës. Duhet që jo vetëm LDK por edhe të gjitha institucionet e Kosovës të zbatojnë praktika të këtilla, duhet që kjo të bëhet kulturë pune për të gjithë.

Gara brendapartiake dhe lufta brendapartiake duken të ngjashme por janë të kundërta. Diku në mes të këtyre është edhe përzgjedhja me më shumë kandidat. Çka janë këto, çfarë është njëra e çfarë tjetra?

Lufta brendapartiake është luftë për rrjet të njerëzve, luftë e cila zbaton çdo gjë dhe çdo praktikë për të fituar. Thënë thjeshtë, lufta brendapartiake është luftë me çdo mjet të mundshëm për të fituar. Në luftën brendapartiake vihen në veprim rrena, mashtrimi, kurvënia, tradhtia por edhe lidhje në baza joformale për ndarje të interesave personale në dëm të interesit të përbashkët. Po të kishte LDK në zbatim Kodin e Mirësjelljes për anëtarët, të tillët do të ishin përjashtuar nga partia. Lexuesin duhet bërë të ditur se partitë politike serioze në ekonominë e tregut mbajnë dokumentin partiak Kodin e Mirësjelljes në bazë të cilit cilido që kryen sjellje dhe praktika të pandershme përjashtohet nga partia. Në themel të modelit të luftës brendapartiake qëndron rrjeti  i njerëzve me lidhje joformale të interesit brenda partisë por të kamufluar me petkun partiak. Ky model ka fuqizuar një individ ose një rreth të vogël individësh të cilët kontrollojnë çdo gjë në parti. Ky model, është imponuar nga SHMS-të që të jetë dominues si mekanizëm përmes të cilit kontrollon partinë dhe përmes kësaj edhe të gjitha zhvillimet që ndikohen nga partia.

Po gara brendapartiake çka është?  Gara në rend të parë nënkupton rregullat e garës. Në themel të garës politike janë bindjet dhe besimet politike me koncepte, vizione dhe pikëpamje të qarta. Për të qenë gara e mirëfilltë dhe konkurrenca e drejtë, kërkohet që: i) rregullat e garës të mundësojnë kushte të barabarta për garim për kandidatët, dhe ii) të zbatohen në plotëni dhe drejt të gjitha rregullat. Gara duhet të ketë kohën e nevojshme që u mundëson kandidatëve të shprehin idetë dhe konceptet e tyre tek të gjitha pjesët e anëtarësisë e cila voton. Në garë, partia duhet t’u siguroj mjetet e nevojshme dhe kushtet e barabarta për të gjithë kandidatët në garë. Kur gara është e mirëfilltë dhe konkurrenca e drejt, gara përfundon me shpalljen e më të mirit ose më të mirës si fitues/se.

Po përzgjedhja me më shumë kandidat çfarë është? Është mashtrim, është fasadë, është improvizim, është pamje tjetër e brendi tjetër. Kjo përzgjedhje nga pamja është garë por në brendi është vetëm votim.  Mashtrimi bëhet ashtu që kandidatët krejt falls paraqesin kinse pikëpamjet e tyre si shpalosje koncepteve dhe ideve (fjalë të renditura bukur që fshehin rrenat e mashtrimet) në bazë cilave kinse kandidati fitoj besimin dhe mori votat. Në fakt votat sigurohen paraprakisht nga aktiviteti i rritur i rrjetit të individëve të grupuar në baza jo-formale të interesit të maskuar me petkun partiak. Kjo mënyrë në pamje ka garën e koncepteve dhe ideve dhe në brendi ka luftën brendapartiake për sigurim të votave për fitore me çdo kusht.

”Nga e thëna në të bërë është një det i terë” – është një fjalë e urtë popullore. Nuk është e lehtë për LDK-në që të zbatoj praktikën e garës.  Largimi i garës si mekanizëm për përzgjedhjen e individëve është kryer nga rrjeti i SHMS-ve për të instaluar luftën mbrendapartiake. Ky rrjet është aty, brenda LDK-së. Nuk është instaluar ky rrjet kot aty dhe nuk rrinë kot aty, zbatojnë në baza ditore detyrat që u jepen nga qendra dhe raportojnë në baza ditore tek qendra si dhe qendra i furnizon në baza ditore me informata e udhëzime të detajuara.

Kontrolli i SHMS-ve në LDK është tepër i fuqishëm për shkak të dy faktorëve: i ) LDK është partia më e vjetër me gati 30 vjet veprim. SHMS-të kanë qenë të instaluara brenda nga themelimi dhe kanë periudhën më të gjatë veprimi se në partitë tjera politike. ii) LDK dhe vet Ibrahim Rugova kanë tubuar numrin më të madh të nacional-demokratëve. SHMS-të kanë patur në cak dhe kanë goditur dhe shkelur poshtë deri shkatërrim në mënyrën më brutale të mundshme vlerat nacional-demokratike, më shumë se cilëndo vlerë tjetër politike.

Pavarësisht pranisë së gjatë dhe përndjekjes së egër, SHMS-të do të dalin humbës. Vlerat nacional-demokratike brenda LDK-së janë më të forta se sa fuqia e rrjetit të SHMS-ve. Vlerat nacional-demokratike brenda LDK-së janë të shkapërderdhura e deri-diku edhe të lodhura nga goditjet e lloj-llojshme që kanë marrë nga rrjeti i SHMS-ve. Mirëpo, aftësia mobilizuese në momentet e duhura politike, sidomos në pikatë e kthesës për të mirën e Kosovës të këtyre forcave do të dal fituese kundër rrjetit të SHMS-ve.

Në rrafshinë praktik në terren, konfrontimet në mes të rrjetit të SHMS-ve dhe vlerave nacional-demokratike mund të vërehen nga anëtarësia e LDK-së. Anëtarët e LDK-së mund të vërejnë individë të angazhuar si aktivist partiak që bisedojnë qoftë në rrethe të ngushta kafe-restorante, qoftë në tubime formale partiake, të cilët mund të veçohen në dy grupe:

Disa nga këta aktivist në qendër të angazhimit e kanë individin, ose lartësojnë ose shkelin poshtë individë të caktuar, bëjnë njollosje e etiketime për individ të caktuar si dhe promovojnë krijim të imazheve të mira për individë tjerë.  Veçori tjetër e këtyre është krijimi i fronteve “ne vs ata/ato” që në esencë janë fronte artificiale. Po t’i pyetesh se  çfarë bindjesh e besimesh politike ose koncepte e vizione bartin individët që lartësohen nga këta nuk do të marrësh ndonjë përgjigje, sepse këta individë nuk janë bartës të bindjeve dhe besimeve, vizioneve e koncepteve të dobishme për Kosovën por për Serbinë, dhe kjo i bën ata/ato të mos diskutojnë për këto. Po të shpurdhësh pak të kaluarën e këtyre individëve të lartësuar, të dalin përfitues e përvetësues të të mirave nga sistemi i tanishëm, sidomos në këto 10-15 vitet e fundit si shpërblim nga rrjeti i SHMS-ve për bartësit e vlerave të dobishme për ndërtimin e drzhavës së Kosovës.

Aktivist tjerë të LDK-së në qendër të angazhimit kanë vlera të caktuara dhe nevojën për rikthimin e shkëlqimit të LDK-së. Këta shprehin pakënaqësi me zhvillimet partiake të viteve të fundit, numërojnë dhe emërtojnë dobësi në parti, mundohen të gjejnë shkaqet e rënies së LDK-së. Shpresën dhe besimin e rikthimit të shkëlqimit të LDK-së e mbështesin në afirmimin e vlerave të dobishme për Kosovën, dhe në afirmimin e individëve të caktuar si bartës së këtyre vlerave. Po të shpurdhësh pak të kaluarën e këtyre individëve të lartësuar, të dalin si të lënë anash e të shkelur poshtë, të dalin si të privuar nga të mirat që sistemi i tanishëm ka mundur dhe është dashur t’u ofroj, sidomos në këto 10-15 vitet e fundit, si ndëshkim nga rrjeti i SHMS-ve për bartësit e vlerave të dobishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Drzhava e Kosovës po bien, shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat